Kompania Bio-Trofta në Arras, pas humbjes prej 300 mijë USD në rezervatin e peshkut, humb edhe gjyqin


Nga Hysen LIKDISHA

Gjykata e Dibrës, pas rreth 5 vitesh, zbardh vendimin për zgjidhjen e konfliktit mes kompanisë Bio-Trofta Dibër dhe asaj të HEC “Balkan Green-Energy”, të cilat shfrytëzojnë rrjedhën e lumit Seta, për bizneset e tyre.

Pas një zvarritje prej rreth 5 vitesh, më në fund Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me Vendimin nr.208 datë 09.06.2021, ka zbardhur vendimin, për zgjidhjen e konfliktit, mes një kompanie të kultivimit të peshkut, Bio-Trofta Dibër, mbi lumin Seta dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy” (BGE), te cilat shfrytëzon ujin e lumit Seta, për bizneset e tyre.
Kështu pas një beteje të gjatë prej 56 seancash gjyqësore, gjykata në qershor, vendosi fitoren e HEC-it, ndaj shoqërisë Bio-Troftën Dibër.
Konflikti ka nisur më 10 nëntor 2016, kur nga reshjet e dendura të shiut, që vijuan nga 10 deri 13 nëntor, shembet kanali së bashku me tubacionin e ujit të Hec-it në Arras, marrë me konçesion nga kompania BGE. duke shkaktuar edhe shembjen e një masivi argjilor tek vepra e marrjes se ujit. Masivi rrëshqitës me gjatësi lineare shtrirje prej rreth 1 km dhe thellësi shkëputje prej 5-6 m, duke përfunduar në lumin Seta, duke e ndotur atë Ndotja me zhavor, llum argjili dhe aluvione të ndryshme, e ujit të lumit, shkaktoi dëme të mëdha në rezervatin e peshkut të kompanisë Bio-Trofta Dibër, ku sipas saj, u dëmtua 80 përqind të prodhimit.

Padia me argumente dhe kundër arargumentet e palës së paditur

Kompania Bio-Trofta, për dëmin e shkaktuar në rezervatin e peshkut akuzoi kompaninë e HEC-ve BGE, me pretendimin se rrëshqitja e masivit argjilor, ka ndodhur si pasojë e kryerjes së punimeve të paligjëshme, që kjo kampani zhvilloi në zgjerimin dhe thellimin me 50 cm të kanalit të marrjes së ujit për hec-in. Kështu Bio-Trofta, paditi në Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër, kompaninë e Hec-ve BGE, për dëmin e shkaktuar ndaj saj.
Gjykimi filloi pas kësaj padie, për një dëm në vlerën 300 mijë euro, në dhjetor 2016
Bio-Trofta, pretendonte se dëmtimi në rezervatin e peshkut, erdhi si rezultat i punimeve pa leje ndërtimi, mjedisore dhe pa studim gjeologjik, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në kontratën e konçesionit. Kështu, sipas saj, kompania BGE, ka rritur kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike nga 1.2 megavat që mori konçesionin e parë në 4.8 megavat, pra 4 herë më të madh, duke thelluar e zgjeruar kanalin e prurjes së ujit. Këto punime, thotë për Rruga e Arbërit, administratori I shoqërisë Bio-Trofta, Bajram Krashi, janë bërë në kundërshtim me kontratën konçesionare, të miratuar me VKM nr 467 datë 03/ 10/ 2002, ku në këtë vendim nuk është miratuar rritja e prodhimit në 4.8 megavat. Të gjitha punimet, vijon të tregojë për Rruga e Arbërit, administratori Krashi, u bënë pa lejen KRRT, pa studim gjeologjik, hidro-gjeologjik, mjedisor etj. Gjatë kryerjes së punimeve dherat u hodhën pa kriter në lumin Seta dhe në anët e kanalit. Çarjet në dyshemenë e kanalit, si pasojë e përdorimit të lëndës eksplozive, në pjesën shkëmbore, ndikuan në plasaritjen e tabanit të trasesë së kanalit. Po kështu, nga këto punime të kryera nga shoqëria BGE, vijon të tregojë Krashi, rritja e peshës së presionit mbi argjilin me mbi 4 herë, u bënë shkak për shembjen e masivit argjilor. Por jo vetëm edhe të dherave të hedhura pa kriter, nga punimet e paligjëshme, për zgjerimin dhe thellimin e kanalit ujësjellës. Ndërkohë, vijon ai, të gjitha këto ndërtime, nga pala e paditur, kanë vijuar pa leje ndërtimi, pa leje mjedisore, pa studim gjeologjik në kundërshtim me kushtet e përcaktuara, në kontratën e konçesionit, të kësaj shoqërie.
“Një grumbullim i tillë i masës argjilore bllokoi të gjitha velzat e troftës me llum e zhavor, duke prishur kështu cilësinë në përbërjen e ujit, gjë e cila çoi në ngordhjen e 500 kv peshku,deklaron, Bajram Krashi. Ndodhur para kësaj situate, shoqëria Bio-Trofta, paditi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, shoqërinë BGE, të H/C Arras, për ta dëmshpërblyer , për dëmin e pësuar.

Zvarritja e gjykimit, shkak i mungesës së ekspertëve
Gjykimi filloi, pas padisë së Bio-Troftës, për të detyruar palën e paditur (BGE), të paguajë:
1- Dëmin e shkaktuar paditësit, nga punimet e kryera pa leje mjedisore, në Hec-in Arras, të marrë në konçesion, në shumën 56.563.174 lekë .
2- Të detyrohet pala e paditur, të bëjë rehabilitmin e masivit argjilor tek vepra e marrjes, me studim hidrogjeologjik, që të jepet garanci, për aktivitetin prodhues, të kërcënuar të paditësit.
3- Detyrimin e palës së paditur, për pagimin e shpenzimeve gjyqësore, sipas faturave të administruara , në dosjen gjyqësore, ekspertë dhe avokatë.
Gjykimi nisi në muajin dhjetor 2016, pore curia e tij, nuk ishte e zakonshme, për shkak të zvarritjeve të shpeshta të seancave gjyqësore.
Saga e zhvillimit të seancave gjyqësore, mes Kompanive Bio-Trofta dhe BGE, të cilat shfrytësojnë ujin e lumit Seta, për bizneset e tyre, eci me mjaft vështirësi, duke zgjatur për rreth 5 vite. Një zvarritje e tilla erdhi si nga shtyrja e seancave, për mungesë të avokatëve, sidomos atij të palës së paditur BGE. Por ajo që ndikoi dukshëm, në këtë zvarritje, ishte mungesa e ekspertëve të fushave të ndryshme si; mjedisi, hidro-gjeologjisë, vlerësimit të dëmit, kontabilistë etj, etj.
Në zhvillimin e seancave gjyqësore, pala paditëse, këmbëngulte sipas saj, me prova dhe fakte, se dëmtimi i madh i saj, kishte ardhur si pasojë e punimeve të paligjëshme, që pala e paditur, kishte bërë në vazhdimësi që nga viti 2012, në zgjerimin dhe thellimin e kanalit të marrjes së ujit për Hec-in.
Por nëse pala paditëse, i konsideronte këto punime pa leje, si shkakun e rrëshqitjes së masivit argjilor, që dëmtoi rezervatin e peshkut në 80% të prodhimit, pala e paditur BGE, e kundërshtonte një gjë të tillë, duke pretenduar se situata e krijuar ishte thjesht një aksident natyror, shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut më 10 nëntor 2016 dhe nuk kishte lidhje me punimet e kryera prej saj.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, me argumente e kundër-argumente të palës paditëse

Më në fund, pas 56 seancash, me rreth 37 orë, Gjykata Dibër, arriti të japë vendimin për zgjidhjen e këtij konflikti, mes dy shoqërive të biznesit.
Vendimi gojor u dha më datë 09.06.2021 dhe u zbardh i arsyetuar zyrtarisht në tetor2021. Rruga e Arbërit, ka mundur të sigurojë një kopje të vendimit të Gjykatës Dibë, citojmë:
-Në seancën e datës 09.06.2021, Gjykata Dibër, mori në shqyrtim, në seancë gjyqësore publike, çështjen civile me nr. Regj. Them.286 që i përket:
Paditëse: Shoqëria Bio-Trofta Dibër me NIUS J67125751M
E paditur Kompania Balkan Green Energy (BGE) shpk me NIUS k71624026M.
Objekti: Detyrimi e palës së paditur të paguajë dëmin e shkaktuar paditësit nga punimet e kryera pa leje mjedisore në Hec-in Arras, të marrë me konçesion, në shumën 56.563.174 lekë ( Pesëdhjetë e gjashtë million e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.
-Të detyrohet pala e paditur të bëjë rehabilitimin e masivit argjilor tek vepra e marrjes, me studim hidrogjeologjik, që të jepet garanci për aktivitetin prodhues të kërcënuar të paditësit.
– Detyrimin e palës së paditur për pagimin e shpenzimeve gjyqësore, sipas faturave të administruara në dosjen gjyqësore, për taksë gjyqësore, ekspertë dhe avokatë.
Në përfundim të gjykimit të zhvilluar në prani të palës paditëse dhe të palës së paditur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, pasi administroi provat e paraqitura në gjykim, dëgjoi palën paditëse që në pretendimet përfundimtare kërkoi pranimin e kërkesë-padisë, palën e paditur e cila kërkoi rrëzimin e kërkesë-padisë,
Pas arsyetimit juridik të kërkesë-padisë, Gjykata bazuar ne nenet 126-306 të K. Pr. Civile, Gjykata konkludoi se gjatë gjykimit, nuk u vërtetua, se dëmi që i është shkaktuar palës paditëse, të jetë rrjedhojë e veprimeve të palës së paditur, pra mungon lidhja shkakësore. Gjykata, thuhet në vendimin e marrë prej saj, konkludon në rrëzimin e padisë, sit ë pabazuar në ligj dhe në prova
Për këto arsye, Gjykata, bazuar në nenet 126-306 të K.Pr.Civile:
V E N D O S I
1- Rrëzimin e kërkesë padisë.
2- Shpenzimet gjyqësore, në ngarkim të palës paditëse.
3- Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim brënda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke filluar ky afat, nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar..
Në arsyetimin e këtij vendimi nga Gjykata, thuhet se gjatë gjykimit, nuk u provua në asnjë rast, se në datën 10.11.2016, të ketë ndodhur rrëshqitje dheu, në veprën e palës së të paditurit, e cila të ketë dëmtuar aktivitetin e palës paditëse. Asnjë nga ekspertët e caktuar gjatë gjykimit, nuk arriti në përfundimin e mësipërm. Në këto kushte, vijon të thuhet në arsyetimin e vendimit, ky ngeli një pretendim i palës paditëse. Gjatë gjykimit, nuk u vërtetua se dëmi që i është shkaktuar palës paditëse, të jetë rrjedhojë e veprimeve të palës së paditur, pra mungon lidhja shkakësore. Ndaj Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, konkludon në rrëzimin e padisë, si të pa bazuar në ligj dhe në prova, thuhet në zbardhjen e vendimit të kësaj gjykate.
Me këtë vendim të dhënë nga Gjykata, nuk ishte dakord, pala paditëse. Avokati mbrojtës i shoqërisë Bio-Trofta, Xhemal Gazidede, tha për Rruga e Arbërit, se vendimi i marrë nga Gjykata Dibër, është një vendim i pabazuar në ligj dhe prova e fakte. E konsiderojm një vendim të njëanshëm dhe si i tillë, do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Bio-Trofta shpk, apelon vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Me vendimin nr.208 datë 09.06.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila rrëzon padinë e Bio-Troftës, si të pa bazuar në ligj dhe prova, pala paditëse, Bio-TRofta shpk, nuk ishte dakord, ndaj e apelojë atë në Gjykatën e Apelit Tiranë. Rruga e Arbërit, ka mundur të sigurojë kërkesë-padinë e Bio-Troftës, dërguar kësaj gjykate, ku apelon kundër vendimit nr. 208 datë 09.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si të pa bazuar në ligj dhe prova. Ja disa nga argumentet, që sipas avokatit të Bio-Troftës, Xhemal Gazidede, rrëzojnë vendimin e dhënë nga Gjykata Dibërës:
1.- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka nxjerrë konkluzione të gabuara, nga përmbajtjet e Akteve të Ekspertimit. Nëpërmjet këtyre akteve, provohet se punimet janë bërë pa leje, të instancave përkatëse dhe për pasojë plan-projekte inxhinierike të duhura. Kështu është evidentuar dëmtim i zonës së ndërtimeve nga kjo shoqëri si; krijim skarpatesh, që kanë çuar në destabilizim të shpatit. Nëse do të ishin bërë me studim gjeologjik punimet nga ana e kompanisë BGE, kjo zonë sipas ekspertëve, hidro-gjeologjikë e inxhinierikë, thuhet në ekspertizat e ing.Remzi Pupli e Ilmi Gjeta, konkluduan se kompania e Hec-it, ishte përgjegjëse për dëmin e shkaktuar, Bio-Troftës. Kjo pasi sipas tyre, për shkak se kompania kishte bërë punime pa studime dhe dhe nuk kishte rehabilituar pjesën e lumit, siç kërkohet..
– Ndërkohë, në konkluzionet e Akt Ekspertizës Gjeologjike, të përpiluar nga eksperti, i caktuar nga gjykata, thuhet se: -Shkaku determinant i dëmit të shkaktuar, është shoqëria BGE, për të gjithë punimet e kryera pa kriter dhe pa asnjë studim gjeologjik, që kanë ndikuar direkt në dëmin e shkaktuar paditësit.
2.- Gjykata Dibër, sipas av Gazidede, nuk ka hetuar në lidhje me zbatimin e kontratës konçesionare , miratuar me VKM nr. 930 datë 02.08.2009, nga shoqëria BGE.
3.- Së treti Gjykata Dibër, nuk ka hetuar në lidhje me kryerjen pa leje të ndërtimeve, moszbatimin e Lejes Mjedisore dhe pa plan gjeologjik, nga pala e paditur.
Përfundimisht, thotë avokati, të gjitha këto punime të paligjëshme, janë shkaku i dëmtimit të biznesit të shoqërisë Bio-Trofta. Kjo për faktin se kryerja e këtyre punimeve, pa asnjë studim e projekt të miratuar si; – shkarkimi i dherave në shtratin e lumit Seta, rrëshqitjet e masivit të argjilës, inerteve të malit, ndikuan në këtë katastrofë mjedisore. Shoqëria BGE, si rezultat i shkatërrimit të bazamentit, për të krijuar një shesh për kanalin e prurjeve shtesë të ujit, në H/C, nga 12-15 ml gjërësi dhe skrapate me 20 ml pa asnjë thyerje me minitarraca, për të eleminuar rrëshqitjet, krijuan këtë katastrofë, që solli pasojën për shoqërinë Bio-Trofta, duke i shkatërruar pothuajse plotësisht të gjithë biznesin e saj, mbi 20 vjeçar, me një dëm të konsiderueshëm ekonomik.