Rruga e Arbrit, punimet vazhdojnë me ritme të shpejta


Edhe për shkak se gazeta ka një pune 12 vjeçare në lobimin për këtë çështje, interesi i lexuesve është të marrë më shumë informacion të drejtë dhe të paanshëm, por kjo nuk është bërë e mundur. Shpresojmë se në vazhdim do të kemi një bashkëpunim të dyanshëm me kompaninë për këto pyetje dhe të tjera që janë me interes publik.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit
Në gusht të këtij viti Qeveria Shqiptare hapi edhe një tender për përzgjedhjen e kompanisë që do të mbikqyrë punimet në Rrugën e Arbrit. Ndërsa më 1 nëntor, është përzgjedhur edhe kompania fituese, që është një bashkim i operatorëve ekonomikë “GR Albania” me qendër në Tiranë dhe kompanisë gjermane “Gauff GmbH & Co Engineering” me qende në Nurnberg.
Dy kompanitë kanë fituar tenderin prej afro 3.5 milionë euro (pa tvsh) për të mbikqyrur punimet në Rrugën e Arbrit.

Gazeta ka nisur vazhdimisht emaile në adresën zyrtare të kompanisë në Web, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje. Disa pyetje që shqetësojnë publikun që kanë të bëjnë me cilësinë e punimeve, kompanitë e specializuara që po punojnë në terren, kalendarin e punës sipas kantierëve ku po punohet, garancitë që punimet nuk do të ndërpriten, e të tjera çështje që kanë interes për publikun, nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare

Që nga 28 mars 2018, kur qeveria shqiptare vendosi firmën mbi kontratën koncensionare për Rrugën e Arbrit me kompaninë Gjoka Konstruksion, punimet në terren kanë ecur me ritme të shpejte. Inagurimi i punimeve u bë zyrtarisht më 17 qershor 2018 në Klos, por në terren punimet filluan që në fund të vitit 2017 në vendin e quajtur Ura e Cerenecit. Në fillim të shkurtit të këtij viti, ndërsa u firmos marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në luginën e lumit të Tiranës, pranë Zall Bastarit, punimet kishin filluar.
Lajmet se si po ecin punimet, përveç segmentit Ura e Cerenecit – Maqellarë që janë vazhdimisht nën syrin e publikut, segmentet e tjera vijnë shpesh përmes postimeve në Facebook të Kryeministrit të vendit dhe ndonjë punonjësi të kompanisë.
Vetëm brenda dhjetorit, Kryeministri Edi Rama shkroi dy statuse në FB. Më 5 dhjetor Kryeministri përcolli një foto nga ura mbi lumin Drin në Gjoricë, dhe shkruan: “Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit: Kjo është ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, pjesë e shtratit të Rrugës së Arbërit, ku po punohet me ritme e cilësi të lartë, nën supervizionin e një kompanie të specializuar gjermane, të kontraktuar nga shteti shqiptar për mbikqyrjen e punimeve”.
Dhjetë ditë më pas, ai përcolli sërish një video 80 sekondëshe ku jepen pamje nga punimet në urën e Vashës dhe në urat mbi lumin Drin dhe Zallin e Bulqizës.
“Me këto pamje nga kantieri i rrugës së Arbrit ku pas hapjes së tre tuneleve po punohet intensivisht edhe për Urën e Vashës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai në Facebook në orën 8 të mëngjesit.
Një informacion se si po ecin punimet përcolli edhe deputetja e Dibrës, Almira Zebi Xhembulla. Gjatë fjalës së saj në Parlament, në kuadrin e miratimit të buxhetit 2019, ajo theksoi se “në këtë rrugë po punohet për ndërtimin e trasesë të rrugës në të gjithë gjatësinë e saj, me përjashtim të 4 km në Fshatin Shkallë. Nga 6 tunele qe ka projekti i Ndërtimit të Rrugës së Arbërit, deri më sot janë hapur 2 prej tyre, është në përfundim tuneli i tretë dhe po punohet për hapjen e tunelit të Murrizit. Gjatësia e tuneleve të hapur është 1.55 km, nga rreth 8 km gjithsej që ka projekti. Gjithashtu është përfunduar hapja e tunelit nr.5 me gjatësi 500m, tunelit nr. 6, që është 360 m i gjatë, si dhe brenda javës pritet të përfundoj hapja e tunelit nr.4 me gjatësi 370m. Ndërkohë tek tuneli i Murrizit deri më sot në të dy tubat e tij janë hapur 360 m tunel”.
Ajo theksoi edhe volumin e madh të punës që po bëhet për ndërtimin e Urës së Vashës, e cila ka një gjatësi 280m dhe lartësi 152m.
Korrespondentët tanë ishin në terren gjatë fillimit të muajit dhe konstatuan se aty po punohej për ndërtimin e dy këmbëve të urës së Vashës në të dy brigjet e lumit Mat, si dhe u konstatua se disa kamionë nga Turqia po shkarkonin profilet e urës, që pritet të fillojë montimin menjëherë pas ndërtimit të këmbëve.

Debati politik
Debati politik e ka shoqëruar rrugën e Arbrit që nga nisja. Por gjatë këtij viti ka qenë edhe një çështje që palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për “nënshkrim kontratash me daulle” dhe “abuzime me fondet publike”
“Rruga e Arbrit është një çështje drejtësie! Drejtësi e historisë, po aq sa drejtësi njerëzore ndaj një populli të tërë të kyçur këtu brenda në izolim prej kaq shumë e shumë dekadash. Drejtësi që shteti shqiptar ka detyrën absolute dhe shtrëngim moral ta vërë dhe ta garantojë një herë e përgjithmonë!”, tha kryeministri në inagurimin e punimeve më 17 qershor në Klos.
“Rruga u la rrugëve për 20 e kusur vite dhe nëse do të ishin bërë gjërat me mend, me projekte dhe me radhë, Rruga e Arbrit do të kishte përfunduar të paktën 10 vjet më parë”, tha Rama atëherë duke shënjestruar me deklaratat e tij qeverinë e Partisë Demokratike.
Deputeti Xhemal Gjunkshi organizoi protesta kundër tubimeve të kryeministrit në atë kohë dhe akuzoi qeverinë për abuzime dhe shpërdorime të financave publike.
“Rruga Arbërit duhet bërë sa më parë por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milion euro”, shkroi në një status në FB më 15 nëntor deputetja e Dibrës Dhurata Çupi Tyli, 15 nëntor. Ajo akuzon qeverinë se “Rruga duhet bërë për banorët e Dibrës jo për të certifikuar mega-vjedhjen e radhës të kësaj qeverie. Rruga e Arbërit ka qenë projekt prioritar i qeverisë Berisha, por jo si një projekt për hajdutët por për qytetarët. Dëgjova ministrin e financave të akuzojë opozitën që nuk e don ndërtimin e rrugës. Po, po dhe dhe Po, e duam rrugën por jo për të vjedhur ju, sepse ky projekt parashikohej të kryhej për 140 milionë euro dhe jo për të dërguar në xhepat tuaj të paktën edhe 160 milion euro taksa te Dibraneve duke i adresuar kësaj rruge një shumë prej 300 milion euro.
Kosto e rrugës ka qenë një debat i vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës për vite ma radhë, duke sjelle shpesh herë konfuzion në shifra dhe interpretimin e tyre.
“Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, pati theksuar ish-Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri në shkurt të këtij viti.
Gjiknuri ishte edhe ministri që, gjatë përurimit të një projekti të kompanisë celulare Vodafone, bëri një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit, duke vëzhguar punimet me anë të rrjetit Gigabit. Direkt nga zyrat e Vodafone, pa nevojën për të udhëtuar drejt kantierit të ngritur në zonën e Klosit, Ministri Gjiknuri monitoroi në kohë reale ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet VR. “Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë”, tha ai.
Në gusht të këtij viti Qeveria Shqiptare hapi edhe një tender për përzgjedhjen e kompanisë që do të mbikqyrë punimet në Rrugën e Arbrit. Ndërsa më 1 nëntor, është përzgjedhur edhe kompania fituese, që është një bashkim i operatorëve ekonomikë “GR Albania” me qendër në Tiranë dhe kompanisë gjermane “Gauff GmbH & Co Engineering” me qende në Nurnberg.
Dy kompanitë kanë fituar tenderin prej afro 3.5 milionë euro (pa tvsh) për të mbikqyrur punimet në Rrugën e Arbrit.

Qytetarët presin më shumë informacione në kohë reale
Pavarësisht se qeveria shprehet e angazhuar për vazhdimin me shpejtësi të punimeve dhe ato duket se po ecin mirë në terren, një peticion online vazhdon të qëndrojë i hapur në change.org. Peticioni, i nisur që në mars të vitit 2013, megjithëse nuk është marrë parasysh nga qeveria, vazhdon të mbledhë firma për këtë.
Një anëtar i grupimit, i kontaktuar përmes faqes së tyre në facebok, iu përgjigj pyetjes sonë se cili është qëllimi që peticioni mbetet i hapur, edhe pse punimet në terren vazhdojnë.
“Ne jemi koherent me qëndrimin tonë fillestar. Të zhgënjyer nga premtimet elektorale të partive që kur kjo histori nisi në vitin 1995, ne kemi premtuar se peticionin do ta mbyllim kur të mbarojë edhe metri i fundit i rrugës. Ne jemi në dijeni të ecurisë së punimeve, theksohej në përgjigjen e tyre përmes Facebook-ut, pasi ndjekësit tanë në dërgojnë vazhdimisht fotografi nga terreni ku po kryhen punimet. Por ne jemi akoma larg metrit të fundit të rrugës. Ndaj nuk është koha për të shprehur besim të tepruar. Kur rruga të përfundojë, të gjithë do të jemi të fituar.”
Gazeta ka nisur vazhdimisht emaile në adresën zyrtare të kompanisë në Ëeb, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje. Disa pyetje që shqetësojnë publikun që kanë të bëjnë me cilësinë e punimeve, kompanitë e specializuara që po punojnë në terren, kalendarin e punës sipas kantierëve ku po punohet, garancitë që punimet nuk do të ndërpriten, e të tjera çështje që kanë interes për publikun, nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare. Edhe për shkak se gazeta ka një pune 12 vjeçare në lobimin për këtë çështje, interesi i lexuesve është të marrë më shumë informacion të drejtë dhe të paanshëm, por kjo nuk është bërë e mundur. Shpresojmë se në vazhdim do të kemi një bashkëpunim të dyanshëm me kompaninë për këto pyetje dhe të tjera që janë me interes publik.

TË DHËNA MBI PROJEKTIN
Rruga e Arbrit është e përfunduar plotësisht në 20.12 km, 15.175 km janë përfunduar pjesërisht si dhe ka një projekt ekzistues edhe për 26.372 km. Në total janë 61.667 km të projektuar për gjurmën kryesore me standardin C3, nga të cilët 26.372 km nuk janë prekur me punime ndërtimi. Sipas Studimit te fizibilitetit te hartuar rreth vitit 2005 e gjithë gjurma Tiranë-Bllatë sipas këtij varianti pritet të jetë afërsisht rreth 73.5 km e gjatë, çka do të thotë që afërsisht ne total 11.8 km rrugë janë ende të pa projektuar ( gjatësi ne skajin e lidhjen me Tiranën dhe gjatësi në skajin e lidhjes me Blladën – pika kufitare).
Në këto kushte Projekt Ideja për “Përmirësim, Ndërtim, Operim, dhe Mirëmbajte e Rrugës se Arbrit” për kompletimin e të gjithë gjurmës së Rrugës së Arbërit qe përfshin: projektet e segmenteve të pa projektuar( skajet lidhëse) , përmirësimin e projekteve të segmenteve ku punimet janë ende të papërfunduar me synimin e përmirësimit të tyre nga standardi C3 te standardit te vitit 2001 në atë C2 sipas standardit te vitit 2015, përmirësimin e projekteve të zbatimit për segmentet ku ka projekt zbatim por qe nuk është ndërtuar duke përmirësuar standardin C3 te rrugës sipas standardit te vitit 2001 në atë C2 sipas standardit te vitit 2015 dhe mirëmbajtjen e segmenteve te ndërtuara.
Ne projekt ide, të nxitur nga rëndësia që ka segmenti Zall Bastar-Dalja e Urës së Vashës, që është sa 1/3 e të tërë Rrugës së Arbrit është studiuar dhe projektuar sipas standardit C2 te vitit 2015 ku është projektuar edhe lidhja e Rrugës së Arbrit me Klosin. Ne projekt ide është marr ne konsideratë distance kohore më e shkurtër, siguria e kërkuar në tunele, pasi parashikon edhe një tub emergjence, krahas atij kryesor dhe aksesi me i shpejt i rrugës nga banoret e Matit përmes lidhjes me Klosin. Kështu, në Projekt Ide, Rruga e Arbrit nga Tirana deri në Bllatë skematikisht në mënyrë të njëpasnjëshme është e ndarë në 8 segmente si më poshtë:
Segmenti 1, fillon në dalje të Tiranës, aty ku mbaron rruge ekzistuese, dhe përfundon tek Ura e Brarit, aty ku kane filluar punimet për ndërtimin e rrugës. Gjatësia e tij është 1.153 km.
Segmenti 2 : Ura e Brarit – Zall Bastar, me L=5.46 km.
Segmenti 3: Zall Bastar – Dalja e Urës së Vashës, sipas projekt idesë eshte me gjatësi L=23.188 km.
Segmenti 4: Dalja e Urës së Vashës – Bulqizë, me gjatësi L=9.715 km.
Segmenti 5: Bulqizë-Ura e Çerenecit, me L=20.12 km, i përfunduar në v. 2009 dhe 2011.Nuk është pjese e Projekt Idesë.
Segmenti 6: sipas studim-projektim qe lidh Urën e Çerenecit me rrugën Maqellarë-Pika kufitare Bllatë. Gjatësia e tij është L=9.111 km.
Segmenti D (7): Për të plotësuar nevojat e trafikut të ardhshëm, rruga ekzistuese Maqellarë-Pika kufitare Bllatë duhet të rikonstruktohet në standardin e një rruge urbane për shpërndarjen e të tërë trafikut të Rrugës së Arbrit në Drejtim të Peshkopisë (Maqellarë) dhe Maqedonisë (Pika kufitare Bllatë).
Segmenti K (8) është degëzimi Dalje Ura e Vashës – Klos (Segmenti K) me L= 3.092 km.
Projektet e segmenteve 1 deri 6 (pervec segmentit 5-qe nuk është pjese e Projekt Idesë) janë hartuar sipas Standardin C2 të Manualit për Projektimin e Rrugëve Shqiptare – MPRrSh 2 – Projektimi Gjeometrik (viti 2015). Ky standard kënaq kërkesat që burojnë nga Studimi i Fizibilitetit për Rrugën e Arbëri. Ky standard, kërkesat evropiane të sigurisë për rrugët automobilistike dhe elementëve përbërës të tyre.
Segmenti D është projektuar për të plotësuar nevojat e kalimtarëve, trafikut urban dhe ato në interes të Rrugës së Arbrit. I vetmi Segment i projektuar në standardin C3 është ai i degëzimit për në Klos (Seg. K), kjo në përputhje me volumit e trafikut në atë rrugë.