Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut


Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut u paraqit natën e parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës me një repertor të përmbledhur nga të gjitha trevat shqiptare. Surpriza e paraqitjes ishte në mbyllje, me një këngë polifonike (video më poshtë), që përcolli emocione për spektatorët në Kalanë e Gjirokastrës.
Në repertorin e këtij Ansambli kishte shumë këngë nga Dibra, mes të cilëve mund të përmendim “Fusha e Korabit”, “Këngë për Suf Xhelilin”, “Na këndojnë pushkët nëpër kulla” etj.
Në repertorin e valleve ra në sy edhe Vallja e Dibrës.
Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut është themeluar më 6 mars 2018 si një institucion kombëtar i kulturës shqiptare dhe ka fituar disa çmime në turnetë ndërkombëtarë si në Turqi etj. Ansambli përbëhet nga 37 artistë: 20 valltarë, 9 instrumentistë dhe 8 solistë.
Që nga 13 nëntori 2019, ansambli drejtohet nga tenori i njohur Shkodran Tolaj.
Festivali Folklorik Kombëtar 2023 nisi me 24 qershor në kalanë e qytetit të Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë u mbyll me 1 korrik 2023.
Në këtë fëstival u ngjiten në skenë mbi 1200 artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Në këtë festival mori pjesë edhe Ansambli “Lura” nga Londra.
Qarku i Dibrës e dha shfaqjen e saj më datë 26 qershor në orën 19:00.