20 milionë euro shtesë për tunelin e Murrizit

Nga Ola Xama*

Në mesin e vitit 2019, kur ndërtimi i Rrugës së Arbrit ishte në fazë intensive, kompania Gjoka 87 mori vendimin për ta braktisur zonën e punimeve të tunelit të Murrizit.
Siç shpjegon raporti i grupit të inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, terreni, për shkak të materialeve me përmbajtje argjilore, ishte shumë i lëvizshëm, çka detyroi kompaninë të merrte vendimin për braktisjen e kantierit dhe nisjen e studimit për të ndërtuar në një gjurmë tjetër.…

Lexo më shumë

‘Edhe sa herë do ta inaguroni Rrugën e Arbërit?!’

Deklaratë e Grupit të Lobimit për Rrugën e Arbërit, në përvjetorin e nëntë të peticionit.

Nga vëzhgimet e fundit në terren, duke parë çfarë është përfunduar, çfarë është në proces dhe çfarë nuk është filluar akoma, mund të themi pa rezerva se kjo rrugë nuk do të inaugurohet, jo vetëm në prill të këtij viti, siç pati premtuar Kryeministi Rama, por as për dy-tre vjet të tjera.

Lexo më shumë

Dibra, qarku i bukurive përrallore të trashëgimisë glaciale në Shqipëri

Një vështrim gjeografik mbi liqenet akullnajore të qarkut Dibër

Nga Adriatik BALLA, Doktor i Shkencave Gjeografike
Florian Fusha, Doktor i Shkencave Gjeografike dhe Antropologjike, Firence-Itali

Hyrje
Liqenet akullnajore janë një nga pasuritë e çmuara të vendit tonë. Shumë pak është folur për vlerat e tyre të rralla shkencore, peizazhore, turistike, ekonomike e natyrisht fiziko-gjeorafike, dhe shumë pak është bërë për t’i mbrojtur këta “sy të kaltër” në zemër të maleve shqiptare.…

Lexo më shumë

Ora e tokës

Zhvillohet aktiviteti “Ora blu e Drinit” nga gjimnazi “Fiqiri Dine”

Nga Osman Xhili

Ndonëse tingëllon disi e çuditshme, që dhe toka paska një orë të vetën, por kjo tani është bërë realitet. 15 vite më parë në Sidnei të Australisë lindi një lëvizje me emrin që përmendëm më sipër. Lindi si nevojë, lindi si domosdoshmëri për të shpëtuar, tokën, natyrën, florën dhe faunën, biodiversitetin, në gjithë kompleksitetin e tij.…

Lexo më shumë

Duke i thënë “Jo” Skavicës, ne i bëjmë një shërbim shumë të vyer vendit tonë

Sot është e domosdoshme shfrytëzimi me eficensë i tokës bujqësore. Koha ka risjellë në skenë nevojën e prodhimit të drithërave për prodhimet bazë. Skavica do ta mbytë luginën e Drinit, këtë hambar të Dibrës dhe Shqipërisë në veri të vendit. Nesër me Skavicën ajo nuk do të jetë më. Dhe ndoshta nesër do të kuptojmë ne dhe brezat gabimin që është bërë.

Lexo më shumë

Rruga 57-vjeçare e financierit Luftim Kuka nga minierat e kromit, në dikasteret qendrore

Shohim në gazeta e media vlerësime të punës së mësuesve, të mjekëve, inxhinierëve, agronomëve etj., por shumë rrallë shohim të shkruhet për punën me vlera të rëndësishme të ekonomistëve që kanë ushtruar këtë profesion nëpër zyra, pa bërë zhurmë dhe larg syrit të njerëzve. Në këtë shkrim do ju njohim me z.Luftim Kuka, njëri prej financierëve që për 50 vjet e ushtron këtë profesion me shumë dashuri, ndershmëri e përkushtim në ndërmarrjet dhe dikasteret më të rëndësishme të ekonomisë së vendit tonë.…

Lexo më shumë

Greva, siç nuk e kemi njohur

Nga Shaqir Skarra

Nehat Daci
Greva e Dibrës: histori, etnokulturë, personalitete
774 faqe / Çmimi: 2000 lekë
ISBN 978-9928-353-62-7
Botimet M&B

Kam qenë disa herë në Grevë, kam shumë miq e shokë atje. Më ka tërhequr pamja e fshatit, shtrirja e tij rrëzë malit , me tokat e shumta pjellore deri rreth rrugës nacionale. Pastërtia, rrugët e fshatit, shtëpitë pranë njera tjetrës.…

Lexo më shumë

“Kush është “dibranët”?

Në Muzeun Historik Kombëtar u shfaq premiera e filmit dokumentar nga Donika Mustafaj, prodhim i RTSH.

Në mënyrë të përmbledhur do thënë se Donika Mustafaj synon nëpërmjet kësaj vepre të kuptojë dhe të shpjegojë për publikun se edhe dibrani i sotëm si shqiptar i mirë duhet t’i përvetësojë me krenari virtutet e të parëve të vet dhe t’i pëcjellë ato te pasardhësit.

Lexo më shumë

Donika Mustafaj: Ju rrëfej dibranët e mi

Brezat e rinj, jo vetëm ata dibranë, por në përgjithësi e njohin pamjaftueshëm historinë dhe traditat e vendlindjes së tyre. Historia, pjesë e rëndësishme e të cilës janë traditat, formon identitetin, qytetarinë. Një lënie e tillë pas dore e Historisë, një shpërfillje e tillë e rrënjëve, dëmton rëndë jo vetëm të sotmen, që jetojmë, por sidomos të ardhmen tonë si bashkësi dhe si komb
Dibranët janë sot të shpërndarë anembanë botës, janë gjithnjë e më të përzier me martesa jo vetëm me shqiptarë të viseve të tjera, por edhe më të huaj.

Lexo më shumë

“Pasqyra e thyer” nga Xhafer Martini

Janë disa njerëz me të cilët nuk ke kontakte të vazhdueshme, nuk i merr dhe nuk të marrin në telefon çdo ditë, nuk i thërret për kafe dhe për evenimente të tjera jetësore, nuk i ke, pra, në rrethin e ngushtë e as të gjerë familjar, miqësor e shoqëror, por, ama, sa takohesh, të duket se je ndarë dje me ta dhe gjithë biseda, përveç përmbajtjes, ka brenda mallin dhe dashurinë.…

Lexo më shumë
1 2 3