Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë


Bashkia Dibër me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Suedisë në bashkëpunim me Qendrën Agritra Vizion dhe AZHR me datë 9 dhjetor 2016 zhvilluan para Pallatit të Kulturës Peshkopi mbylljen e fushatës ndërgjegjësuese: “16 Ditë Aktivizim kundër dhunës ndaj gruaj dhe dhunës në familje”. Me këtë rast, Zamira Gjeleshi, një nga organizatoret e veprimtarisë, përzgjodhi për gazetën disa krijime në poezi dhe prozë të nxënësve, të cilat kanë në qendër dhunën në familje. Redaksia vendosi t’i botojë këtë numër dhe numrat e ardhshëm. Ritheksojmë se gazeta mbetet e hapur për botimin e tregimeve, poezive dhe krijimeve të tjera artistike të nxënësve dhe talenteve të reja nga të gjitha shkollat e qarkut të Dibrës.

Nga Ilda MUKA

Unë e di çfarë do t’i tregoj vëllait; nuk kam nevojë që më mësoni. Ka kohë që i kam zgjedhur fjalët.
Unë i tregoj , që kur kam qenë e vogël, e brishtë, e më thirrnin engjëll, ndërsa ai ishte djalli që më pushtoi trupin. Atë ditë të acart dimri, në një eskursion në mal, unë e humba pafajësinë – më vranë. Aty më poshtëruan e më nxorrën shpirtin.
Ai vetëm sheh e nuk më kupton, por unë nuk do të ndalem.
Çdo natë prej asaj dite të mallkuar lahem me ujë të nxehtë, duke u munduar që të pastroj trupin prej shenjave nga goditjet.
Çdo natë fle me dritare hapur të marr ajër, sepse akoma më zihet fryma.
Sytë e tij mbushen me lot, ndërsa unë tregoj plagët e hapura në lëkurë dhe në zemër.
Me siguri mendoni, që jam e ashpër, por shpirti im nuk ka me mundur me mbajtë të fshehur në xhepa barrën e rëndë të kujtimeve.
E puthi në ballë Engjëllin, që më nxjerr nga kasolljae dhimbjes, ku kam mbyllur veten.
Mami është ajo, që më mjekonplagët dhe mbjell lule në brinjët e mia të thyera prej dhimbjes.
Babi nuk më sheh asnjiherë si viktimë, po si luftëtare; plagët m’i sheh si shenja të bekuara të mbijetesës.
Vëllai im më sheh ashtu si unë kurrë nuk mund të shoh veten – si qenie e paqtë, e cila kurrë nuk është ndotur nga ndyrësia e krimit.
Kur shoh veten në pasqyrë, është ai që këmbëngul që një qenie kaq e bukur si unë kurrë nuk ka shkel në këtë tokë.
Ai më fal një pjesë të pafajësisë dhe të lumturisë që mëvodhën.
Unë e dua vëllain tim dy herë; nji herë se e kam vëlla, dhe nji herë se ai është Engjëlli që më do, kur unë nuk mund të dua veten.
Pra, unë i kam zgjedh fjalët, prandaj nuk dua që të më tregosh se çfarë do t’i them unë vëllait tim, po dua të më tregosh se çfarë do t’i thuash ti, motrës tënde!