Luftëtari dhe qëndrestari, Bajram Bardulla


Nga MEVLUD BUCI

Historia e qëndresës popullore dibrane si ajo mbarëkombëtare i ngjan një galerie me plot thesare të çmuara. Sa herë kthen kokën pas nëpër vite e shekuj, çdo studiues befasohet dhe ka çfarë të thotë nga atdhetaria e atyre burrave të pamposhtur dhe shpirtstuhi, që luftuan për flamur dhe tërësinë e trojeve shqiptare. 

Këtu e dyzet vite më parë, në kuadrin e 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, botova shkrimin”Trim, ndër trimat dibranë”, në gazetën”Ushtima e maleve”, një shkrim kushtuar Bajram Bardullës, besimtar, filozof e prijës popullor, sheherli i Dibrës. 

Pas kaq kohe ndjeva sërish se figura e tij kishte nevojë për një ndriçim të ri, si qëndrestar në ballë të betejave, gdhendur në kujtimet e brezave, në fakte të pamohueshme historike e veçanërisht në epikën popullore. Bajram Bardulla në këtë përvjetor të Lidhjes së Prizrenit u dekorua me medaljen “Për veprimtari patriotike”, por drejtuesit monistë të Dibrës e shihnin figurën e tij disi shtrembër, për shkak të luftës së klasave , ndaj nuk bëheshin përpjekje për ta sje llë më të plotë figurën e tij. Edhe fisin e nderuar Bardulla e shihnin si të padëshiruar, si antikomunist. 

Mbaj mend se kur u botua shkrimi im modest, më falenderoi Hazis Ndreu, Velo Cfarku (kryeredaktor i gazetës), Kamber Faruku e Hysni Bruçi, studiuesi Iliaz Kaca etj. Edhe pse të shkruaje në atë sistem për figura të tilla ishte një guxim, kur cilido vërehej me lente dhe duhej të përballej me një psikozë miope, se shkruaje për fetarët, unë sërish e ndjeja si një detyrim moral të shkruaja për këtë figurë të patriotizmit dhe të besimit, sepse figura të tilla janë poliedrike, të çmuara, thesare lavdie . 

Bajram Bardulla u lind në një familje të shquar sherlerësh, më 1810 në qytetin e Dibrës. U rrit dhe u edukua përmes shkollës por edhe nga odat dibrane, me traditat e fisit dhe të familjes. Qysh në fëmijëri u mëkua me patritotizëm, ndaj sapo shkoi te dajat në qytetin e Dibrës së Madhe ra në kontakt me patriotët , bashkëpunoi me ta, që kur ishte në moshën 25-vjeçare. Qysh në betejën kundër urdive të Hajredin Pashës, në korr ik 1844 e deri në bêtejën e Nishit 1877, Bajrami u shqua si luftëtar besnik i çështjes shqiptare dhe i lirisë me mesazhin e tij që vjen nëpër kohëra:S`je besimtar, nëse nuk je atdhetar !”. 

Ai ishte bashkëkohës dhe bashkëpunues i Iliaz Pashë Dibrës, Molla Bajramit (Hoxhë Bucit), Sheh Zerqanit, Isuf Dodës, Isuf Bej Karasanit, pa e lëshuar armën nga dora. Bajram Bardulla qëndroi për çështjen kombëtare, duke mbrojtur Dibrën dhe kufijtë etnikë të popullit tonë, të copëtuar padrejtësiht nga Fuqitë e Mëdha. Kur u vra Isuf Murrja (prijës popullor nga Hoteshi i Luznisë)Bajrami u çoi fjalë bijve të Isufit (siç e dëshmon epika popullore e asaj kohe):

Merrni Luzninë e dilni në Qenok, 

Se do të shkoj në Shehër e t`mor nji top”. 

Bajrami ishte gjithmonë në krah të prijësve popullorë, qëndrestar i lirisë dhe burrë i karareve, kurdoherë i vendosur, i thjeshtë trim i provave ndër beteja. Si fakt që vjen nga gojëdhënat është edhe përleshja e këtij luftëtari në Kuben të Dibrës së Vogël (afër Peshkopisë). Bimbashi turk e kap Bajramin për jake të kopranës (kajukes), por Bajrami i bie dhe e godet , duke mos u trembur nga urdia turke. 

Fjala dhe veprimtaria e tij , ngado që shkonte, zinte vend dhe linte gjurmë në ndërgjegjen e malësorëve. Si luftëtar, tashmë, ai ishte i shkëputur nga jeta familjare duke iu përkushtuar luftës. Mori pjesë aktivisht në betejën e Nishit, ku , ndonëse iu vra i vëllai, Sheh Fejza, luftoi si trim kundër serbo-malazeze. 

Bashkëpunëtorët e tij si Isuf Prençi në Reç, Mustaf Mziu në Muhurr, po veçanërsht epika e poezisë popullore e ka përjetësuar figurën e tij:

N`Fushë të Nishit, mu ke ura

Xherek paska Dibra burra. 

Sulmojnë llogoret pa kësula

Pa kësula e pa jakuce

Bajrami thrret ta mbrojmë kët nuse

Nusja jonë është vatani

Bini burra ktij dn-dushmani. 

(Dosja 3, Muzeu i Dibrës). 

Ndonëse ishte i goditur nga rënia e të vëllait , ai nuk e uli madhështinë e qëndresës, as hovin e sakrificës në emër të fitores e të flamurit. 

Epika popullore , shpirti dhe mençuria e popullit nuk e kanë harruar Bajram Bardullën dhe qysh prej asaj kohe dhe sot , kjo këngë ngjan si testament i t ij dhe si dekorata më e lartë për të. 

Bajram Brdulla nji burrë plak, 

Ban luftë me serb në Karadak, 

Bajram Bardulla ni trim si zana

Ksi burrash rrallë le nana, 

U çue në kam e t`madhe briti

Din Dushmanin e tronditi

Kur u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, tashmë Bajram Bardulla ishe një luftëtar me emër, prijës popullor, i formuar dhe i kalitur në zjarrin e kryengritjeve të njëpasnjëshme, kundër pushtuesve turq dhe serbë. Ai u bë i dëgjuar në Dibër dhe në Prizren. Dhe ishte ndër atdhetarët më veprimtarë të Lidhjes. Deri në maj 1891, kur në moshën 81- vjeçare u nda nga jeta, ai nuk e ndau pushkën nga dora. 

I paharruar do të mbetet takimi i tij me Abdyl Frashërin, i cili , kur ishte në Dibër, i dhuroi Bajramit një abetare me mbishkrimin:”Vetëm gjuha dhe pushka kanë me na ndritur kombin, kanë  me na lanë të pavdekshëm nën hijen e flamurit tonë”. 

Ndonëse ka kaluar kohë nga ndarja e tij nga jeta, ai nuk harrohet, sepse ka lënë pas pasradhës fisnikë të fisit të Bardullëve si dhe miqtë e fisit bardulla si Dollmeni i Dibrës së Madhe, Sevdari i Deshatit dhe i Dibrës së Madhe, Shehu i Brezhdanit, Rexhepi e Kryemadhei në Grevë, Alku në Dohoshisht, Joniku i Kosovës, Shehu i Zerqanit e deri te Duka i Qafë Murrës e Nasufi i Maqellarës. Agolli i Dohoshishtit etj;nipa të nnderuarAdnan Nasufi, Rustem Bardulla, Nezulla Shehu, Bajrami i Ri, Rasim Bardulla, Demir Fetah Bardulla, Sami Bardulla, Mitat Bardulla;burra të fisit, pasardhës të denjë, burra me karare e bujarë si: Musa i Parë, Dine Bardulla, Iliaz Bardulla, Rustem Bardulla, Dine Bardulla;intelektualë të shquar si:Agim Bardulla, Genc Bardulla, Bilbil Bardulla, Adriatik Genc Bardulla, Sul Bardulla, Rexhep Bardulla, Përparim, Flamur, Demir, HajredinBardulla etj. 

Bijë të thjeshtë , besimtarë e të përkushtuar për jetën si HajredinDemir Bardulla i cili në moshën 63 –vjeçare u diplomua në fakultetin Ekonnomik të Tiranës. 

Bajram Bardulla e pasardhësit e tij janë një gjerdan i artë për Dbrën e kombin. Madhështorët e historisë, ndonëse i harrojnë presidentiët partiakë, , mbeten drita e atdhetarisë, ata kanë në mbështetje historinë dhe muzën popullore. 

Kënga popullore buçet me tërë madhështinë e saj duke e përjetësuar atë me shpirtin e tij luftarak:

Tunë moj e mjera Tunë

Shumë nana ke lanë kërcunë, 

Nuse të veja vërtet kanë met

Por burrat e tyre kanë met shahjat, 

Luftën e Najshit kush e bani

Bajram Bardulla e Sufë Karasani. 

Për vëllanë e tij, Sheh Fejzë Bardulla, populli thuri vargjet:

O Bardulla i nanës arbnore, o kreshnik, trim i lirisë, 

Në mejdan, mbajte në krah, 

Vlla Sheh Fejza, martir ka ra. 

Vlla Sheh Fejza martir ka ra, 

O kryetrim, bir dibrani, 

Veprat flasin, mbete kala, 

Bini burra, ktij din-dushmani. 

 

Ende kumbon dhe mbetet si një thënie lapidare fjala e tij:”Bini burra , ktij din-dushmani”, si një amanet i çmuar për brezat, për të mbrojtur lirinë, tërësinë tokësore, traditat dhe gënin shqiptar.