dibrano – shkodran, Kujtim Domnori


Në kujtim të inxhinierit të talentuar

Kujtim Domnori lindi në fshatin Allejbegi të rrethit të Dibrës më 17. 05. 1947. Babai i tij Jahja Domnori, në vitin 1946 u emërua krye-mësues në shkollën e fshatit Alejbegi. Në dhjetot të këtij viti ai solli në fshat bashkëshorten e tij shtatzëne, Naxhijen dhe vajzën 5 vjecare Pertefen.
Dimri i atij viti qe shumë i egër dhe gjithë Dibra ishte e mbuluar nga dëbora. Naxhijes me të arritur në shtëpinë e Kadri Demirit (Osmanit) iu krijua një mjedis i ngrohtë familjar. Ajo ishte nje vajzë qytetare shkodrane e cila në fshatin tonë në Dibëer kërkonte rrugë të asfaltura dhe me trotuare. Po po, i thanë gratë e fshatit që e vizitononin cdo ditë bashkëshorten e mësuesit, që u zhvillonte kurset kundër analfabetizmit i shoqi, mësues Jahja, sapo te shkrihet bora do të dalin trotuaret dhe pllakat e bulevardit.
Erdhi pranvera, bora shkriu, dolën baltrat e mëdha të Allejbegisë, i gjithë mjedisi filloi të gjelbërohet, puna e fshatarëve e rriti intensitetin, por edhe Xhijes stina e pranëverës i solli ëmbël ardhjen në jetë të një fëmije të shëndetshëm, të bukur, që u prit nga mjeku gjinekolog dhe mamia të ardhur nga qyteti i Dibrës së Madhe, djalin e quajtën me emrin e bukut Kujtim. Lindja e tij ishte kujtimi më i bukur i ciftit Domnori në Dibër. Atë ditë gjithë fshati gëzoi. Pothuajse të gjitha gratë e fshatit e vizituan dhe uruan Xhijen për lindjen e djalit, që më pas do ta lidhte përgjithmonë me ato bashkëfshatarë që e donin dhe respektonin mësuesin e tyre pa masë. Nënë Rrushja, e ema e Kadriut, që kish rritur shumë fëmijë e nipër e mbesa, u kujdes në mënyrë të vecantë për Xhijen e re dhe Kujtimin e vogël. Kurse Nazmija, bashkëshortja e tij, i conte në dhomë cdo ditë bukën e ngrohtë dhe gatuente për të ushqime të shëndetshme që nuses të mësuesit të mos i mungonte agjë. Motra 5 vjecare e Kujtimit Pertefi, sëbashku Fatmirën moshatare, vajzën e Kadri Demirit, shkonin herë pas here dhe e përkundnin djalin e vogël në djepin që përdornin familjet dibrane për fëmijtë deri në moshën 2 vjecare.
Pas dy vitesh mësues Jahja Domnori u transferua në Shkodër, duke shërbyer për zhvillimin dhe përhapjen e arsimit në të gjithë fshatrat përrreth qytetit të Shkodrës. Atë ditë kishte dalë i gjithë fshati për të përcjellur mësuesin e dashur, që u mësoi fëmijëve të tyre jo vetëm shkrim e këndim, por edhe shkencën e punimit të tokës, të rritjes së bimve e frutave, mënyren e jetesës, kulturën e sjelljes etj, duke ndërtuar pranë shkollës një parcelë eksperimenntale dhe krijuar një bahce ku nxënësit mësonin kulturat bujqësore. Kjo bahce u bë model për të krijuar në këtë fshat shumë bahce të tjera. Së bashku me prindërit u largua edhe Kujtimi i vogël, por vetëm fizikisht, pasi ai u rrit me ndjenjën e krenarisë se kishte lindur në Dibër, në një familje me shumë trandita dhe në një fshat që është vëndbanim që nga koha e Neolitit të mesëm, me shumë tradita atëdhetare e kulturore dhe që ai e quante me krenari origjina e tij e dytë.
Kujtimi u rrit me një ndenjë të vazhdueshme dashurie për Dibrën, për fshatin Allejbegi, dhe fëmijët e familjes së Kadri Demirit ku lindi, i quajti dhe i trajtoi gjithmonë si vëllëzrit me motrat e tij. Ata i lidhi një miqësi e ngushtë të cilën e kanë ruajtur dhe e trashëgojnë edhe brezat më të rinj.
Pasi mbaroj me rezultata të shkëlqyera Universitetin e Tiranës dhe u titullua inxhinier ndertimi, Kujtimi filloi punë si Drejtori i parë i Kantierit të Ndërtimit të Hidrocentralit të Fierzës. Brënda një kohe të shkurtër, kantieri i ndërtimit të këtijë hidrocentrali u mbush me dibranë. Ishte koha kur shumë djem të ri kërkonin të largoheshin nga koperativa bujqësore dhe të punonin në ndërmarje shtetërore, sidomos në vepra të mëdha, pasi paga ishte shumë më e mirë e mund t’ju vinin në ndihmë famijeve të tyre me të ardhura të pakta. Djemtë e rinj dibranë gjetën një strehe të sigurtë tek Drejtori i Kantjerit të Ndërtimit të Hidricentralit të Fierzës, e më pas edhe të Komanit ku edhe u specializuan në profesione të ndryshme. Kadri Demiri, kryefamiljari i shtëpisë ku lindi Kujtimi u bë si “zyrë pune”, duke u dhënë letra rekomandimi qindra dibranëve për Kujtimin, që t’i punësonte në kantjerin e tij. Drejtor Kujtimi me cilësitë e larta morale edukuar nga familja e tij dhe dashurinë e madhe për Dibrën, vëndlindjen e tij, i sistemoi të gjithë nëpër kantieret e ndërtimi të kësaj vepre të madhe të dritës. Kjo bëri që respekti e mirënjohja e dibranëve për inxhinier Kujtimin të ishte e madhe. Ai e vizitonte shpeshë herë Dibrën, fshatin dhe shtëpinë ku lindi, ndante me bashkëfshatarët gëzimet dhe hidhërimet, i ndihmonte me të gjitha mundësit që i lejonte regjimi i kohës për t’i shkolluar e punësuar fëmijtë e tyre.
“Kur Kujtimi vinte në fshatin tonë, ne, ato ditë bënim festë, pasi ai na sillte me gjithë qenjen e tij, dashurinë e fisnikrinë e mësues Jahjas, ciltërsinë e bukurinë e nënë Xhijes, elegancën e motër Përtefit dhe humorin e kulturën e pasur të shkodranit” – më thoshte një ditë Basri Hakorja, mesues nga fshati Brezhdan i Dibrës. Dhe më pas ai vazhdon: “Për sa kohë isha student në Institutin e Shkodrës, Kujtimi vinte cdo fundjavë dhe më merrte në shtëpine e tij në Shkodër, ku gjeja një mikëpritje të shkëlqyer nga prindërit, vëllai Irfani dhe motrat e tij Përtefi dhe Eseni.
Pas ndertimit të Hidrocentralit të Fierzës, ai punoj për ndërtimin e një vepre tjetër të Dritës, Hidrocentralin e Komanit, ku e celnikosi edhe më tej miqësinë e bashkëpunimin me dibranët si ndërtues të zotët e njerëz të sakrificave, për të cilët gjithmonë ishte krenar. Në prag të ndryshimeve demokratike Kujtimi u kthye në qytetin e Shkodrës si inxhinier në Ndërmarjen e Ndërtim Banesave dhe më pas në Bashkinë e Qytetit, që e deshi dhe respektoi aq shumë. Si inxhinier i talentuar ai u përpoq për të rindërtuar shumë godina e lagje karakteristike të qytetetit, por jo gjithëmonë gjeti mbështetjen e përkrahjen e drejtuesve të rinj.
Janë të shumta godinat dhe lagjet e kryqëndrës të veriut të shqipërisë, Shkodrës, që kanë vulën e inxhinietit të talentuar Kujtim Domnori.
I indinjuar që komunizmi i prishi shtëpinë e vjetër dhe të bukur të Domnorëve në lagjen Perash, për të ndërtuar disa palate banimi 6 katëshe, ai përsëri në ish bacen e tij ndërtoj një godinë të re, vetëm për të mos u larguar nga trojet e të parëve nga qyteti i Shkodrës.
Kujtimi e lidhi jetën me mjeken e re, stomatologen e talenduar Bella, që ashtu sic ka emrin, kish sjelljen e nurin e shkodranes bujare, e qeshur dhe gjithë mirësi. Ato lindën e rriten dy djem të mrekullueshëm, Valdrinin dhe Eltonin, i cili eshtë profesori i talentuar i eleketronikës dhe informatikës dhe pedagog mësimdhënës, ashtu si edhe gjyshi i tij, në disa Unbiversitet të Tiranës dhe Elbasanit.
Kujtimi vitet e fundit jetoi midis Tiranës dhe Shkodrës, në dy qytetet ku u rrit dhe edukua si inxhinier pasi rrethohej gjithmonë nga intelektualë të fushës së ndëretimit, me të cilët diskutonte e projektonte me shumë passion për ti zhvilluar këto qytete, pa prishur trashëgimië e madhe kulturore që trashëgonin. Ai u bë gjysh i lumtur me nipër e mbesa të cilët e donin aq shmë për ëmbëlsinë e vecantë që transmetonte me gjithë qënjen e tij.
Demir Osmani