Konferenca shkencore


“Shfrytëzimi i burimeve energjitike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit”
Në konferencë u tërhoq vemendja se megjithëse trojet shqiptare janë shumë të pasura me naftë e gaz dhe minerale të tjerë matalorë e jo metalorë, burime ujore e hidroçentrale,etj. shumica e tyre u janë shitur biznesmenëvë të huaj dhe vendet tona megjithëse kanë pasuri nëntokësore e mbitokësore shumë të pasura vazhdojmë të jenë vendet më të varfëra në Europë.

Më 21 maj 2022 në Prishtinë u mbajt Konferenca Shkencore “Shfrytëzimi i burimeve energjitike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit ”.
Nisiatorët dhe organizatorët kryesorë të kësaj konference ishin: Inxh. A. Begolli e Inxh. Xh.Murseli (Gjermani), Prof.Asoc.Dr. V.Kici (Canada), Prof. Sh.Këlmendi, Prof. Asoc. Dr. R.Zeqiri, Inxh. I.Macaj (USA), Inxh. A. Thaçi dhe Inxh. N.Berisha.
Në këtë konferencë u referuan disa kumtesa për mineralet energjetike të naftës e gazit dhe qymyreve, për burimet ujore dhe hidroçentralet, për mineralet e plumb-zinkut, kromit, mineraleve të dobishëm metalorë e jo metalorë, etj. si një pasuri e madhe kombëtare, të përhapura në mbarë trojet shqiptare, e cila duhet vënë në shërbim të mirëqenjes dhe begatisë së popullit shqiptar.
Në konferencë u mbajtën disa kumtesa nga studjuesit shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë: Prof.Sh.Këlmendi, Prof.R.Zeqiri (Kosovë), Prof.V.Kici e Prof. Ç.Xhufi (Canada), Inxh.A.Begolli e Xh.Murseli (Gjermani), Inxh.I.Begolli, Inxh.R.Osmani (Kosovë), Prof.H.Shehu e Inxh.I.Mancaj (USA), Prof.J.Hanxhari, Prof.A.Serjani, Prof. B.Lleshi, Dr.Inxh. I. Tushe e Inxh. M.Pepkola (Tiranë) dhe Mr.Sci.Xh.Zengo (Maqedoni).
Në konferencë u tërhoq vemendja se megjithëse trojet shqiptare janë shumë të pasura me naftë e gaz dhe minerale të tjerë matalorë e jo metalorë, burime ujore e hidroçentrale,etj. shumica e tyre u janë shitur biznesmenëvë të huaj dhe vendet tona megjithëse kanë pasuri nëntokësore e mbitokësore shumë të pasura vazhdojmë të jenë vendet më të varfëra në Europë. Mjafton të përmendim faktin se deri në fillim të viteve nëntëdhjetë, vetëm nafta dhe kromi jepnin rreth 70% të të ardhurave kombëtare të Shqipërisë, ka vite që në buxhetin e shtetit futen shumë pak ose aspak të ardhura nga këto pasuri.
Në kumtesat e tyre studjuesit shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë evidentuan këto pasuri dhe bënë propozime konkrete për shfrytëzimin rracional të tyre, për ti vënë në shërbim të rritjes së mirëqenjes, në rradhë të parë të popullit shqiptar të dy vendeve tona.
Në përfundim të konferencës u përpilua një rezolutë ku u propozohet qeverive të Tiranës e Prishtinës që:
“Vendburimet e mineraleve strategjikë: Nafta e gazi (Shqipëri), Mineralet metalorë të Kromit, Bakrit, Ferro-Nikelit e Nikelit silikat, Plumb-Zink-Argjendit, Mineraleve të çmuar e radioaktivë (Shqipëri e Kosovë) dhe Qymyreve (Kosovë), Burimet e Ujit dhe Hidrocentralet (Shqipëri e Kosovë), të kthehen me ligj në pronë shtetërore dhe të shfrytëzohen me kriter për t’i vënë në shërbim të rritjes së mirëqënjes së mbarë popullit shqiptar”.
Duke patur parasysh se vendi ynë, nuk është i pasur vetëm me naftë e gaz dhe minerale të dobishëm metalorë por edhe me mineralre të dobishme indistrialë (jo metalorë) që përbëjnë një pasuri të madhe kombëtare me shumë rëndësi për zhvillimin e ekonomisë së tregut, pro. Bashkim Lleshi e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë konferencë shkencore dhe mora pjesë duke paraqitur kumtesën “Shkëmbinjtë dhe mineralet industrialë (jo metalorë) të Shqipërisë”, të cilën po e paraqesim edhe për lexuesit të plotë.
Korr.Rr.A.