“Zjarr e fllad” në kurorën e maleve


Nga Mevlud Buci

Një miku im i shtrenjtë, Esenini matjan, Basir Bushkashi, njërin nga librat e parafundit e titulli “Zjarr e fllad”. Ai flet me mjeshtri të rrallë për jetën, njeriun, vlerat, frymëzuar nga ai dhe bazuar në dritën e gjurmëve të njerëzve në maleve, mendova ta titulloj reportazhin “Zjarr e fllad” në kurorën e maleve.

***
Zjarri i zemrave dhe i dashurisë për vendlindjen, flladi i lirisë e i mirësisë, flladi që të sjell puna, mirësisë, flladi që të sjell puna, vëllazërinë, kultura e humanizmi dëshmojnë se toka, trojet, kullat, rrugët, krojet, arat, livadhet dhe vetë kurora nderojnë e sikur blerojnë më fort me bijtë e bijat e saj, me ata që e duan me punë e përkushtim vendin e tyre, trojet e të parëve. Vendlindja thërret, vendlindja pret bijtë e vet sikurse zogjtë e shqiponjës presin në fole nënën shqiponjë…

***

Krenari legjitime…

S’ke si nuk krenohesh e përmallohesh kur vëren se fëmijët e nxënësve, duan vendlindjen, jetën, vëllazërimin, bekimin e shenjtërisë. Në ditët e para të prillit 2021, ditën e pashkëve, festës së vëllezërve katolikë mora një telefonatë: “Ju urojmë gëzuar festën e vëllazërimit, jemi katër djem të Lukanit e brenda orës dy të vijmë në shtëpi t’ju urojmë Pashkët, sepse ju keni shkruar e lartësuar myslimanë e të krishterë, keni bërë shkrime e libra për katolikët, vëllezërit tanë të parë, – tha Blerim Ahmet Totraku. Mirëse të vini dhe u jam mirënjohës për shpirtbardhësinë, u thashë unë. tek u thashë urimin e ardhjes në trojet e mia, sinqerisht u përlota.
Pas disa minutave brofën në trojet e mia të kullave të gurit Blerim Ahmet Totraku, Festim Esat Bushi, Ardit Hasan Buci dhe Adrian Iljaz Koka. Tek po afroheshin afër shtëpisë time në Lukan, m’u duken si katër shqipe, katër djem që punojnë në fshat, që hijeshojnë trojet e kullave, bile ndihmojnë edhe fisin.
Dita më e bukur a krenare, dita e përmallimit, kur katër djem të rinj, fëmijë të ish nxënësve të mi shembullor e të rrethit vëllazëror më uruan Pashkët, festën e madhërishme të vëllezërve katolike, festën tonë të përbashkët. Ne jemi betuar se nuk i lëshojmë kullat tona, tokën tonë, Lukanin tonë, – thotë Blerim Ahmet Totraku nipi i Margjokës së trimërisë. Ndërkohë ne me dlirësinë e shpirtit pa pretenduar se jemi këngëtar i përshëndetemi me një këngë me çifteli, këngë zemre për vëllazërimin fetar, për festën e Pashkëve, për bardhësinë e zemrave të bijve fisnike të kurorës që hijeshojnë e ndriçojnë kullat arat, livadhet, Runjën shekullore. Festa e Pashkëve të prillit 2021 shënoi një sfidë të re një përmallim të ri: Krenari në legjitime…

I përfalem Shënanoit të shenjtërisë

Kur po shkruaja librin publicistik “Një jetë në pavdekësi në vitin 2012 të kushtuar martirit Mark Tom Rrozhani e qëndresës së vëllezërve katolikë krahas gjurmimeve të mia në Mabë, Troshan, Hajmenl e gjetkë në Lezhë m’u desh të shkoj edhe në vendin e shenjtëruar në Shënanu, në kishën e Laçit.
Më 19.06.2012 u ngjita mes shkrepave të Kurbinit, atje ku vritet, kohërat shekujt kanë gdhendur plot balada qëndrese. Edhe heronjtë e shkrimeve të mia kishin lënë mbresat, amanetet e bekimet për vendin e shenjtëruar Kishën e Laçit (Shënanoin).
Pas rrugëtimit, ku në zemrën e mendjen time kishte zjarr e fllad arritëm atje ku dukej se ka ardhur gjithë Shqipëria, njerëz të urtësisë, njerëz fytyrë ndritur e të përulur përpara shenjtërisë së bekuar. Një vend me plot dritë, plot besim, plot bardhësi. Atje njeriut i dukej sikur është në parajsë, atje mësohej qartazi sesi ndriçon mirësia, jeta, bekimi, vllazërimi e mbi të gjitha respekti e nderimi për njëri-tjetrin. Gjithçka mahnitëse, hyjnore, rrezatuese e mbi të gjitha çdo gjë besimi e drita e shpirtit.
Me dlirësinë e vëllazërimit me besimin tek njëri-tjetri, tek e mbara, tek e mira, tek e ardhmja buron nga zemra e mendja: I përfalem Shënanoit të shenjtërisë.
Foto e Shënanoit të mirësisë në Laç të Kurbinit

***

Drita e besimit…

Fatmir Dik Pepa, djaloshi që i shërben vendlindjes, Lukanit malor rrëzë Runjës ka trinomin hyjnor, dritë pune, dritë urtësie dhe dritë besimi. Ai shërben me linjën Lukan-Dibër si shofer. Ka punuar 9 vite në emigracion. U kthye në vendlindje tek kulla e gurit kulla e atdhetarisë. Gjyshi i tij, Aliu së bashku me Rrahmanin Dervishin, Sulë Muçën e Bajram Bucin (të riun, nipin e Hoxhë Bucit, autori M.B.) morën pjesë në njësitin e çetës së Dibrës më në krye komandantin trim të lirisë Haxhi Halit Lleshin. Tek bedenat e besës e të bujarisë buron edhe zjarri e flladi i lirisë, zjarri e flladi i besimit. Fatmir Pepa i Lukanit në tokën e tij ngriti edhe xhaminë në Lukan, objektin ku njerëzit e flladit përfalen, tubohen e bëjnë mirësi. Edhe dy djemtë e Fatmirit. Blerimi dhe Hektori ecin në gjurmët e babait të gjysh Dikës e stërgjysh Aliut. Aty ku rrjedh, pikon, buron e rrezaton mirësia. Kushedi sa e sa raste humane ka bërë Fatmir Dik Pepa, nipi i Laskut të bujarisë e të fetarisë. Geni lind genin, lum kush bën diçka për vendlindjen, për brezat, për fisin, për bashkëfshatarët. Fatmiri ka vërtet shpirturtinë thjeshtësinë e mbi të gjitha respekton për njerëzit. Ai beson, falet, dhuron e kurdoherë tregon me shembullin prej besimtarit atë që ngroh zemrat, që ndriçon trojet e fisin dritën e besimit. S’ka më të çmuar e më hyjnore se drita e drejtësisë… se drita e besimit!
Foto: xhamia e re e Lukanit e ndërtuar në tokën e Fatmir Pepës dhe e drejtuar me urti e besim prej tij në vendlindje në Lukan të Dibrës.

“Zjarr e fllad”, lahuria e Ramadan Kurtit

Ka vite që lahutari Ramadan Kurti i Qafëmurrës është ndarë nga jeta. Brezat e këtij fshatit, fiset e mbi çdo gjë pleqtë bile edhe më të rinjtë ruajnë në kujtesë farkatarin, mjeshtrin e lahurisë Ramadan Kurti.
Ai së bashku me fëmijët e tij ishte i përkushtuar i punës, edhe i artit, kulturës; duke derdhur zjarr e fllad nëpërmjet telave të lahurisë. Para gati më shumë se 4-5 dekadave jemi dëshmitarë sesi në oda të fiseve Perhati, Duka, Lala, Miha, Bica, Manreka, Lleshi, Toka, Prejsi e plot të tjerë kur u vunin nga jabanxhinj me kulla i çonin fjalë farkatarit, lahutarit të talentuar Ramadan Kurti. Ai ishte edhe prijsi i rrallë i orkestrinës në skenat e vatrës, kulturës, në zonë, Dibër e më gjerë. Meloditë e tij kanë zjarr e fllad, kurrë nuk shuhen, mik harrohen.
Puna e tij në farkë, mençuria e mjeshtria me lahurinë sikurse sot thërrasin bijtë për ta nderuar e gjallëruar vendlindjen. Vërtet Murra e vjetër, Lukani e disa të tjerë po i rindërtojnë kullat, po e ndriçojnë e gjallërojnë vendlindjen. Kuadrot e rinj të maleve të heshtur, të shmangur nga kultura, nga traditat nga vlerat nga shembullimi reformues për dije e kulturë të zgjohen, të kuptojnë sesi të lartëson zjarri e flladi i punës, zjarri e flladi për kulturën, për të gjallëruar vendlindjen pra, duke zhveshur pelerinën a burokratët e të teknokratit të veshur me qyrk demokratik apo ekstremist partiak. Koha dhe brezat nuk e harrojnë se është vërtet “Zjarr e fllad” lahuria e farkëtarit të paharruar (ndjesë pastë) Ramadan Kurti.

***

Është koha që çdo kush të mos harrojë trojet, tokën, traditat. Lum këta që nuk harrojnë, që luftojnë e që japin “Zjarr e fllad” në kurorën e maleve…
Prill 2021