“Hazis Ndreu me nëntë fusha”

Karrikaturë nga Bujar Kapexhiu

Hazis Ndreu ishte njëri ndër njohësit më të mirë të trevës dibrane, meqë është autor i disa studimeve historike.

Hazis Ndreu është një figurë e madhe e artit dhe historisë sonë kombëtare. Talenti i tij, qysh në fëmijëri ka reflektuar bindshëm në disa fusha artistike, ndaj jo më kot artisti ynë i talentuar Bujar Kapexhiu, tha: Dibra me nëntë male, Hazis Ndreu me nëntë fusha!…

Lexo më shumë

Jordan Daci, dibrani që dëshiron të bëhet Avokati i Popullit

Qysh se është formuar shoqëria njerëzore, u vu re se i forti e rrihte të dobëtin, se njeriu që kishte pushtetin bënte çfarë të donte me të papushtetshmin dhe se kishte shumë padrejtësi të kësaj natyre. Atëherë, kryesisht filozofët e lashtësisë menduan se duhet instancë e drejtësisë, që të vendosë balancat, që të dënojë të fortin në rast se abuzon me të dobëtin, mos të letjohet padrejtësia, mos të shkatërrohet natyra, mos të preken liritë themelore të njeriut.…

Lexo më shumë

Robinjë e qenies tënde

Një tingull mund të jetë një fije shpëtimi, një psherëtimë mund të shndrrohet në shpresë, një frymëmarrje mund të ndriçojë një iluzion…
Por jo…
Jetoj e ngujuar në një dhomë boshe ku nuk ka asgjë, veç ofendimeve dhe keqtrajtimit tënd…
Është shumë e çuditshme mënyra se si më ke tjetërsuar…Tani nuk mbaj më unin tim të rreshkur ndër vite, jam robinjë e qenies tënde, dëshirave dhe ëndrrave të tua…
S’më mbetet gjë tjetër, vetëm të uroj errësirën rreth meje, rrënimin dhe gjunjëzimin para teje.…

Lexo më shumë

Marko Alia, kënaqësi e madhe në shtëpinë e Lacios

Foto: De Cesaris / gazzettaregionale.it

Marko Alia, 17 vjeçari dibran, është njëri nga talentet e rinj të Lacios. Alia luan si portier me ekipin e U17 të Lacios dhe në mbyllje të fazës së parë të kampionatit për këtë moshë u shpall njëri nga 11 lojtarët më të mirë.
“Gjatë pjesës së parë të sezonit djaloshi bardhekaltër ka pasur ditë të vështira, por ai nuk është dorëzuar dhe ka arritur paraqitje shumë pozitive.…

Lexo më shumë

Dhuna ndaj gruas…

Drita ishte e hirtë me një horizont shurdh. Shiu binte si me përtesë e ankim, kur përplasej në qelqin e dritares dukej sikur rënkonte me një zhurmë të mbytur. Ajo vështronte dridhjen e atyre pikëzave prej të cilave qelqi dukej i mallëngjyer. Fytyra i kishte marrë ngjyrë balte gjë që të linte të kuptoje menjëherë, që kishte një shpirt të trazuar e mendjen e kishte gjetkë.…

Lexo më shumë

Mehdi Cani, figurë e shquar e mjekësisë kombëtare

Mehdi Cani ishte organizator i talentuar që nga dita e parë kur veshi bluzën e bardhë më 1958 në spitalin e Bulqizës e deri ditën kur e hoqi atë.

Shërbimi shëndetësor i rrethit të Dibrës para Luftës së Dytë Botërore, po të mos merret parasysh dërgimi i ndonjë mjeku për fushata të ndryshme pranë Bashkisë apo ndonjë mjeku që bënte pjesë në formacionet ushtarake që kalonin në këto anë, ishte pothuajse inekzistent.…

Lexo më shumë

Adem Islam Hoxha i Çidhnës, heroi i rezistencës ndaj monarkofashistëve grekë

Njëqint vjet më parë, më 9 janar 1917, në Çidhën të Dibrës lindi Adem Islam Hoxha, emri i të cilit hyri në historinë e kombit për aktin e pashembullt heroik në rezistencën ndaj monarkofashistëve grekë, gjatë provokacioneve të njohura të gushtit të ‘49.tës. I mbetur jetim që 6 muash, pasi babai Islami dhe nëna, Lihja i vdiqën nga epidemia e tifos e vitit 1917, Ademi do të rritej dhe edukohej nga gjyshi i tij, Abdurrahmani (Hoxhë Kuta).…

Lexo më shumë

Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

“Një britmë shurdhuese,disa tinguj të një frymëmarrjeje të lodhur ,fytyrë e saj që mbytet në det lotësh dhe guaskë e krenarisë që i humb në shkretëtirën e mëkatit të tjetrit pasohen nga zhurmë hapash të një kolonizatori jetësh, nënqeshje djallëzore dhe vështrimi ulkonjar i atij,që është dhe burgu shpirtëror i asaj.” Këto janë vetëm disa detaje nga qoshet e errëta të situatave ndërmjet çifteve shqiptare ,të cilat vazhdojnë të përbalten dhe në rrethanat e ditëve të sotme nga llumi i injorancës, që i ka përlyer tashmë mendimet e shumë meshkujve të prangosur nga padija.…

Lexo më shumë

Fredi i vogël me zemër të madhe

Tirana, e madhe disi në raport me qytetet e tjera shqiptare, ofron argëtim, kënaqësi, dëshirë paksa për të jetuar, por se edhe kaq padrejtësi, realitet të ashpër, e tillë shndërrohet hera-herës. Kryeqyteti është i ashpër për njerëzit normalë në kuptimin fizik të fjalës, e lëre më pastaj për ata që për një apo tjetër arsye, në jetë kanë pësuar ndonjë dëmtim fizik, vuajnë nga ndonjë sëmundje apo janë shtresa të margjinalizuara të shoqërisë.…

Lexo më shumë

Elegji për Bajkenin

Para disa ditësh përcollëm në banesën e fundit Bajkenin, njeriun tonë të dashur të zemrës.
U nda nga jeta në mënyrë kaq të shpejtë e të papritur e në moshë të re, duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, vajzën, Imeldën, vëlla Dritanin, kushërinjtë, miqtë dhe gjithë shokët e punës, të cilët e kishin si vëlla. Na la pas hidhërim e dhimbje.…

Lexo më shumë
1 2 3