“Hasan Leka do të mbetet përherë mësues”

Një ditë ndryshe në shkollën nëntëvjeçare “Hasan Leka” Shumbat

Nga Shaqir Skarra

Dhjetë vjet ma parë erdhëm tek shkolla nëntëvjeçare “Hasan Leka” në Shumbat, erdhëm një grup ish-nxënësish të kësaj shkolle, kuadro e intelektualë të fushave të ndryshme, anëtarë të kryesisë së shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”. Erdhëm se atëherë me një vendim të Këshillit të Komunës Sllovë nga data 29 maj i vitit 2013 e në vazhdim kjo shkollë mban emrin e ish drejtorit të parë të kësaj shkolle, birit të fshatit Shumbat Hasan Leka, si dhe po me vendim të Këshillit Komunës Hasan Leka shpallej “Qyetar Nderi“ i komunës (pas vdekjes).…

Lexo më shumë

Ikja e një humanisti

Prof. dr. Ahmet Kamberi ishte një njeri i madh, i madh në madhështi

Nga Nazmi Koçi

E prita me trishtim të thellë ndarjen nga jeta të Prof. dr. Ahmet Kamberit, për të cilin sot mund të them thjeshtë që ishte njeriu i “M-ve” të mëdha.
Ishte i madh e shumë i veçantë në profesion e në shkencë ku me gjithë përpjekjet që mund të bëjë çdokush tjetër që ka zgjedhur këtë fushë në misionin e ruajtjes së jetës e përmirësimit të cilësisë së saj, është vështirë të rrokë nivele të tilla.…

Lexo më shumë

Mes interesave kombëtare dhe shqetësimeve lokale: Debati rreth projektit të HEC-it të Skavicës 

Simulim i projektit te Skavices me dy nivele dige, 385 meter blu e theksuar dhe 450 blue e hapur. Burimi : https://bankwatch.org/project/skavica-hydropower- plant-albania, parë për herë të fundit më 08/04/2024

Në kuadër të anëtarësimit në BE, Shqipëria disponon mjaft mekanizma financimi për të zhvilluar kapacitetet e saj në fushën e energjisë së rinovueshme, në mënyrë që ky tranzicion energjetik të mos ketë kaq pasoja negative. Autoritetet kombëtare dhe lokale duhet të marrin informacion nga BE në lidhje me mundësitë e financimit, në mënyrë që të vënë në jetë projekte alternativ

Nga Roland MARKU *

Ndërsa bota kërkon zgjidhje për të ulur emetimet e gazrave me efekt serë dhe për t’ju përgjigjur kërkesës në rritje për energji, projektet hidroenergjetike shihen gjithnjë e më shumë si një alternativë premtuese.

Lexo më shumë

Dritë në tunelin kryesor të rrugës së Arbrit. 

Foto ilustruese: Pamje nga tuneli i Murrizit. /Foto: Rruga e Arbërit

Ditën e djeshme (21.12.2023) është bërë i mundur bashkimi i dy anëve të tunelit kryesor të Murrizit në Rrugën e Arbrit.
Ky çast është pritur prej kohësh, por lajmet për problematika gjatë punimeve, që autoritetet i kanë cilësuar si “gjeologjike”, kanë sjellë vonesë në punimet e rrugës.
Burime nga fronti i punës thonë për gazetën Rruga e Arbërit se kishte dyshime se bashkimi do të kishte probleme, për shkak të terrenit të vështirë, por gjithçka shkoi sipas parashikimit.
Lexo më shumë

Revista LIFE në Nju Jork: 
Kriza shpirtërore e Nënë Terezës sipas sociologut Gëzim Alpion 

Arben Çokaj

Frankfurt am Main, 11 dhjetor 2023

Ne korrik 2020, Bloomsbury Academic botoi në gjuhën angleze në Indi, Angli, Amerikë dhe Australi monografinë e Gëzim Alpion Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj). Edicioni i dyte i librit doli në 2022 and i treti më 10 Tetor 2023, që përkoi me përvjetorin e lindjes së autorit.

Lexo më shumë

Autorë dibranë në panairin e librit

Botime të reja nga Agron Tufa, Artan Gj. Hasani, Shaban Sinani, Flutura Açka, Xhafer Martini, Ahmet Prençi, Bujar Kapexhiu, Alban Tufa, Haki Stërmilli, Xhelal Ndreu, etj.

Panairi i 26-të i librit është hapur sot në Tiranë në ish-Pallatin e Kongreseve. Në këtë panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Në këtë panair ka një prani të shtuar të librave nga autorë të njohur dibranë.…

Lexo më shumë

Nazmi Drizi: Është krim t’i lëmë tokat pa punuar

Në foto: Nazmi Drizi duke treguar fushat djerrë. “Nga ish-qendra e fermës deri në Drin të Zi, gjithçka që të zë syri është pothuajse bosh. Tokë e papunuar. Tek-tuk duket ndonjë dorë njeriu që ka rindërtuar diçka, por pamja, që i ngjan djerrinës, është e dhimbshme. Kjo edhe për Nazmiun”

Në tokat e Nazmi Drizit, kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi

“Kjo qeveri nuk dëgjon, sepse kjo qeveri nuk është e popullit. Një qeveri e popullit vjen këtu, ulet rrafsh me popullin dhe shikon me sy çfarë humbet. Kjo fushë që të kap syri, deri në mestë maleve – dhe bën me dorë nga Kastrioti në Sinë, – do të mbulohet.

Lexo më shumë

Editorial 
200

Ky është numri i 200-të i gazetës. Muaj pas muaji kemi ardhur midis jush, duke u përpjekur të sjellim më të mirat nga Dibra: historinë, kulturën, artin dhe gjithçka që ka të bëjë me aktualitetin, problematikat e përditshme që ndeshemi.
Disa çështje jetike për komunitetin, jo vetëm në Dibër, por kudo ku ndodhen dibranët, jemi përpjekur t’i mbajmë të hapura dhe t’i pasurojmë vazhdimisht me lajme, analiza, opinione…
Ne jemi te numri i 200-të, pasi kemi pasur mbështetjen e lexuesve dhe bashkëpunëtorëve.…

Lexo më shumë

Koçaj – fshati i vendosur mbi një qytet misterioz të varrosur

Katundi i qefalinjve dhe kampionëve të botës

Fshati ka burime ujore të konsiderueshme, ndërsa arteria kryesore lumore është përroi i Balgjait, afro 9.2 km i gjatë, që buron nga liqenet akullnajore të sheshit të Balgjait.

Nga Adriatik Balla*

Në gjirin e Bulqizës së Vjetër ndodhet fshati Koçaj, i cili pozicionohet në të majtë të rrjedhjes së Zallit të Bulqizës. Ky fshat ka kufi perëndimor kurrizin e Balgjait, nëpërmjet të cilit ndahet nga pellgu i Matit.…

Lexo më shumë

Kultivuesit e bimëve mjekësore në Dibër ndeshen me vështirësi

Në fermën e z. Dorjan Çenga, njëri nga përfituesit e projektit “Mbështetja e të rinjve fermer në Qarkun Dibër për të rritur të ardhurat e tyre ekonomike nëpërmjet kultivimit të Bimëve Mjekësore Aromatike (GREEN ECONOMY)”, i cili financohet nga Bashkimi Europian nëpërmjet Volontari Nel Mondo – RTM Albania. Çenga ka mbjellë më shumë se 2 dynym tokë lule ciani dhe tërfil të kuq. Foto: SHERM

Brandimi i bimëve mjekësorë të Dibrës, një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat dhe për të siguruar vazhdimësi

Peshkopi, 30 qershor 2023 – Dorjan Çenga është njëri nga 6 fermerët ka marrë ndihmën e nevojshme tekniko-financiare për kultivimin e lule cianit dhe tërfilit të kuq. Në një sipërfaqe për më shumë se 2 dynymë tokë, ai po kultivon këto bimë mjekësore në kuadrin e projektit “Mbështetja e të rinjve fermer në Qarkun Dibër për të rritur të ardhurat e tyre ekonomike nëpërmjet kultivimit të Bimëve Mjekësore Aromatike (GREEN ECONOMY)”, i cili financohet nga Bashkimi Europian nëpërmjet Volontari Nel Mondo – RTM Albania, 

Gjatë një vizite në fermën e Dorjanit, z.

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 6 161