Po kullën e Murre ku do ta çosh zoti Rama?


Nga Abdurahim Ashiku

“Unë dheun nuk e shes me pare, prandaj merrni mbrapsht dhe çoni ku të doni”- deklaronte Eles Murrja…
Kryeministri ynë u pa dje në stadiumin e futbollit të Peshkopisë, stadium i ndërtuan me punën vullnetare të qytetarëve: burra, gra, nxënës të shkollave të mesme, fëmijë të tetëvjeçares diku 6-7 dekada më parë, stadium ka mbetur po me të njëjtën pamje në tridhjetë vjet të “demokracisë”.
Për herë të fundit në atë stadium, disa ditë para se ti viheshin prangat në duar nga pushteti i Sali Berishës, pat ligjëruar Fatos Nano…
Kryeministri Rama deklaroi se të gjithë atyre që do tu mbyten shtëpitë nga hidrocentrali i Skavicës do tu ndërtohen shtëpi siç u ndërtuan dhe vazhdojnë të ndërtohen për ata që pësuan fatkeqësinë e tërmetit dy vjet të shkuara!!!
Se ku do të ndërtohen këto shtëpi nuk e tha…
Mbase në bregdet…
Në Gjirin e Lalëzit jo e jo…
As në Lungomare…
Do ta thotë ndonjëherë tjetër…
Po qe se vjen në pushtet…
Do të presim…
Por mua nuk më pritet ndaj po e pyes:
Po Kullën e Murre në Hotesh që e përmbyt Skavica ku do ta ndërtosh zoti kryeministër?
Për ilustrim po ju dërgoj një fotografi marrë nga interneti…
Po ju dërgoj edhe një shkrim ku flitet për bëmat dhe historinë e kësaj kulle të veçantë që i bën nder jo vetëm Dibrës por gjithë Shqipërisë…
Plaku legjendar, kështjellar i Kullës së Murre, Elez Murrja, përballë duqeve me florinj që i ofronin pushtuesit deklaronte:
“UNË DHEUN NUK E SHES ME PARE, PRANDAJ MERRNI MBRAPSHT DHE ÇONI KU TË DONI”…
Dhe nuk e shiti…
Dhe kulla, ndonëse nuk u rindërtua, mbeti në themele të pamposhtura duke i folur me gjuhën e saj memece brezave…
Derisa Drini to t’ia marrë frymë e shkrirë themelet…
Athinë, 15 prill 2021