Dhuna ndaj gruas…


Drita ishte e hirtë me një horizont shurdh. Shiu binte si me përtesë e ankim, kur përplasej në qelqin e dritares dukej sikur rënkonte me një zhurmë të mbytur. Ajo vështronte dridhjen e atyre pikëzave prej të cilave qelqi dukej i mallëngjyer. Fytyra i kishte marrë ngjyrë balte gjë që të linte të kuptoje menjëherë, që kishte një shpirt të trazuar e mendjen e kishte gjetkë. Sytë e saj dukeshin sikur mbartnin në vetvete të qarën, por pa lot.
Duke ndenjur përballë dritares, zhytur tërësisht në një gjendje plogështie të trishtuar dëgjoi përplasjen e derës që u duk sikur e përmendi. Dëgjoi hapa prapa shpine dhe ndjeu t’ia përshkonin trupin mornica të tëra frike. Nuk e hapi gojën. E parandjeu atë që do të ndodhte. Një dorë u zgjat prapa krahëve të saj dhe e kapi nga flokët duke e rrëzuar në dysheme. Goditje të njëpasnjëshme pasuan. Ajo s’arrinte të mbushej me frymë. Faqet iu njomën. Nuk duroi më dhe një klithmë rrënqethëse u shkëput prej shpirtit të saj të trazuar e plasi nga goja si një dinamit. Mbase kjo klithmë bëri të shuheshin goditjet. Të paktën për pak. Gruaja u ngrit duke shtrënguar barkun me njërën dorë dhe duke fshirë njomën e faqeve me kurrizin e dorës tjetër. E njëjta situatë çdo ditë…
Nuk e kuptonte këtë njeri. Acarohej për gjëra absurde. Bërtiste nëpër shtëpi siç bërtasin ata që kanë një dërrasë mangët. Prishte, rrëzonte çdo gjë përret, kur nuk kishte më asgjë për të thyer dhe prishur, ikte. Ikte për t’u kthyer edhe më i acaruar dhe tërë acarimin e shfrynte te ajo gruaja e tij. Nuk kishte dashur kurrë asgjë prej tij, vetëm t’a linte të qetë. Nuk e kishte lidhur jetën me këtë njeri me deshirën e saj , por me vullnetin e tjerëve. Nuk i kishte thënë kurrë qoftë edhe një fjalë të keqe e përsëri ai jo vetëm që s’bëri gjë për t’a parë të lumtur, por edhe atë copëz lumturi ia vodhi e ia hodhi tej.
Ndërkohë që po mendonte këto, ishte ulur sërish në qoshen e saj të vetmuar , në të vetmin vend ku gjente prehje. I shoqi ishte larguar, me siguri ishte duke u kotur rrugëve me shpresën se do të mund të gjente diçka tjetër për të gjuajtur e për të shfryrë inatin që një zot e dinte nga ku i buronte. Shiu kishte pushuar. Shikonte udhën ngjyrë portokalli që linte dielli kur fshihej pas reve ,yjet që ndizeshin njëri pas tjetrit dhe nuk kishte si të mos e kaplonte një ëmbëlsi gjysmë e shuar, por ngushëlluese . Sapo kishte rënë nata dhe veli ngjyrë blu i hedhur në qiell si një pelerinë e magjepsur e zbukuruar prej yjesh të shumtë kishte shuar çdo gjurmë të portokalltë të pak çasteve më parë.
Rrinte ashtu duke kundruar me syteë gjysmë të perënduar, sa pamjen jashtë dritares, sa avullin që linte frymëmarrja e saj që ndërpritej herë pas here. Ndjeu akullsinë e dritares t’a përshkonte tej për tej . Ashtu ishte edhe ajo: e ftohtë, e akullt dhe me ndjenja të mbytura. Vitet e kaluara nën peshën e trishtimit dhe vuajtjes , kishin veshur zemrën e saj me ftohtësi dhe do të duheshin shumë pranvera që të shkrinin akujt. Dikur kishte qenë ndryshe. Nuk e kuptonte as vete ndryshimin që kishte pësuar ëe në momentin e parë që shkeli në këtë shtëpi. Dikur kishte patur një buzëqeshje plot shkëlqim në fytyrë , të tillë që do të dashuroheshin dhe gurët! Dikur, por jo më. Kjo buzeqeshje i kishte ikur përgjithmonë bashkë me ikjen e vajzërisë së saj ku kishte kujtimet më të bukura. Por kujtimet i ishin mjegulluar aq shumë saqë shpesh nuk arrinte të kuptonte në kishin qenë reale apo ishin thjesht një fryt i imagjinatës së saj… Koka po i pëlciste prej pyetjeve pafund që kishte . Pse nuk e shmangu martesën me atë përbindësh që kishte në vend të një bashkeshorti? E përse, dreqi ta hajë , përse? Pse i duhej të vuante prej atij të marri sa herë që ndonjë gjë shkonte keq? Përse i duhej të duronte dhe të ishte e detyruar të kyçte gojën? Ç’faj bëri e zeza që i shoqi i përbalti dinjitetin pështyu mbi lumturinë e saj qe ia shkërmoqi zemrën pa mëshirë, duke e bërë mijëra copëzash pa shprese ngjitje? Mbase,do të kishte qenë ndryshe nëse ai do të shkollohej. Ku i dihet? Mund të kishte mësuar ndonjë rresht mbi të drejtat e grave. Mbase, do të kishte mësuar të vetëpërmbahej. Mbase, do të ishin të lumtur… Po ku ishte lumturia e saj? E ndiente veten krejtësisht të padobishme . Si një frymë më shumë mbi dhe . E pa vlere ja ç’mendonte se ishte! Plehu i asaj bime që nuk arriti të lulëzonte në ‘kopshtin e saj’ . I asaj bime të rrallë që quhej …lumturi…
Por , përsëri thellë brenda vetes , shpresa për më mirë nuk i ishte shuar. Do të shuhej vetëm kur të ikte dhe vetë nga kjo botë. Me siguri po të ikte askush nuk do ta vinte re. Do të ikte sikur të mos kishte ardhur kurrë! Po ai , i shoqi , si do të ndihej ? Ah, sikur t’i shihte ata sytë e tij të lotonin për të! Boll kishin lotuar të sajat!
Në çast i vetetiu në kokë ideja që e mundonte kohët e fundit. Në fund të fundit , pse ta zgjaste më kot? U ngrit nga qoshi i saj I heshtur duke prekur ëdo cep të tijin me mallëngjim. Ecte ngadalë , fare ngadalë. Shikonte përreth duke lëvizur kokën me mundim sa në njerën anë sa në tjetrën, e lotët nuk shtereshin. E kishte vendosur! Shpejtoi hapat drejt kuzhinës. Në dysheme kishte kudo copëza pjatash e gotash të thyera. Nuk i bënë përshtypje, ndonëse po i gërvishtnin këmbët. Në mes të gjithë asaj rrëmuje mbi dyshemene e kuzhinës arriti të dallonte me vështirësi atë që sytë po i kërkonin. E mori ndër duar dhe ndjeu zemrn t’i rrahe fort. Po ! Ishte thikë ! Britma të gjata e të çjerra dolën që nga thellesitë e shpirtit të vuajtur prishën heshtjen e ambientit të vdekur përreth. Nuk u besonte syve! Njollat e gjakut kishin ndotur dyshemenë . Për çudi ndihej e lehtësuar. Sytë po i perëndoheshin ngadalë. Nje buzëqeshje e vakët ia veshi fytyrën e saj. Çfarë ? Po vdiste dhe nuk kishte njeri përreth për t’i mbajtur duart? Po largohej pa e parë dhe një herë të shoqin ? Mbase më mirë të mos e shihte!! Fryma po i ndalej. Buzët iu mbyllën duke finalizuar dhe mbylljen e syve.u shtri sa gjerë e gjatë ende duke mbajtur thikën në duar. Mori fund …
Heshtje. Me ne fund ishte larguar nga kjo bote prej se ciles vetem vuajtje pati .U ngjit atje lart, e prej andej mund te shihte e te bente cdo gje qe i thoshte zemra e saj. Ishte shkrire tashme zemra e akullt. Fytyren e saj e pershkonte perseri buzeqeshja plot shpirt e diteve te vajzerise. Heh,per here te pare pas shume kohesh, ishte e lumtur, ndonese ne nje bote tjeter!
Olta Shehu, Klasa: IX-a,
Shkolla: “Demir Gashi”Peshkopi