Deklarata kundër eliminimit të tunelit të Qafë Murrizit përcillet gjerësisht nga mediat


Dr Gëzim Alpion

Birmingham, United Kingdom

Deklarata e Gupit të Lobimit, “Jemi kundër çdo projekti që eliminon tunelin e Qafë Murrizit”, e datës 3 Tetor 2016, vazhdon të përcillet gjerësisht nga disa prej gazetave, televizoneve, revistave dhe portaleve më të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Si gjithmonë, peticioni ynë vazhdon të përkrahet edhe nga mediat në Disaporë, veçanërisht në Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada, Itali, Norvegji, Belgjikë dhe Zvicër.

Më poshtë vijon një listë e përzgjedhur e mediave që i kanë bërë jehonë deklaratës së lart përmendur.

Ndërkohë, vërejmë me kënaqësi se numri i nënshkruesve të peticionit online vazhdon të rritet. Gjithashtu, po intesifikohen përpjekjet e intelektualëve dibranë në Tiranë për tu angazhuar vullnetarisht për rritjen e nënshkrimeve në formularë nga njerëz që nuk mund të nënshkruajnë online. Se shpejti do tju njohim me disa prek këtyre intelektualëve të cilët, megjithëse nuk banojnë më në Peshkopi, vazhdojnë të jetojnë gjithmonë me shqetësimet e banorëve të zonës së Dibrës.