Staraveci, ballkoni i Dibrës


Nga ky fshat kanë dalë figura të spikatura në profesione të ndryshme si mësues, pilotë, ushtarakë, biznesmenë, të cilët i kanë dhënë një ndihmë jo të vogël vendit.

Është vetëm 1.3 km larg qendrës, në pjesën veriore të qytetit të Peshkopisë, pjesë e njësisë administrative (qendër) Tomin. Një nga fshatrat më të mëdhenj të rrethit Dibër, i ndërtuar kryesisht nga familje të ardhur nga fshatrat më të thellë, duke qenë se pozitat gjeografike ishte më e favorshme për një jetesë më të mirë dhe më të lehtë. Hijerëndë qëndron sipër qytetit, si për të treguar që ky vend ka qenë bazë e shumë luftërave, ngjarjeve të rëndësishme të historisë.
Quhet ndryshe “Ballkon i Dibrës”, epitet ky i marrë, duke qenë se nga aty shihet një panoramë fantastike e qytetit. Në pika të ndryshme strategjike mund të shihet çdo lagje apo pjesë të rëndësishme. Staraveci shërben edhe si urë lidhëse me qytetin, të fshatrave Bahute, Shimçan, Zimur si dhe për bjeshkët fantastike të Gramës, të cilat i shoqëron një bukuri e pashoqe. Kultura dhe tradita qëndrojnë të lidhura fort me njëra-tjetrën në këtë vend, duke e bërë që normat shoqërore, edukativo-fetare dhe tradicionale të mbeten akoma një trend. Bazat fetare myslimane respektohen pothuajse nga të gjithë, por besimtarë të devotshëm janë më të paktë në shifra.
Numri i familjeve që jetojnë në fshatin Staravec ka ardhur duke u ulur, si pasojë e lëvizjes së popullsisë në zonat urbane. Rreth viteve 2000 në atë zonë jetonin rreth 170 familje, ndërsa në ditët e sotme ky numër ka rënë ndjeshëm në 120.
Nga ky fshat kanë dalë figura të spikatura në profesione të ndryshme si mësues, pilotë, ushtarakë, biznesmenë, të cilët i kanë dhënë një ndihmë jo të vogël vendit. Pjesa më e madhe e fëmijëve nga mosha 10-18 vjeç arsimohen në shkollat e qytetit, me mendimin e një arsimi më cilësor dhe më avangard.

Quhet ndryshe “Ballkon i Dibrës”, epitet ky i marrë, duke qenë se nga aty shihet një panoramë fantastike e qytetit. Në pika të ndryshme strategjike mund të shihet çdo lagje apo pjesë të rëndësishme. Staraveci shërben edhe si urë lidhëse me qytetin, të fshatrave Bahute, Shimçan, Zimur etj…

Historia dhe njerëz të ndryshëm shprehen disi në kontradiktë për origjinën dhe historinë e këtij vendi, duke dhënë versione nga më të ndryshmet.
Emri i këtij fshati thuhet se vjen nga gjuha sllave, “Staro”, një udhëheqës i madh në luftën kur vendi ishte i pushtuar serbët shumë kohë më parë. Staravec, më konkretisht “vendi i Staros”. Ekonomia e këtij vendi kryesisht varet nga emigracioni, bujqësia dhe bizneset private. Ka një ekonomi jo shumë të zhvilluar, pasi edhe investimet në këtë fshat prej 20 vitesh lënë për të dëshiruar. Rruga kryesore që lidh fshatin me qytetin është një nga rrugët më të amortizuara dhe të rrezikshme të rrethit, edhe pse është një distancë mjaft e vogël. Kanalizimet, uji i pijshëm, ai vaditës dhe mungesa e vendeve për sistemimin mbeturinave janë problemet më të shumta që shqetësojnë këtë popullatë. Terreni malor i këtij fshati bën që vështirësitë e banorëve të shtohen sidomos në stinën e dimrit, pasi vështirësia për të lëvizur shtohet ndjeshëm. Transporti i njerëzve bëhet nëpërmjet fugonëve,makinave private dhe në të shumtën e rasteve edhe ne këmbë, pasi distanca nuk është shumë e madhe. Jetesa në këtë fshat nuk është edhe aq e thjeshtë: – shprehen banorët, pasi kiza ekonomike dhe papunësia e madhe nuk ka shpëtuar pa i prekur dhe ato. Ndihma ekonomike, siguruar nga shteti, nuk përmbush nevojat bazë të këtyre banorëve. E veçantë nga të gjithë vendet, ndoshta dhe në Shqipëri, janë llixhat me ujë kurativ, një vlerë mjaftë e madhe që një pjesë e madhe e tyre janë në trojet e fshatit Staravec.
Lajthia është një tjetër e veçantë e këtij fshati, pasi i gjithë mali i Staravecit është mbushur me bimën e lajthisë, produkt ky mjaftë i kërkuar dhe i konsumueshëm. Pjesa bujqësore dhe blegtorale luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e këtij fshati, pasi shteti mundohet t’i mbështesë duke përdorur grante apo subvencione në ndihmë të tyre.
Molla, arra, patatja, qershia janë produktet të cilat fermeri dibran prodhon më së shumti dhe nxjerr në treg një produkt mjaft cilësor. Dhitë, delet dhe lopët janë një pjesë ndihmëse e popullatës, pasi përdoren për përdorim vetjak dhe jo vetëm.
Shumë njerëz dinë për këtë fshat e shumë të tjerë jo. Por dhe ato që dinë pak, them që kanë akoma me shumë për të mësuar rreth çdo gjëje që karakterizon Staravecin si vend.