Marko Alia, kënaqësi e madhe në shtëpinë e Lacios


Foto: De Cesaris / gazzettaregionale.it

Marko Alia, 17 vjeçari dibran, është njëri nga talentet e rinj të Lacios. Alia luan si portier me ekipin e U17 të Lacios dhe në mbyllje të fazës së parë të kampionatit për këtë moshë u shpall njëri nga 11 lojtarët më të mirë.
“Gjatë pjesës së parë të sezonit djaloshi bardhekaltër ka pasur ditë të vështira, por ai nuk është dorëzuar dhe ka arritur paraqitje shumë pozitive. Për ta vërtetuar këtë, ka ardhur së fundmi dhe ftesa për t’u bërë pjesë e kombëtares Italiane në kategorinë U17. Kjo është një provë e pakontestueshme se sa është pjekur ky lojtar”, shkruan për Alinë “Gazzetta Regionale.it”, në një shkrim kushtuar 11 lojtarëve më të mirë.
Po kjo gazetë i kushtoi edhe një shkrim të posaçëm djaloshit dibran, i cili ishte i përzgjedhur nga tekniku i kombëtares italiane për moshat, Emiliano Bigica.
Nga 60 lojtarë të mbledhur, Alia ra në sy për talentin e shfaqur në portë.
“Një nga të përzgjedhurit e teknikut ishte dhe portieri Marco Alia, shkruan Gazzetta Regionale.it, i cili luan me U17 e Lacios. Alia gjatë turneut luajti si portier i skuadrës së Jugut, dhe në ndeshjen me skuadrën e të përgjedhurve të Veriut të Italisë skuadra e Jugut fitoi 2-0, ndërsa në ndeshjen me skuadrën aktuale të kombëtares italiane U17, Jugu fitoi 3-2.
Në shkrimin e saj gazeta sportive italiane shkruan se “Duke u shprehur për emocionet e thirrjes për të luajtur me të kaltërit, Alia thotë: “Jam shumë i lumtur për thirrjen që më është bërë për të luajtur me Kombëtaren, por gjithashtu mund të them se nuk jam suprizuar shumë, pasi jam i bindur se puna e fortë të shpërblen gjithnjë. Unë jam stërvitur shumë dhe gjithashtu gjatë lojërave kam luajtur shumë mirë. Pavarësisht, emocioni është shumë i madh, sidomos kur mendoj se do të vesh bluzën e Kombëtares italiane, si dhe të hyj në Coverciano, ku luajnë kampionë të vërtetë. Mendoj se kjo është ëndrra e çdo fëmije, dhe unë kam arritur ta realizoj, dhe gjithashtu e marr si një stimul për të vijuar të jap maksimumin edhe më tej.”
Alia i ka idetë shumë të qarta dhe vijon të shprehet për GazzettaRegionale.it: “Këtë përvojë e konsideroj një pikënisje, pasi pikësynimi im është të marr thirrje për në Kombëtare edhe në kategoritë më të larta, dhe ndoshta një ditë të luaj në Evropian. Jam i vetëdijshëm që duhet të punoj akoma shumë, shumë, shumë. Nga një sezon në tjetrin jam përmirësuar, dhe e ndjej se në çdo ndeshje që luaj fitoj më tepër siguri. Gjatë këtij sezoni kam marrë shumë oferta për të luajtur me skuadrat e të rinjve (Primavera), dhe kjo e pasuron bagazhin tim.”

Portieri dibran i të rinjve të Lacios po shkëlqen në ekipin kombëtar të të kaltërve U17. Alia pas ndeshjes së parë me të kaltrit: “Puna e mirë, të shpërblen gjithnjë”.
Marko është tani një lojtar që premton dhe me vendosmërinë që ka treguar tani i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një portier i mirë. Atij nuk i mungon vullneti për të punuar dhe për të kërkuar çdo ditë e me shumë nga vetja”

Sektori i te rinjve të Lacios është në rritje e sipër e këto shembuj tregojnë se shqiponjat e reja po vishen me bluzat e kaltra gjithnjë e më shumë. Kënaqësi e madhe në shtëpinë e Lacios.
Babai i Markos, Gazmir Alia, është nga ata shqiptarë që e ka gjetur lirinë e tij përmes punës dhe sakrificave. Ai ka ikur me gomone në Itali në vitin 1996, dhe tani është njëri nga modelet e suksesshme të emigracionit shqiptar.
Ai thotë për gazetën “Rruga e Arbërit” se është përpjekur të trashëgojë tek i biri vullnetin dhe pasionin për të fituar përmes punës atë që i takon.
“Marko është tani një lojtar që premton dhe me vendosmërinë që ka treguar tani i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një portier i mirë. Atij nuk i mungon vullneti për të punuar dhe për të kërkuar çdo ditë e me shumë nga vetja”.
Gazmiri tregon se Markon e kanë ndjekur në stërvitje edhe Bogdani dhe ndoshta në ditët që vijnë një ftesë nga ekipi kombëtar shqiptar i kësaj moshe mund të shkojë.
Por mes dilemave nëse do të luajë për U17 të Shqipërisë apo Italisë në të ardhmen, Marko nuk preferon të përgjigjet. “Energjitë e mia janë të fokusuara te stërvitja. Të tjerat do t’ia lëmë kohës”, – thotë ai.
Alia është i dyti lojtar nga Fushë-Alia që luan në ekipet e moshave në Itali. Talenti tjetër quhet Aleksandër Përnezha, i cili luan si sulmues në ekipin e Albereta San Salvi, për moshën U20, për të cilin mediat e përtej detit nuk kanë munguar t’i thurin elozhe.
Përgatiti: Edval Zoto