Argjendi, vogëlushi dibran që përfaqësoi Shqipërinë në Europë

Dibra gjithmonë ka qenë nje burim i madh i talenteve të cilët kanë shkëqyer në fushat ku ato kanë operuar. Argjendi është një prej tyre. Ai është vetëm 13 vjec, lindur më 16 shtator 2004 nga  një familje e thjeshtë e cila e mbështet kudo që ai shkon.  Ai është 2 herë kampion Shqipërisë, fitues i 9 të medalieve dhe përfaqësues i Shqipërisë në kampionatin Ballkanik zhvilluar në Edirne të Turqisë. Argjend Demozeti sportist I një sporti me origjinë Koreane si “TaeKwonDo” që kohët e po përhapet shumë edhe në Shqipëri. Në një moshë kaq të vogël por me nje vullnet prej të madhi ky djalosh tepër premtues dhe këmbëngulës po arrin një sukses në këtë sport. Prej më shumë se 2 vitesh Argjendi ushtron këtë sport në palestrën e “TaeKëonDo Peshkopi” me trajnerin e apasionuar dhe të palodhurin Arjan Salkurti.  Dikur  ai ndiqte futbollin, më pas ndryshoi kurbën e sukseseve të tij në një sport pothuajse të panjohur jo vetëm nga ai por dhe nga një masë e gjerë e popullsisë. Ky sport e bëri atë të njohur jo vetëm në shkollë, komunitet por edhe në ballkan ku ai ngriti me plot krenari flamurin kombëtar. Këto fryte erdhën si pasojë e punës së zotit Salkurti.

Profesor Arjani: sic e thërrasin sportistët e vegjël bëri me të vërtetë një punë të palodhur ashtu sic prej disa vitesh e bën pothuajse vullnetarisht për të pasur pjesmarrës në kampionatin Ballkanik të paktën një nxënës të tij. Ai shprehet teper entuziast duke harruar për një moment sakrificat e panumerta që has për të mbajtur të gjallë këtë sport që prej vitesh ai e ka ushtruar vetë në shtetin Grek. Në kampionatin ballkanik të mbajtur në Turqi morën pjesë sportistët më të mirë të ekipeve në federatën kombëtarë të TaeKwonDo në Shqipëri mes tyre edhe kampinoni  ynë i vogël që si për ironi të fatit edhe në emrin e tij pasqyron të njëtat aftësi si në jetën reale. Në këtë kampionat morën pjesë 29 sportistë nga e gjithë Shqipëria duke u ndeshur me lojtarë të vëndeve të ndryshme të ballkanit. Argjendi u pati fatin e mirë dhe të keq njëkohësisht duke u ndeshur në ndeshje të drejtëpërdretjtë me ish kampionin ballkanik të 2016 dhe më vonë të 2017 Enes Kapllan, duke e bërë të pamundur që kampioni jonë të fitonte atë ndeshje.

Por kjo nuk e ul asnjëherë dëshirën dhe pasionin e tij për punuar edhe më fort. Ai vazhdon të stërvitet dhe më fort duke qenë më sistematik  në stërvitje për të menduar për të tjera ndeshje, kupa, medalje dhe certifikata mirënjojhe. Tranjeri Salkurti u shpreh mjaftë optimist për të duke shprehur që si Dibra ka qindra talente so Argjendi të cilët me pak punë dhe këmbëngulje mund të na bëjnë krenar në Shqipëri, europë apo në botë. Entuziast janë edhe prindërit e djaloshit të vogël Dibran që po bëjnë të pamundurën që biri I tyre te ndjekë ëndërrën e tij. Babai i tij, Durimi një prind model, tregon për gazetën tonë që ndihet me të vërtetë krenar që biri i tij i vetëm po del kampion Shqipërie dhe përfaqesues i Shqipërisë në kompeticione eurpiane. Ai bashkë me gocën dhe gruan e tij  e ndjekin atë pothuajse në cdo ndeshje që ai zhvillon kryesisht brënda qytetit të Peshkopisë. Sakrifica të pafund të një prindi për ta parë fëmijën e tyre sa më lart të jetë e mundur.

Argjendi thot se ishte me të vërtetë një eksperience e paharrueshme kampionati në Turqi që edhe pse nuk fitoi ndeshjen. Ai u njoh me sportistë të shteteve të tjera dhe duke krijuar mardhënje shoqërore të reja.  Por ai, nuk është vetëm një sportist i mirë, por dhe një shok dhe nxënës shembullorë  që din ta alternojë mjaftë mirë kohën e tij. Mësusit e shkollës 9-vjecare “Selim Alliu”, shkollë kjo ku Argjendi zhvillon cdo ditë mësimin shprehen që ai është një djalë aktiv dhe që përpiqet shumë të mësojë. Shokëria e trajton atë si kampion dhe për të ato janë një mbështetje shumë e madhe dhe e pakrahasueshme, dukeqenë se në cdo ndeshje që ai zhvillon shokët dhe familjarët e tij e ndjekin me vëmendje.

Profesori Arjan Salkurit tregon për për vështirësinë e panumërta që ka hasur dhe po has për zhvillimin e këtij sporti në qytetin e Peshkopisë. Një nga vështirësitë ishte mosnjohja e llojit të sportit nga masa. Shumë prindër tregon ai, kishin hezitonin të regjistronin fëmijët e tyre në kurse për këtë arsye. Problemet  të shumta të cilat kanë  shoqëruar zotin Salkurti në hapjen e kësaj palestre kanë qenë mungesa e ambjenteve, fondeve për mirëmbatjen e mjeteve sportive dhe jo vetëm. Ai shpreson shumë që në të adhmen me kontributin e tij, të sportistëve dhe Federatës Shqipëtarë të TaeKwonDo të bëjnë të mundur që kjo palestër të mos mbetet kaq por të kthehet në “Klubi TaekwonDo Korabi” dhe të ketë mbështetje nga bashkia në bashkëpunim me federatën. Sipas tij këto talentë  kanë me të vërtetë nevojë për mbështetje sepse kanë me të vërtetë potencial kampioni. I mbetur peng nga vetja që nuk u bë kampion po punon pa pushim dhe pothuajse falas që të rinjtë Dibran ta kenë këtë mundësi. I kthyer nga shteti Grek, Arjani paguan taksat, qeranë dhe shumë detyrime të tjera pa marrë ndihmën e askujt, gjë kjo që duhet të vlerësuar maksimalisht nga të gjithë.  Përvec kësaj ky projekt që zoti Salkurti ka marrë përsipër  duhet ti bëhët më shumë promo që zëri të arrijë atje ku Arjani nuk mundet dhe për këtë gazeta jonë do mundohet të bëjë të pamundurën.

Por cfarë është ky sport për të gjithë ato që nuk e dinë?

Taekwondo është emri I artit marcial të kthyer në sport modern ndërkombëtar që është ushtruar prej rreth 20 shekujsh në Kore. Tipari kryesor i këtij sporti është luftimi i lirë. Të gjithë lëvizjet e tij bazohen në shpirtin e mbrotjes, meqënëse Taekwodo është zhvilluar si një mbrojtje kundër sulmeve të armikut.  Ky sport e ka origjinën nga Koreja e Jugut dhe përdoret për një sërë arsyesh; vetë-mbrotje, shendet fizik, rekreacion, si dhe zhvillim mendor dhe shpirtëror.  Është një sport që zhvillon, shpejtësinë, forcën, ekujlibrin,fleksibilitetin e hallkave të trupit dhe qëndrueshmërinë.

Samet Zagradi