Nga raftingu në Dri, te ngjitja në majën e Korabit, mundësitë e zhvillimit të turizmit

Nga Bujar Karoshi

Me daljen e ngadaltë nga pandemia shpresat për një rritje të turizmit në vend po rriten. Dhe kjo po rrit edhe lëvizjen për përgatitjen e guidave turistike dhe terreneve në turizëm.
Më 23 maj 2021, në Parku Kombëtar Shebenik -Jabllanicë ishte i pranishëm ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Kjo zonë është shpallur park kombëtar në vitin 2008, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.928 hektarësh.…

Lexo më shumë

Shtohen aksidentet edhe me pasojë vdekje në minierat e Bulqizës

Sindikata e minatorëve: “Aksidentet në punë po bëhen pothuajse të përditshme e përherë e më të rrezikshme në minierat e Bulqizës, ndërkohë shteti dhe kompanitë vazhdojnë të fajësojnë punëtorët, duke mos ndërmarrë asnjë hetim apo përmirësim serioz të kushteve të punës”

Albchrom: “Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia. Do të ketë një analizë të plotë dhe të detajuar mbi shkaqet e ngjarjes”

Shtohen aksidentet edhe me pasojë vdekje në minierat e Bulqizës.…

Lexo më shumë

FAQE NGA BETEJA INTELEKTUALE PËR “RRUGËN E ARBRIT”

“RRUGA E DIBRËS” – DREJT DIBRËS

Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” do të mbetet në histori si beteja më e madhe intelektuale dibrane. Njerëz me dije të thella historike, ekonomike, sociale i “ranë me grusht”,  “malit që s’bëzan” duke nxjerrë në pah thesaret ndër mijëravjeçarë të një rruge që bëri histori të papërsëritshme. Ka ardhë dita që ata që zgjuan malet me zërin dhe penën e tyre, që bënë kronikën e përditshme të betejës për hapjen e tuneleve dhe trasesë, që e çuan këtë vepër-histori në besimin absolut të njerëzve se ajo tash është e gjallë, e kalueshme, me histori të vjetër e të re…

Si pjesë e kësaj pene, në disa numra, do të përcjell atë që ruaj në arkivin tim ikanak, ndjenjat dhe meditimet, të miat dhe të bashkëluftëtarëve në këtë betejë të lavdishme.

Lexo më shumë

Gjimnazi “Fiqiri Dine” i Maqellarës

Nga Osman Xhili

Nuk e kisha besuar se do të përjetoja emocione aq të mëdha nga një ftesë, për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të maturantëve në gjimnazin “Fiqiri Dine” të Maqellarës. Kisha qenë nxënës, por dhe mësues i kësaj shkolle, duke ruajtur kështu kujtime të bukura. Kujtime të hershme vinin në mendjen time, nxënës, profesorë, kolegë dhe drejtues, që dhanë më të mirën e tyre, për të arritur deri në këtë nivel të tanishëm, pesëdhjetë vjet më vonë.…

Lexo më shumë

Izet Shulku, “Tarzani i Dibrës”

Nga Osman Xhili

Aty, në të hyrë të qytetit të Peshkopisë, kur vjen nga Tirana, ka një tabelë ku shkruhet “Europark”. Për nga mënyra e kompozimit dhe e realizimit, besoj emri duhet të ndihet krenar dhe jo parku që mban këtë emër. Izet Shulku, administratori i resortit ka menduar një mënyrë origjinale për të argëtuar turistët. Nëse ata nuk kanë kohë të vizitojnë gjithë Dibrën, le të hedhin një sy në parkun e tij dhe e kanë krijuar pak a shumë idenë.…

Lexo më shumë

Fantazia brilante e shkrimtarit Fatmir Terziu

Nga Shefqet Meko
Minneapolis, MN USA

-Duke lexuar në anglisht romanin e Terziut “Misteri i bukuroshes shqiptare në Londër” (The mystery of the Albanian beauty in London)

Besoj se të gjithë pajtohemi që shkrimtari Fatmir Terziu, është kthyer në një “vullkan krijues”. Ai shkruan, boton, fantazon, regjizon, filmon, redakton, nderon e frymëzon kolegë, mban gjallë “Fjalën e Lirë”, bën punën e tij të përditshme dhe padyshim, gjithmonë mbetet si “qiri” në shërbim të familjes së vet.…

Lexo më shumë

MALLKIMI I DRINIT TË ZI…

Nga Abdurahim Ashiku

Malet na kanë shitue, sepse shkelëm mbi Zana…

Të kuptoj, i nderuar Rexhep Ndreu, dhe të mbështes. Jam në krahun tënd ndër të tjera, sepse ju jeni një filiz i pyjeve të Dibrës, nga ata filiza që nuk i përkul stuhia, bora e rrebeshi. Të kam lexuar herë pas here gjatë këtyre vjetëve ikjeje larg atdheut, malli e brenge për Dibrën dhe dibranët.…

Lexo më shumë

Kanun në …kalë (!)

 Nga Haki Përnezha

Oda e Dibrës në shekuj ka shërbyer si kudhër në të cilën janë rrahur e kalitur me kujdes të gjithë anët e karakterit të dibranit. (Fjala është për odën si institucion e jo sa banesa e dhoma kish në Dibër.) Ajo ka qenë “parlamenti” në të cilin janë marrë vendime e janë bërë besatime, si dhe u janë dhënë zgjidhje mjaft problemeve që jeta u ka rezervuar dibranëve përgjatë gjithë historisë së saj shumëshekullore.…

Lexo më shumë

Çfarë i kërkoi Elez Isufi perandorit të Austro-Hungarisë?

Nga prof. Bajram Xhafa

Në me rastin e 100 vjetorit të betejës në Lanë Lurë, 28 tetor 1921, e fundit në ballafaqimet luftarake të dibranëve me serbët, në Luftën Çlirimtare të Dibrës kundër Intervencionit Ushtarak Jugosllav të viteve 1918 – 1921.
Nën hijen freskuese të blirëve, anës bulevardit të bukur të Peshkopisë që mban emrin “Elez Isufi”, heroit dibran të luftës me serbët, duke pirë kafe me dy zotërinj të fisëm, sheherlinj të Peshkopisë, Ruzhdi Shehu dhe Rexhep Stojku, një ditë gushti 1995 shënova edhe këto:
Elez Isufi dhe Abdi Kola te perandori austro – hungarez.…

Lexo më shumë

Destan Puca i Grykës së Madhe, prijës i vegjëlisë

Nga Zabit Lleshi

Në historinë e Dibrës, konkretisht në atë të Grykës së Madhe, Destan Puca është një protagonist i saj dhe zë një vend të veçantë. Veprimtaria e tij patriotike dhe atdhetare shtrihet në vitet 1890-1930. Bashkëkohës me Elez Isufin, Mersim Demën, Dan Camin, Sheh Sulën, Jakup Canin, Sulë Hupin, Dalip Karajin, Mehmet Duriçin, Liman Alliun etj, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër Perandorisë Osmane, për pavarësinë e Shqipërisë, mbrojtjen e saj nga shovinistët serbë e bullgarë, austriak si dhe në atë për demokratizimin e jetës së vendit 1921-1924.…

Lexo më shumë
1 2