P o e z i : “Udhë në pasqyrë”

Ahmet Prençi


KULLA

Po shembet kulla në fshat
i ka rënë suvaja, hatullat, parvazet;
Muret mezi mbahen në erën e thatë
siç mbahen me paterica sakatët…

e anuar kulla.
i dhëmbin ijet.
Kurrizi i dalë.
Reumatizma ia ka mpirë këmbët;
Me syze miopi anuar në një anë,
si nallane i kërcasin dhëmbët.

Qindra vjet do të rronte kulla
Ndërtuar me gurë e gëlqere safi;
e shkretë vatra e udha pa njerëz
vdes dhe Planeti po s’pati njeri!…

Lexo më shumë

Ç’KEMI ASAJ DIBRE
Nga Bujar Karoshi

 


Tetor 2016


Ky muaj ka qenë i begatë për Dibrën. Deputetë, ministra, qeveritarë, drejtorë, opozitarë, kryetarë partish, të huaj, vëzhgues, shoferë, pastrues, të larguar e të harruar, iu rikthyen Dibrës së paku për një vizitë. Bënë ndonjë fotografi për të hedhur në Facebook, hëngrën jufka me çull a mish pule dhe u rikthyen në Tiranë. Sigurisht, me fitore. Zgjedhjet mbaruan.…

Lexo më shumë

Anekdoda postelektorale

Tre ditë para zgjedhjeve një grup vëzhguesish të zgjedhjeve ishin në Peshkopi. Një mëngjes, duke dalë nga Dobrova, njëri prej tyre, që e pinte duhanin shumë, pa që i kishin mbaruar cigaret. Dyqanet ishin mbyllur. Diku në dalje të qytetit, pa një xhip që po ecte trotuarit dhe mbante një cigare ndezur.

Ndaluan makinën dhe ai që pinte duhan – ishte edhe vetë dibran, e pyeti xhipin:

– Mimgjes o kushaj, i foli Xhipit!…

Lexo më shumë