Haki Kola, inxhinieri që bëri më të njohura pyjet dhe shërbimin pyjor shqiptar në botë


Haki Kola, punoi mbi 42 vjet, si specialist, kërkues shkencor e drejtues; në frutikulturë, në pyje, zhvillim rural, etj.. Ai është autor i shumë publikimeve për pyjet dhe mjedisin, për dushqet dhe shkurret, përdorimin e tokës, mbi traditat rajonale në lidhje me të drejtat e përdoruesëve të pyjeve dhe kullotave etj.

Nga Gjon Fierza, Janaq Male

Në 30 vitet e fundit, emri i inxhinierit tashmë të ndjerë Haki Kola zë një vend të veçantë në Pylltarinë shqiptare por dhe në Kosovë, si një konsulent dhe drejtues i projekteve për pyjet, të financura dhe mbështetura nga donatorët ndërkombëtar. Eshtë periudhë pune me këto projete që e kalon një çerek shekulli.
Inxhinier Haki Kola, vlerësohet si njeri ndër përfaqësuesit më të zëshëm të studentëve që janë diplomuar në Fakultetin e pyjeve në vite. Rezultatet e larta si student, cilesitë si njeri dhe personalitet në formim bënë që ai të ishte një nder studentet që u perzgjodh pas studimeve por dhe disa vite me vonë, për të qënë pedagog në atë fakultet. Sipas kujtimeve te tij, janë tre kerkesa dhe dy vajtje ne Komitetin ekzekutiv të Dibres të ish dekanit të Fakutetit të Pyjeve doc. Bajram Xheko për të mundësuar transferimin inxh Haki Koles si pedagog në fakultet, por pa sukses. “Kemi shumë nevojë për Hakiun nuk e lejojmë të na iki, ai nuk do jetë inxhinier ne Pyjore por me detyrë të veçantë në Stacionin Bujqesore për Frutikulturën” i kishin dhënë përgjigje dekanit të fakutetit.
Ai në profesionit e inxhinierit për frutikulturën në Dibër do të punonte për me shumë se 15 vite. Puna e tij do të përqendrohej së shumti tek dy drurë pyjor- frutor, arra dhe gështenja. Falë punës në terren por dhe studimve dhe kërkimeve shkencore të inxhier Hakiut dhe në keto dy kultura, Dibra pati rezultate të mira. Midis specialistëve të pemtarisë në Shqipëri në ato vite, spikaste dhe emri i inxhinierit dibranë Haki Kola.
Kur ndryshoi sistetmi pas viteve 90, inxhinier Haki do të kalonte në detyra të të tjera, në sherbimin pyjor në Dibër midis kolegëve pylltar. Ai në ato vite u përpoq që sa qe e mundur të sillte risi në mbajtjen dhe pergatitjen e dokumentacionit, të përdorimit të teknologjisë së re që ishte në hapat e para, falë njohurive shumë të mira dhe përdorimit të literaturës në anglisht, rusisht dhe italisht.
Sapo Shqipëria, filloi të hapej kur organizata dhe donatorët filluan të investonin tek ne, sigurisht njerëzit e ditur dhe me gjuhë të huja ishin shumë të kërkuar prej tyre si konsulent vendor në këto organizata. Në fillim Hakiu erdhi në Tiranë, si specialist në DPPK, por në më pak se një vit do të fillonte punë si konsulent në Projektin shqiptar të pyjeve që kishte nisur të zbatohej. Në vijim të veprimtarisë, ai do ishte si drejtor i Projektit Shqiptar të Pyjeve të Bankës Botërore. Ai më vonë do të punonte dhe me projekte të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Inxhinieri i pyjeve dibrani Haki Kola, do të angazhohej me punë në pylltarinë e Kosoves rreth 70 vite më vonë se inxhinieri i pyjeve shkodrani dr. Benard Lacaj, që në kohën e pushtimit nazist ai mbulonte nga Distrikti i Pyjeve të Shkodrës dhe pyjet e Kosovës.
Veprimtaria e inxhinier Haki Kolës është e gjërë dhe në disa drejtime ku mund të përmblidhën:
• Zhvillim i Akteve Ligjore në lidhje me Pyjet Komunale: Rregullore mbi transferimin dhe administrimin e pyjeve komunale dhe kullotave, si dhe mbi marrëveshjet kontraktuale për menaxhimin e tyre; rregullore dhe statuse në lidhje me krijimin dhe funksionimin e shoqatave të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave;
• Përgatitje e dokumentave politik: strategji për zhvillimin e sistemit pyjor në Shqipëri, plan në lidhje me uljen e prerjeve të jashtligjshme, strategji pyllëzimi, pjesëmarrje në grupe pune për përgatitjen e strategjive për zhvillimin rajonal nëpërmjet Millennium Development Goals (Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit), pjesëmarrje në reformat institucionale të pyjeve në Shqipëri;
• Përgatitje e udhëzuesve: për planifikimin pjesëmarres për pyjet komunale dhe kullotat; për projektet e karbonit bazuar në rigjenerimin natyror dhe pjesëmarrjen e komuniteteve lokale në këto projekte;
• Përgatitje e dokumentacionit për formimin dhe implementimin e projekteve: modele teknike bazuar në praktika tradicionale, modele mbi trajnimin silvikulturor të pyjeve, projekte për rehabilitimin e pyjeve;
• Punë kërkimore dhe analizë e traditave Shqiptare mbi mirëmbajtjen e tokës: përdorimi i të drejtave të pronës për tokat pyjore dhe kullotat; lobim për përfshirjen e të drejtave të përdoruesve dhe pronarëve në bazën ligjore duke ndjekur një qasje decentralizuese;
• Analiza dhe studime mbi decentralizimin e menaxhimit të pyjeve në Kosovë;
• Përgatitje e udhëzuesve: për identifikimin e kufirit mes fshatrave në pyje dhe kullotë me pjesëmarrjen e fshatrave fqinj duke ndjekur metologjinë e profilizimit të ndarjeve.
• Përgatitje e udhëzuesve mbi planet e menaxhimit për pyjet private në Kosovë;
• Pergatitja e projekteve në lidhje me rehabilitimin e pyjeve, biodiversitetin, menaxhimin e qendrueshëm të pyjeve me cungishte lisi, modele mbi konvertimin e formacioneve të makjeve në pyje gjethegjerë;
• Zhvillim i mekanizmave monitoruese si dhe metologji supervizimi për implementimin e projekteve;
• Studime eksperimentale dhe artikuj kërkimor mbi menaxhimin e qendrueshem të cungishteve në Kosovë;
• Pilotimi i menaxhimit te perbashket pyjor në Kosovë;
• Implementim i sistemeve inovativ të ngrohjes me paleta druri në Kosovë;
• Mbështetje në krijimin e shoqatave të përdoruesve së pyjeve në nivel komunal, rajonal dhe kombëtar nëpërmjet fushatave sensibilizuese, takimeve, trajnimeve dhe lobimit;
• Krijimi dhe zhvillimi i dokumenteve ligjorë për bashkëpunimin mes njësive administrative komunale dhe shoqatave të përdoruesve së pyjeve dhe kullotave;
• Aftësi të përparuara komunikuese dhe negociuese;
• Njohuri të mira të traditave lokale të mirëmbajtjes së tokës, pyjeve dhe kullotave në Shqipëri dhe Kosovë.
Haki Kola, ka punuar për më shumë se 25 vjet në implementimin dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare për menaxhimin e qendrueshëm të pyjeve. Këto projekte janë financuar nga Banka Botërore, SIDA, SNV dhe CNVP, që kanë pasur qellim përmiresimin e pyjeve të Shqipërisë dhe Kosovë duke përfshirë përdoruesit dhe pronarët e pyjeve në planifikimin dhe implementimin e aktiviteteve që zhvillohen në pyje dhe kullota
Haki Kola, punoi mbi 42 vjet, si specialist, kërkues shkencor e drejtues; në frutikulturë, në pyje, zhvillim rural, etj.. Ai është autor i shumë publikimeve për pyjet dhe mjedisin, për dushqet dhe shkurret, përdorimin e tokës, mbi traditat rajonale në lidhje me të drejtat e përdoruesëve të pyjeve dhe kullotave, etj.
Për rreth 6 vjet, drejtoi Shoqatën Kombëtare të Pyjeve Komunale dhe Kullotave në Shqipëri. Anetar i IUFRO (Unioni Nderkombetar i Kerkuesve ne fushen e Pyjeve); “Qytetar nderi” i komunes Grekan-Elbasan. Për përmirësimin e dushkajave të Grekanit.Antar i Shoqates shqiptare dhe botërore të Gazetarëve të Bujqësisë.
Ai ka qënë pjesemarres në më shumë se 20 konferenca dhe seminare jashtë Shqipërisë ku ka paraqitur kumtesa dhe referate.
Është autor dhe bashkëator i artikujve të shumtë shkencor në lidhje me arrën, produktet pyjore, politikat e shërbimeve mjedisore etj. Artikuj ka botuar dhe ne shtypin dhe revista jashtë vendit.
Autor i skenarit të tre dokumentarëve mbi Pyjet komunale në Shqipëri, të cilët kanë fituar çmime nderkombetare në festivale filmash të Agrikulturës në Europë.
Pas ndarjes nga jeta, në vitin 2021 janë përmbledhur (nga unë Gj. Fierza) disa nga: shkrimet, studimet dhe përkthimet në botimin “Kriza mjedisore ndërmjet sfidave dhe zgjidhjeve” një botim voluminoz që është financuar nga CNVP- Kosovë dhe është shpërndarë falas në Kosovë dhe Shqipëri. Ka komunikur dhe lexuar mirë ne tre gjuhe te huaja: Anglisht Rusisht dhe Italisht

Disa data të rëndësishme nga jeta dhe veprimtaria e ing. Haki Kolës:

Ka lindur në Zerqan me 12 tetor 1953.
Ka qënë i martuar, me dy femijë,
Në vitet 1972-1977, student ne Fakultetin e Pyjeve
Në vitet 2007- 2009 Master shkencor në politika pyjore, Fakulteti i shkencave pyjore, Tiranë
Përvoja profesionale
Janar 2017- Nentor 2018 CNVP Shqipëri, Konsulent
Janar 2014- Dhjetor 2016 CNVP Kosovë, Drejtor i CNVP
Viti 2013- 2014 Agrotec Itali, Konsulent për zonat e mbrojtura
Gusht 2009 – Korrik 2012 SNV Kosovë Drejtues ekipi
Tetor 2004 – Korrik 2009 Shqipëri, këshilltar, Ekipi i menaxhimit të projektit Burimeve Natyrore: Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë
Maj 1998 – Tetor 2004 Shqipëri, drejtor i Projekti Shqiptar i Pyjeve i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare
Mars 1995- Maj 1998 Shqipëri, specialist, Projekti Shqiptar i Pyjeve i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare
Gusht 1994 – Shkurt 1995 Shqipëri, specialist, Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave të Shqipërisë
Maj 1992 – Gusht 1994 Shqipëri, përgjegjës i Sesionit Teknik, Drejtoria e Sherbimit Pyjor, Dibër
Korrik 1991 -Maj 1992 Shqipëri, Përgjegjës i Sektorit Shkencor, Komiteti Ekzekutiv Dibër
Maj 1977 – Qershor 1991 Shqipëri, Kërkues Shkencor, Stacioni Kerkimor Bujqesor Dibër
Haki Kola ka ndërruar jetë me 7 maj, 2020.