Statuja e bardhë


“Lirinë nuk ua solla unë,
por e gjeta në mesin tuaj.”
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Në maj të vitit 2011, ndodhesha i ftuar në qytetin BorastëSuedisë, në një ceremonipëruruese tëlibri tim për fëmijë “Eh, more Bubulino!” (Men käraBubulino!) të përkthyer në gjuhën suedeze. Në kujdesin e poetit, gazetarit dhe përkthyesit të njohur Sokol Demaku dhe të drejtorit të shkollës “Fjardingskolan” Per Kettisen, u zhvilluan disa takime dhe veprimtari emocionuese, veçanërisht në shkolla të cikleve të ndryshme me mësues, me lexues të vegjël e të rinj, me prindër dhe intelektualë, të cilat i ruaj në kujtesë si gjëratështrenjta e, mes tyre, edhe këtë emocion, që e përjetova dhe që erdhi rasti për ta rrëfyer:
Në shkollën 6-vjeçare “Fjardingskolan”, pas prezantimit që iu bë librit të përkthyer, lexuesit e vegjël, krahas ngjarjeve dhe personazheve të librit, nisën të më bënin pyetje edhe për atdheun tim, Shqipërinë, por donin tëdinin edhe për ndonjë hero dhe histori të tij. Natyrshëm, nisa të flasë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ata po më dëgjonin me vëmendje e kureshtje, por dhe duke përfytyruar me fantazinë e tyre fëmijërore sesi pushtuesit turq e kishin marrë peng Gjergjin e vogël dhe vëllezërit e tij, duke i shkëputur dhunshëm nga prindërit, pastaj, sesi Gjergjin e kishin futur në shkollat ushtarake osmane, ku ai ishte dalluar dhe, me kohë, kishte treguar zotësi tëshkëlqyera, ndërkohë që atdheun nuk e kishte harruar por e mbante gjithnjë në zemër…Më tej nisa t`u tregojëpërkthimin e Gjergj Kastriotit në atdhe, organizimin dhe udhëheqjen nga ana e tij të luftërave të popullit shqiptar për liri…
Sapo mbarova, njëri nga fëmijët shqiptarëtëKosovës, kërkoi lejë dhe tha:
-Unë di një vjershë për Skënderbeun, ta recitoj?
-Po, do ta dëgjojmë me kënaqësi, – i thashë.
Me çiltërsinë e moshës, ai nisitërecitojëvargjet e njohur tëNaim Frashërit:
“Kruj`, o qytet i bekuar!/Prite, prite Skënderbenë,/Po vjen si pëllump i shkruar, /Të shpëtonjë mëmëdhenë….”
Fëmijët duartrokitën recitimin e shokut dhe atmosfera në sallë u gjallërua më shumë. Kërkoi të fliste një fëmijë suedez. Ai tha:
-Unë e kam parë statujën e Skënderbeut, me shpatë dhe me kalë…
-Ashtu, po ku e ke parë? – pyeta me kureshtje dhe ndjeva gjakun të më vërshonte.
-E kam parë në zyrën e drejtorit të shkollës.1)
-E kam parë edhe unë, edhe unë…, – thanë disa nxënës të tjerë.
-Po më gëzoni shumë me këto fjalë, – u thashë dhe u ktheva me shikim pyetës nga drejtori Per Kettisen dhe nga miku im Sokol Demaku, që më shoqëronin në atë takim.
-Po, në përfundim, mund ta shohim statujën, – tha drejtori me dashamirësi.
Pasi mbaruam bisedën, u shpërndava lexuesve të vegjël libra me autograf, ndërkohë që dola edhe në fotografi me ta, edhe veç e veç, edhe në grup. Ishin fëmijëme origjinënga shumëvende tëbotës. Drejtori mëkishte thënëse aty fliteshin rreth 32 gjuhëtëhuaja dhe tëgjithëata fëmijë, krahas gjuhës suedeze, mësonin me shkrim e lexim edhe gjuhën e vendit nga vinin…
U ndava me lexuesit e mi të vegjël dhe pas pak çastesh u ndodha në zyrën e drejtorit. Sytë më shkuan menjëherë te statuja e Gjergj Kastriotit, që ndodhej në tavolinë, në krah të kompjuterit, ashtu siç ma kishin përshkruar nxënësitnëtakim. Një statujë, e tëra e bardhë, tërheqëse dhe e bukur, madje, teksa e shihja në atë zyrë plot dritë dhe aq larg vendit tim, ajo statujë e vogël, m`u duk nga më të bukura që kisha parë ndonjëherëpërSkënderbeun.
-Po si ndodhet tek ju kjo statujë? – e pyeta drejtorin.
Ai bëri buzën në gaz.
-Ka disa vjetqëe kam nëzyrë, që kur në shkollën tonë erdhën një grup mësuesish nga shkolla “Demokracia” e qytetit të Durrësit. Kemi krijuar një binjakëzim me atë shkollë dhe,qënga viti 2007, vemi dhe vijmë te njëri-tjetri,këmbejmëpërvoja, bëjmë vizita të ndërsjella… Kur ata erdhën për herë të parë, sollën libra për rreth 60 fëmijët shqiptarë, që janë nxënëskëtu, por edhe për bibliotekën e shkollës sonë. Sollën edhe këtë statujë. Unëderi atëherënuk kisha njohje për figurën e Skënderbeut, por, shpejt mësova për jetën dhe historinë e Tij dhe vendosa ta mbaj këtu statujën.
Janë të shumtë ata që vijnë në zyrën time dhe bëhen kureshtarë e më pyesin se çfarë përfaqëson ky luftëtar me shpatë dhe me kalë? Me shumë dëshirë u tregoj se kush është Skënderbeu, u flas për veprën e tij të madhe heroike për çlirimin e Shqipërisë, por dhe për mbrojtjen e Europës nga pushtimi osman…Kamvënëre veçanërisht gëzimin e prindërve të nxënësve nga Kosova e Shqipëria, por dhe të vetë nxënësve kur shohin në zyrën time këtë statujë. Gjatë kohës që ndodhen këtu, ata thuajse nuk e heqin vështrimin prej saj, fëmijët e prekin lehtë me duart e tyre të vogla dhe e ledhatojnë. Pastaj më shprehin dëshirën të dalinnëfotografi, kërkojnë që të dalë dhe unë bashkë me ta, duke mbajtur statujën sa më pranë. Ato çaste shoh gëzim dhe krenari në sytë e tyre, duket sikur duan të më thonë: “E shikon, ky është heroi ynë…!”
E dëgjoja drejtorin Per Kettisen dhe një lëmsh emocioni më ishte mbledhur në grykë. S`mund të flisja, s`mund të thosha asgjë, veçse ndjeja se si vërshonin brenda meje ndjenja të bukura dashurie dhe krenarie për atdheun tim. E kisha atdheun fare pranë, i dëgjoja rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, përfytyroja bukuritëmagjepse të natyrës dhe ngrohtësinë e njerëzve; ndjeja erërat e freskëta të pranverës që rrëshqisnin mbi kështjellat dhe sheshet e betejave, mbi faqet e maleve, liqenet dhe fushat me lulëkuqe dhe me grurë; më bëhej se përpara meje lartësohej shtiza dhe flamuri me shqipen dykrenore, që valëvitej lirshëm në qiellin e kaltër… Ajo statujë e bardhë e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, si me magji ma solli Shqipërinë fare pranë, ndonëse ndodhesha mijëra e mijëra kilometra larg, në Veriun e ftohtë të Europës, por mes suedezëve të mirë, të ditur dhe me zemra të ngrohta valë…