Një bisedë me Nin Rajtën për Gjokë Doçin


Ai, Nin Rajta, shoku dhe miku im, nuk më ndahesh me letrat e tij, të shkruara me dorë e elektronike, edhe pse ishim njëmijë kilometra larg. Ka qenë ndër pak miq të mi që në momentet më të vështira të jetës sime më rrinte pranë, më shoqëronte mbrëmjeve nën kurorën e blirëve, Bulevardit të Blireve, pa u frikësuar se të nesërmen do ta pushonin nga puna duke i heq të vetmen kafshatë që rridhte nga paga mjerane e mësuesit.

Po përcjell bisedën me Të në një ditë të shënuar për shpirtin e tij poetik e atdhetar, bisedë që lidhej me 20 nëntorin 1943, rënien e birit të Lurës Gjokë Doçi në operacionin e dimrit 1943 në Symizë të Mallakastrës në një betejë të madhe kundër nazistëve gjermanë dhe shërbëtorëve të tij. Dhe një shkrim të tij botuar në gazetën lokale “Ushtima e maleve” më 24 nëntor 1984…

* * *

Në kohën që ti lexoje shkrimin tim unë lexoja tregimin tënd. Më ngjalle emocione ashtu siç më ngjalle mall e respekt një muaj më parë për shokun tonë MuharremSkana që iku i ri.

Po të dërgoj dy fotografi për Gjokë Doçin, një të vjetër që duhet ta kem bërë në vitet ‘70-të dhe një të vitit të kaluar. E para do t’i shkonte tregimit tënd. E dyta është simbol i një kujtese me gjithë mend për tu admiruar. Është fotografia e lapidarit të Gjokë Doçit në fshatin Symizë të Mallakastrës, aty ku ra më 20 nëntor 1943. Mallakastriotët, siç e sheh edhe në foto e kanë ruajtur të paprekur lapidarin, madje rreth e qark tij nuk e kanë punuar tokën duke e lënë atë të virgjër si në kohën kur ai ka derdhur atje gjakun. Për mua është nderi më i madh që i bëhet Gjokë Doçit. Nuk e di në se busti i tij është në këmbë në Fushë Lurë apo është rrëzuar.

Bashkë me fotografitë po të dërgoj edhe një libër me poezi të mbesës sime, libër që ta besoj ty për të bërë recenzencën duke u futur si pjesë e librit. Nuk e di në se i ke dhënë mësim Enkelejdës apo jo, Megjithatë bëj një meditim për të në parathënie. Librin nuk ia kam dërguar ende Bujarit.

Përshëndetje dhe gëzime.

A. Ashiku

3 janar 2011

* * *

Duro, faleminderit për urimin!

Me emocionoi fotoja e lapidarit të Gjoke Doçit ne Symizë, dhe interpretimi yt dinjitozpërngastrën e tokëslënë pa punuar, e cila flet aq shumë për mirënjohjen e atyre njerëzve karshi Gjokës, sepse të them tëdrejtënnjë deheroizem absurd dhe aspak i motivuar ka pushtuar mendjet tona.

Lidhur me Librin e mbesës, sot sapo e printova (pasi e kam me të lehtë ta lexoj nëletër). Me bëri përshtypje spontaniteti i ndjenjave të asaj vajze, i cili vjen tek lexuesi deri diku si një produkt i naivitetit, brishtësisë apo nënvetëdijes së saj. Dhe duhet ta dish fort mirë Duro se poezia që gjeneron prej këtyre rrethanave është plot finesë, e bukur dhe mjaft domethënëse. Por për hir të sëvërtetës dhe raporteve që kemi bashkë mund të them se poezitë lypset qe t’i kalojë në dorë një redaktor mjaft i kujdesshëm, për të bërë një botim dinjitoz.

Të them të drejtën unë nuk kam gjendje të mirë shëndetësore, se do të merresha me shumëkënaqësi dhe me shumë përgjegjësi me poezinë e Enkeledes, sepse brenda poezive është libri i saj!!!

Ndërsa përsa i përketparathëniesunë e kam nisur dhe po punoj për të. Dhe do ta nis sapo ta përfundoj, në shenjë respekti ndaj jush dhe mbesës suaj.

Me mall,

Nini

* * *

NË BALLË TË SULMIT

Është e drejtë të thuash, se ndaj jetës së heronjve tanë, që ranë për atdhe, (me gjithë përpjekjet sado këmbëngulëse për të njohur ata); mbeteshin gjithnjë borxhlinj, jo vetëm për shtrirjen e veprimtarisë revolucionare në kohë, por, kryesorja, dhënia sa më e plotë e tyre ku të spikasë  karakteri i tyre i fortë i formuar me cilësitë dhe virtytet më të mira të popullit tonë. E tillë është edhe jeta e Heroit të Popullit Gjokë Doçi, malësorit jetim nga Lura që nuk mbeti jetim pasi nënë i doli PKSH (sot PPSH).

Si shumë njerëz të asaj kohe të shtresave të varfra që përfaqësuan revolucionin socialist për hir të së vërtetës të ardhmes, edhe Gjoka fillimet e veta revolucionare i ka në rininë e parë. Këtu një rol të rëndësishëm luajtën shokët e tij si VasilShanto, NazmiRushiti (Heronj të Popullit); si dhe Shkodra me atë mjedis ku zinte revolta e masës së thjeshtë kundër shtypjes dhe shfrytëzimit, kundër të huajit që kishte pushtuar vendin.

Në Shkodër, malësorin nga Lura e sollën për t’u përgatitur si klerik i ardhshëm. Ai, jo vetëm që braktisi rrugën e zgjedhur nga njerëzit e fesë me qëllime të ulëta demagogjike, por në kontakt në kontakt me literaturën komuniste  e lartëson veten dhe, në mënyrë krejt të ndërgjegjshme, përcakton në jetën e tij pozicionin që do të zerë në anën e revolucionit popullor.

Djaloshi me fytyrë tërheqëse e sy të zgjuar, gjatë kohës së shkollës së mesme në Shkodër do të bjerë në sy për veprimtarinë e tij të pasur revolucionare. Në këtë kohë do të shkojë disa herë në Lurë, në vendlindjen e tij të dashur, ku dhe atje frymëzon malësorët.

Qëndrimi i Gjokës në Shkodër bëhet i pamundur, sepse bie në sy të armikut. Partia e transferon në Elbasan. Këtu nisi përsëri punën si marangoz, herë si mekanik, herë në punishten e pijeve freskuese dhe, krahas këtyre punëve, udhëheq njësitin gueril të qytetit. Aksionet kundër fashizmit pasojnë njëri tjetrin. Edhe në Elbasan ai gjen ndër shokët urrejtjen urrejtjen e madhe kundër fashizmit. Bashkë me Siri Kodrën (dëshmor) e shokë të tjerë udhëheq demonstratën e bukës.

Në vitin 1942 merr pjesë në çetën partizane të Dumresë. Fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë një gëzim i veçantë për Heroin. Partia do ta pranojë në radhët e saj. Tani Gjoka nuk do të ishte më jetim. Për atë mendonte një nënë e madhe që do ta shoqëronte gjatë udhëve të jetës. Dhe këtë kujdes, që heroi kishte ndjerë edhe përpara Gjoka do t’ia shpërblente në përleshje dhëmb për dhëmb me fashistët.

Aksioni i shtatorit 1943, siç tregojnë shokët e tij të luftës, qe një fitore e thellë mbi fashistët. Gjoka udhëhoqi 25 partizanë të cilët u futën në qytet dhe goditën armikun. Nga ana e gjermanëve mbetën të vrarë mbi 80 forca.

Për trimërinë dhe aftësinë e tij, me krijimin e Brigadës së Parë Sulmuesi Gjoka u caktua si kuadër  deri në komandant të batalionit të 4-t.

… 20 Nëntor 1943. Në një përpjekje të rreptë për jetë a vdekje në mbrojtje të brigadës që kalonte lumin Vjosa, bie Gjoka, për të mbetur përjetësisht i gjallë në zemrën e popullit. Se populli  ka një vend të veçantë për ata që jetën ia kushtojnë atdheut.

Jeta e Gjokës!…me mjerim, por jo e shkurtër, e gjatë pa mbarim. E tillë është jeta e Heronjve. Ata në rrugën që nisi Partia ishin të parët dhe mbetën ngaherë të rinj, krenarë për brezat.

Ka vite që Lura çmallet me birin e saj të derdhur në bronc. Njerëz të moshave të ndryshme përkulen me nderim para bustit të tij në qendër të Lurës. Heroi me vështrim të tretur nga Nezhda sikur i grish për vigjilencë, për të qëndruar të patundur në llogoret e socializmit.

Nin Rajta

Ushtima e maleve, 24 nëntor 1984