Fisnik Hyka, një njeri plot energji pozitive


Më 1 prill 2020, u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare, Fisnik Izet Hyka.

Ai u lind në mars 1948 në Sopot të Dibrës. Shkollën 8-vjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa në vitin 1966 mbaroi shkollën ushtarake “Skënderbej”. Në vitin 1968 mbaroi me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, dhe menjëherë më pas, gjatë viteve 1968-1986 punoi si oficer në Gjirokastër, në funksione të ndryshme, deri Komandant Brigade.

Gjatë kësaj periudhe mbaroi edhe Akademinë Ushtarake dhe Kursin e lartë të filozofisë. Në vitin 1986 transferohet në Peshkopi me detyrën komandant brigade.

Në vitin 1991 emërohet Komandat Divizioni në Peshkopi, ndërsa një vit më vonë zgjidhet Deputet i Selishtës në Kuvendin Popullor.

Në vitin 1999 i rikthehet në Gardën e Republikës, ku punoi deri në vitin 2005. Në këtë kohë del në reformë.

Fisnik Izet Hyka gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake e civile ka qenë dhe ka treguar një përkushtim qytetar, mbarte e përcillte veti të larta njerëzore, çiltërsi, duke qenë një mik i mirë të për gjithë, një koleg i hapur dhe i mirëkuptueshëm, një  punonjës shteti i devotshëm, një familjar i mirë dhe një njeri që përcillte gjithmonë pozitivitet.

Ikja e tij ishte një humbje për familjen, por edhe një humbje për miqtë dhe kolegët, të cilët te Fisniku shinin një fisnik të vërtetë.

I paharruar do të mbetet për të gjithë ne përjetësisht!

Vexhi Gjoni, Shaban Cani, Andon Andoni, Karaman Qato, Musa Ricku, Avni Elezi