Me rastin e 75 vjetorit të rënies
Dëshmorët e Sofraçanit

Jpeg

Sofraçani si shumë fshatra të Dibrës gjatë një shekulli 1844-1944 është djegur katër herë. Popullsia është masakruar, vrarë e plaçkitur bashkë me atë pak pasuri që kishte grumbulluar në breza.
1- Më 1844 në luftën kundër Hajredin Pashës u vranë disa luftëtarë nga Sofraçani. Fshati u rrënua, u dogj e u kthye në gërmadhë.
2-Në vitin 1899 Turqia pasi sulmoi e shkatërroi gjithçka mori 18 robër për t’i dërguar në Jemen siç thotë edhe kënga:
“Kre për kre me t’vramit e vet,
ka marrë burra tetëmbëdhjet,
e n’Jemen i paska tret…” 1)
Kënga bën fjalë për luftën e Sofraçanit nën udhëheqjen e Jakup Canit kundër rekrutimit të ushtarëve për t’i çuar në luftën e Jemenit.Në…

Lexo më shumë

Ndërron jetë përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran në Tiranë z.Luan PUSTINA

Ka ndëruar jetë në moshën 85 vjeçare, z. Luan Pustina, një përfaqësues i nderuar i komunitetit dibran në Tiranë, ish-anëtari i kryesisë së Shoqatës “Bashkësia Dibrane”.
Luan Pustina u lind më 23 tetor 1934 në Tiranë. Vinte nga një familje me tradita të shquara atdhetare të qyteti të Dibrës së Madhe. Stërgjyshi i tij udhëhiqte lëvizjen e madhe anti-osmane të fundit të shekullit XIX.…

Lexo më shumë

Homazh për shkencëtarin dhe studiuesin prof. dr. Agim Pirdeni

Ishte lajm i hidhur ndarja nga kjo jetë e një tjetër biri të nderuar të komunitetit dibran të Tiranës, të një personaliteti të veçantë të fushës së paleontologjisë Shqiptare, Prof. Dr. Agim Pirdeni.
Shkencëtari Agim Pirdeni rrjedh nga një familje e nderuar me prejardhje nga Dibra e Madhe, ku prindërit e tij, si pasojë e genocidit sllav, largohen nga Dibra e Madhe në shtatorin e vitit 1913 duke u vendosur përfundimisht në Tiranë.…

Lexo më shumë
1 2 3