Baltovine në mbrojtjen e natyrës, Skavica dhe COP15


Opinion nga Dr. Selman Mziu

Populli shqiptar i mbetur, në vlagën e përkoshme të atdheut të tij, sigurisht dhe i mbytur nga lotët e syrgjinosjes të rinisë edhe fëmijëve që braktisin shkollat, kërkon të njihet se çfarë u vendos në Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi bioshumëllojshmërinë (COP15) nga
data 07.12.2022 – 19.12.2022 në Montreal të Kanadasë. Duke vazhduar më tej populli
i varfëruar dibran e lugina e Drinit të Zi e shkretuar e shpopullar më shumë se kudo
në Shqipëri, kërkon, dëshiron të dije se çfarë u fol e çfare u vendos në këtë konference
mbarë botërore për ekosistemet natyrore dhe kujdesjet e politikbërsve e njeriut në
ndërhyrjet e tyre në këto ekosisteme. Në fund të mbledhjes: ‘’Të gjitha vendet pjesmarrëse
kanë vendosur një varg masash për të mbrojtur 30% të shumëllojshmërisë së gjallesave
që gjënden në tokë dhe 30% në dete brenda vitit 2030 të mbështetura në një investim prej
30 miliard dollar ndihmë vjetore për vendet në zhvillim..

E kundërta, investim për zhdukje

Organizma të shumta në mbarë botën, qeveri të shumta kanë ministri të veçanta, programe afat gjata e afat shkurtëra për të zbutur kërcënimet shkatërrimtare te biosferës
nga ndryshimet e klimës. Përkundrazi qeveria shqipëtare ecën duke ndjekur klithmat çjerrëse
të teknologjive të një kohe të perënduar.
Kjo do të thotë që Qeveria Rama 3, edhe pse ka hartuar një program mbi zbutjen e
ndikime të klimës mbi bioshumëllojshmërinë ajo vepron praktikisht në kundërshtim me ato
që premton e deklaron në forumet ndërkombëtare, por kjo edhe në programet qeveritare
mbi ekonominë. Dhe ja shembulli konkret:‘’…
Investimi në total parashikohet 550 milionë dollar.,,(Belinda Balluku:’’Shmangen
përmbytjet, sjell zhvillim për zonën.,, 05.07.2021) për ndërtimin e hidrocentralit
të Skavicës, duke synuar edhe kuotën më të lart 485 m. Qeveria shqiptare në kundërshtim
me 15 konferencat ndërkombëtare të OKB, mbi bioshumëllojshmërinë investon për të
vendosur mbi ekosistemin natyror te luginës se Drinit te Zi ‘’6.7 miliard m3 ujë.. (A. Ashiku,
Nga cikli: “Skavica nuk do të kalojë”…No passaran,, 20.04.2022) Si përfundim Qeveria
Rama 3 investon për zhdukjen e bioshumëllojshmërine dhe jo per te shtuar e mjekuar
mjedisin ‘’shpirt e trup sakatosur,,. Investon per zhdukjen e trojeve shumë shekullore me
shtëpite, kullat, karakollet plotë art e kulture rrethuar me bahçe, livadhe, arat mbjellura
me kultura të shumta bujqësore, relievet e kodrave, kodrinave, shpateve e luginave
mbuluar me pyje, deri te llojet e peshqëve e molusqet që jetojn në shtratin ujë rrjedhës të
Drinit të Zi prej 75 km. Veprime të cilat janë diametralisht të kundërt me politikat programet
e një bote të tanë. Politikanët, deputetët, të dehur nga deliri i madhështise të Kryetarit të
tyre, të friksuar e tutur nga shpata me shkëlqim të përkohshëm të tij, ngrejn duart duke bërë
Amen Amen. Akoma nuk e kanë kuptuar se velloja e zezë e turpit e papëgjegjshmërisë
dhe krimi apoklipsinshëm mbi biosferen, ekosistemet natyrore e bujqësore do t’i mbuloi,
mbyt ato moralisht, mendërsiht e fizikisht.
Dhe çmenduria vazhdon fatkeqësisht. Ja nje shembull tjetër investimesh: ‘’Për Shqipërinë
shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që
është 436 hidrocentrale.,,(WWW BOTASOT . Info 17.11.2017) Këto janë minat ekologjike shpërthyese që do të vendosen në përrenjt e lumenjt ujërrjedhëse të pastra e bioekologjikisht
të përshtatshme për një larmi të shumtë gjalllesashe ane e mbanë mjedisit natyror të
shqipërisë.

Investime në mbrojtje e shëndoshjen e natyres

Konfernca KOP 15 duke analizuar me  kujdes, referimet e punimet e shkencëtarëve
në fusha te ndryshme të klimatologjisë, ekologjisë, ekosistemeve të ndryshme etj. ka
caktuar një detyrë tjetër mjaft të randësishme dhe e zbatueshme për mjaft vende të botës së
sotme, dhe ja lexojm:‘’Paksimi i investimeve që shkatërrojn shumëllojshmërinë e qënjeve
të gjalla, të paktën në 500 miliard dollar në vit, këto të investohen në mbrojtjen e natyrës,
nxitjen e zhvillimit biologjik dhe shtimin  e llojshmërisë në natyrë,, (Cop 15 pika 4)
Do të analizojm një pjesë të bashkëjetesës biologjike të pyllit si një ndër elementët
e bioshumëllojshmërisë që janë shpendët e pyllit. Jeta e të cilëve është e lidhur pa
zgjithshmërisht me pyllin si shtëpia, vendërritja (biotopi S.M) i tyre. Për të kuptuar më
mire funksionimin e kësaj bashkësie do ti referohemi studimit bioekologjik të ‘’Pyjeve
të virgjëra të shqipërisë,, ku shkruhet: ‘’Në pyje gjenden 60 specie shpendësh. Nga këto
7 specie janë të rrezikuara, 24 specie janë të rralla dhe 20 specie janë të zakonshme”.
Ruajtja e natyrës, investimet në fushat e shërimit të plagëve të saja ishin objektivat
e COP15 për të shëndoshur ekosistemet e plagosura tmerrësisht nga njeriu si qenie individuale
dhe kolektive ose e bashkuar me veprimet e pa menduara të politkbërsve që
kanë të plazmuar në mendjen e tyre, vetëm fitimet kolosale. Ne duhet të jemi të gjithe
nxënës të natyrës ndërsa e vërteta është se ne jemi vrasësit e saj, plagë hapësit e saj.
Qeveria E. Rama 1,2, dhe 3, ende nuk i ka kuptuar gabimet e saja trashanike e me pasoja
për brezat e sotëm e të nesërm.

Botuar me shkurtime. Lexo të plotë në:https://
sot.com.al/opinion-editorial/baltovine-ne-mbrojtjen-
e-natyres-skavica-dhe-cop15-i563188