Propozim:
Dibra, e Madhja dhe e Vogla, në nevojën për bashkim
Një letër publike dejtuar kryetarit të bashkisë Dibër, z. Dionis Ymeri

E kam jetuar vrullshëm jetën në Dibër, ku linda një ditë maji 1941, ku punova me përkushtim e dashuri, ku brodha nga Llanga në Draj Reç e Mërkurth të Lurës, ku derdha shpirtin tim në shkrime që do të desha ti mbledh një ditë bashkë në libra, ku fiksova në celuloid mijëra e mijëra pamje, njerëz e evenimente historike, ku më se dhjetëmijë prej negativëve kam arritur ti fusë në një arkiv vetjak.…

Lexo më shumë

13 dhjetori si ditë e madhe mbarëdibrane
Nga ABDURAHIM ASHIKU

Njëzet e tetë vjet të shkuara, saktësisht më 13 dhjetor 1992, u hap zyrtarisht Pika Kufitare e Bllatës, u përqafuan për të mos u shkëputur më kurrë burra e gra të moshuar që 45 vjet të shkuara ishin ndarë dhimbshëm, me lot në sy, me brengë në zemër, të rinj e të reja që nuk e kuptuan (dhe nuk e kuptojnë) pse në vitin e egër 1913 i ndanë për palce fuqitë e mëdha në Londër, pse 45 vjet i ndau ideologjia e mbjellë në një tokë shterpë që as e ujiste, as e prashiste, as e ushqente…

Më 13 dhjetor 1992 u thye kufiri shqiptaro-shqiptar…

Një precedent pak ndryshe nga thyerja e Murit të Berlinit…

I Dibrës, megjithatë mbeti.…

Lexo më shumë