Dasma si një hapësirë publike


Dasem dibrane (fragment) - Pikture nga Zaim Elezi

Martesa si një ngjarje madhore nëjetën e njeriu, përbën një akt demonstrues përbashkimi mes dy njerëzve, konvencionalisht dhe tradicionalisht mes një djali dhe një vajze. Ky demonstrim rreh të jetë sa privat, intim, i përmbrendëshm, aq edhe publik, i jashtëm, dhe për të tjerët. Kjo antinomi që përmbush të tërën e martesës vjen nga dasma. Në vete dasma, sidomos ajo dibrane, përbëhet nga disa dimensione. Le ti trajtojmë shkurt secilin prej tyre.

Dimensioni tradicional
Me dimension tradicional mund t’i referohemi dasmës si akt i veçuar nga martesa. Teksa martesa është akti, forma apo teknika e përbashkimit, dasma është gëzimi, përmbajtja që rrjedh nga ky bashkim (i realizuar ose i pritshëm). Gëzimi qyshkur demonstrohej me festë me këngë, hare dhe muzikë. Rrjedhimisht, festa nëpërmjet një rituali të praktikuar që në kohët pagane. Në këtëkuptim, me aspekt tradicional do t’i referohemi ritualit që kryhet lokalisht, në popullin shqiptar, provincialisht në zonë e Dibrës.
Fillimisht dasma është traditë. Dhe e si e tillë na është përcjellënëpërmjet letërsisë, filmit, duke qenë objekt i tyre. Nga ana tjetër ajo është trajtuar antropologjikisht, semiologjikisht, entografikisht, etj. Duke dashur t’ju shmangemi përsëritjeve, do të analizojmë shkurtimisht elementët pikant që i japin dasmës një ceremonial të vë çantë nga gëzimet e tjera.
Muzika dhe kënga, janë elementi i parë mbizotërues tradicional në njëdasmë, botërisht. Kënga është shënjues i festës dhe i lumturisë. Pra njeriu nuk kërcen dhe as nuk këndon gjithmonë, por veçatëherë kur është i lumtur, atëherë kur ka një gëzim në shpirt. Kësisoj, dasma është së pari gëzim. Kulmi i gëzimit dhe haresëështë çasti kur nusja vjen në shpinë e saj të re. Ajo pritet të sjellë ndryshim në shpinë e burrit. Ky gëzim do jetë rezultat i elementëve që do përmenden më tej.
Kur nusja zbret nga kali (BMV-ja) i laget rruga me raki. Në shtëpitë dibrane rakia përveçse pihet, ajo përdoret edhe për të dezinfektuar vendin, për të larë xhamat dhe për të bërë një sërë punësh të tjera që lidhen me pastërtinë. Pra, rakia lidhet kuptimisht me pastërtinë. Nusja që po vjen pritet që të mbajtur pastërti, të ndihmojë në punët e shtëpisë, ta mbajtur atë pastër. Edhe pse një gëzim me prirje materiale, mbetet gjithsesi gëzim.
Pasi nusja i është afruar derës së shtëpisë, nënjë ceremonial të përpiktë e pret vjehrra e saj me një kupë mjalti në dorë. Nusja përballë spektatorëve-dasmorë ngjyen gishta me mjaltë dhe lyen portën. Në disa raste varësisht nënkulturave,nusja dhe dhëndri i japin njëri-tjetrit mjaltë. Dy elementë befasues në këtë skenë janë vjehrra dhe mjalti. Gjithë aspektin mitologjik të përballjes mes nuses dhe vjehrrës, një marrëdhënie e paramenduar për tëqenë negative, kjo e fundit mundohet ta zbusë me mjaltë. Sigurisht simbolikisht. Pra, me anë të mjaltit, nusja me gjasë pritet të sjellëëmbëlsinë në familje, ose edhe ta gjejë aty.
Pasi kapërcyem disa pasazhe të ditës së dasmës, vjen darka, dhe çifti mbyllet në dhomë. Tradita e lyp që në dhomën e çiftit mbi krevat të gjendet shtrirë një djalë, mundësisht i vogël, mundësisht sa mëfoshnje. Detyra dihet, nusja duhet të lind, dëshirueshëm nga të gjithë, një djalë. Sa e arritshme është kjo, është shumë e diskutueshme. Gjithsesi gëzimi që sjell ardhja e nuses lidhet edhe me përçimin e trashëgimisë me anë të një djali që ajo duhetta sjellënë atë shtëpi.
Para se dhëndri të kryej detyrën finale, duhet të bëjë edhe aktin e fundit. Ai me njëqetësi të admirueshme duhet të kap macen e cila kasten i është futur në dhomë dhe t’ia këpusë asaj kokën mu përpara nuses. Mundësisht ajo ta këqyrë mirë aktin. Macja si përfaqësuese e dy sjelljeve tëpadëshiruara: dinakërisë dhe tradhtisë. Burri me kokën e këputur në dorë i dëften tash nuses fatin dhe përfundimin e saj nëse tenton ta tradhtoj atë (burrin). Kjo përfundon me fjalën “dikur”

Dimensioni religjioz
Martesa si akt është thellësisht religjioz. Të gjitha fetë monoteiste, e paraqesin atë si një ndër detyrimet kryesore të njeriut. Në Islam, jetesa më një femër pa nikah, konsiderohet zina. Për ve ç procedurave ligjore, çifti në Islam duke të marrëfillimishtpëlqimin e njëri-tjetrit. Në këtë kuptim, martesa edhe pse është detyrim, personi që përzgjedh për tëjetuar, bëhet me vullnet të lirë. Që martesa të jetë e mbarë, lipset pëlqimi i prindërve nga të dyja palët. Dhe së fundmi lipset me detyrim deklarimi. Pra, shpallja te të tjerët (të afërm ose jo) që filani dhe filania janë tashmë të martuar (ose fejuar). Kjo traditë fetare, është gërshetuar më atë dibrane dhe nëse tenton ta ndash,është thuajse e pamundur.
Veç aspektit të martesës si akt shpalljeje dhe deklarimi, roli i saj dytësor është riprodhimi. Riprodhimi si akt biologjik, me qëllim shtimin e racës njerëzorë, dhe po ashtu përhapja e fesë, e llojit tënjëjtë, përplotësimi i fizikës, e më tej i krejt dimensionit shpirtëror të njeriut. Nëvazhdën e riprodhimit dhe të tejçimit të brezat, si mesazhin hyjnorashtu edhe identitetin personal, grupor apo kombëtar, martesa dhe gjithëçka buron prej saj, shërben edhe si dëshmi, para botës dhe Zotit, për të përmbushur vullnetin dhe detyrimin social.

Dimensioni social
Që në nisjen e historisë sënjerizimit, njeriu u shoqërua nga një i dytë. Në tekstet hyjnore, Zoti i solli Adamit/Ademit, Evën ose Havanë, madje ajo doli nga brinja e tij. Letërsia na ka dhënë plot shembuj (RobinsonKruzo) ku njeriu edhe mund të jetojë i vetëm. Por ketë jetë në vetmi ai e kalon duke menduar dhe shpresuar që të takojë njerëz të tjerë. Edhe te “Rrëfim i njëanije humburi” të Gabriel Garcia Marquezit, personazhi (i vetëm) ia del të jetoj në një varkë (trap) në mes të detit, por gjithë me shpresën të dalë në breg dhe të takojë njerëz.
Në shkencat e komunikimit aksioma e parë mbi njeriun është: njeriu nuk mund të komunikojë. Edhe vendoset në një ambient pa njerëz, pa folur, çdo pozicion që ai merr, komunikon, në të kundër komunikon me veten. Por e bën gjithsesi. Pra njeriu ka nevojë për njeri, madje tëngjashëm, ose më të bukur se ai. Njeriu ka nevojë të lidhë marrëdhënie sociale, për t’i rinovuar ato, për të krijuar grupime, për të njohur njerëz të rinj. Për të arritur gjithë sa thamë shërben më së miri, dasma (martesa), si akt ose si proces i gjithnjëshëm.
Dasma shtron një shtrat për të lidhur marrëdhënie të reja. Pas çiftit lindin njohje farefisnore të shumta, duke krijuar kështu një rrjet njohjesh në nivele dhe në angazhime të ndryshme brenda një grupimi shoqëror.
Dasma është një akt publik, madje pastërtisht publik. Publikja e dasmave mund të shpjegohet shumë thjeshtë: në fshat dikush hap dasmën, bashke më të hap ahengun (madje me të madhe), fjalën e ka hapur muaj më parë, kështu hap derën e madhe, hap edhe konak te një komshi, dhe praktikisht hapësira tashmëështë krejtësisht e hapur. Në aheng mund të shkojë kushdo, pa përjashtim. Edhe në konak mund të shkojë kushdo, pa përjashtim, madje me të drejtë të plotë fjale, por me kompetencë, duhet me i dalë zot asaj çka thotë. Gjatë bisedave komentohen çështje të ndryshme, duke nisur nga shqetësimet e fshatit, e duke mbaruar të çështjet politike. Nga ana tjetër, nëdasmë shpallet statusi social i familjeve tëdhëndrit dhe nuses, i dajave dhe xhaxhallarëve, shkurt i të gjithëatyre që janë të ftuar.

Dasma si konvencion

Dasma mbi të gjitha është marrëveshje sociale. Që në nisje është marrëveshje mes dy personave që martohen. Mandej është marrëveshje mes familjeve që po e bëjnëdasmën. Fakti që caktohet një datë, orë dhe vend, bëhet vetëm për qëllim marrëveshjeje. Ka nga ata që e bëjnë se kanë bërë të tjerët, për t’u kthyer “reston”, ose qokën. Kjo është marrëveshje. Ka nga ata që e bëjnë për të shmangur e gjykimet dhe paragjykimet, pra për të themeluar një marrëveshje të re në shoqëri: kjo është nusja e filanit (kujdes). Vetë unaza mbart në njëkontekstsemiotik simbolikën e lidhjes. Forma e saj rrethore, sikur domethënë që po futesh në një rreth. Materiali i saj prej ari, na përball me vlerën dhe shtrenjtësinë e martesës.
Po ashtu edhe djegia e shamisë na përball me një kod të ve çantë dhe shumë interesant.Nëbeqari, d.m.th. në kohët kur komunikimi nuk ishte elektronik, vajzat dhe djemtë mes veti, komunikonin jo me chat, por me kode më të veçanta. Një ndër to ishte edhe shamia. Komunikimi në kushte të tilla, nga kodra në kodër, nga shtëpia në shtëpi, nga avllia në avlli, komunikimi ose ftesa për komunikim bëhet me anë të shamisë, duke e nxjerrë atë në një vend të dukshëm. Ky kodzbërthehej nga të dyja palët, gjë për të cilën kishin rënë dakord (marrë vesh), sigurisht më herët.

Mbivendosjet e reja
Globalizimi e ka për ballë si çdo gjë, ose më shumti martesën me ndryshime të reja dhe thuajse rrënjësore. Që nga mënyra si zhvillohen ngjarjet, si lidhet fejesa, si vazhdon ajo, dhe si zhvillohet dasma, kemi parë ndryshime themeltare.
Sot nuk këndohet më, ose rrallë. Pra nga kënga me dajre apo me def, kemi kaluar në këngët digjitale (HighDefinition) mp3 që burojnë nga playlista në youtube. Në çdo dasmë mbizotërojnë këngët tallava, së fundmi edhe këngë house, apo hip – hop. Gjatë këtyre këngëve dhe kërcimeve zhvillohet një ankand, ose sfidë, kush të hedhë më shumë para, mbi ballin e njeri-tjetrit (demonstrimi i statusit). Këtu njerëzit ekzaltohen, në mos janë dehur, dhe shndërrohen së fundmi në turmë, pa arsye, pa qëllim, dhe më e keqja pa vetëdije.
Vulën gjithë kësaj gjurulldie, ia vë kënga e cila lyp një rend më të strukturuar: vallja e pinguinit. Tash njerëzit vihen në rresht, kapen pas të pasmeve të njëri-tjetrit dhe tunden si dema, para – prapa. Pavarësisht se kjo valle kërcehet njëlloj në Hong-Kong, në Rio De Zhanero, në Peru, apo në Madagaskar, ajo kërcehet vendçe në çdo dasmë në Dibër, ani pse nuk kërcehet një valle, qoftë e vetme, e vetme, dibrane.