Tri arsye pse jam kundër ndërtimit të HEC Skavica
Nga Ferzileta Gjika*


Megjithëse rajoni i Dibrës ka ende një potencial të madh për hidrocentrale të pashfrytëzuara, është e nevojshme të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i situatës, duke marrë parasysh kostot dhe përfitimet në krahasim me opsionet e tjera të energjisë. Qeveria duhet të ulet në një tryezë të rrumbullakët me të gjithë palët e interesuara, edhe dibranët, identiteti, historia, kultura dhe shtëpitë e trojet e të cilëve rrezikohen të zhduken përgjithmonë. Të gjithë palët e interesuara duhet të vendosin nëse ia vlen të vazhdohet të investohet në hidrocentrale, apo nëse është më mirë të zgjedhësh lloje të tjera të energjisë – duke shmangur kështu ndikimet sociale, mjedisore dhe financiare që vijnë nga digat e mëdha.


Gjatë viteve të fundit, rezistenca e komunitetit dibran ndaj ndërtimit të digës së madhe të Skavicës, ësh
të intensifikuar dhe është bërë gjithnjë e me e koordinuar. Në disa rajone, si në Fushe-Alie, Luzni, Kastriot etj., rezistenca lokale është bërë më e organizuar dhe më efektive. Në fakt, forcimi i lidhjeve ndërlokale kontribuon në shpërndarjen e informacionit dhe burimeve njerëzore dhe materiale për të mbrojtur të drejtat e popullit dibran, me të drejta të plota  të banorëve vendas. 

Unë jam lindur dhe rritur në fshatin Fushë-Alie. Vendlindja ime rrezikohet të mbulohet me ujë nga hidrocentrali i Skavicës. Bashkë me to zhduken varret e të parëve tanë, kultura, historia dibrane dhe kombëtare , dinjiteti, tradita dhe e drejta humane për të pasur tokën dhe shtëpinë që ne trashëgojmë. Sot i bashkohem thirrjes “Po Dibra, Jo Skavica”, e cila është kundër ndërtimit të HEC Skavica dhe që do të jetë hidrocentrali më i madh, jo vetëm në Shqipëri por një nga hidrocentralet më të mëdha në Europë. 

Ndërkohë që SHBA ka ndaluar me ligj ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha, siç është ai i Skavicës, dhe shteti federal merret vetëm me mirëmbajten e hidrocentraleve ekzistuese, është e pakuptueshme se si është përfshirë një kompanie amerikane në ndërtimin e HEC Skavica. Gjithashtu, ndërsa  Komisioni Europian, përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanit Perëndimor (WBIF),është tërhequr nga financimi i hidrocentralit, Bashkimi Europian dhe organizmat e saj nuk po kërkojnë ruajtjen standardeve mjedisore në këtë rast, ngjashëm me rastin e Lumit Vjosa.  

Cilat janë arsyet e ndërtimit të një hidrocentrali të madh në Shqipëri? A është kjo e vetmja rrugë për të siguruar energjinë elektrike në vend?

Energjia hidroelektrike ka qenë një burim i zhvillimit në shumë vende europiane dhe ende përfaqëson një pjesë të madhe të pjesës energjetike të rajonit. Por, a është kjo alternativa më e mirë për shqiptarët dhe aq më tepër për popullin e Dibrës? 

Fusha e Dibres / Foto Hajredin Toca


Në përgjigje të vendimit të fundit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar digën më të madhe në vend në rajonin e Dibrës, e njohur si diga e Skavicës, po shpjegoj se çfarë do të thotë të vazhdosh të nënshkruash kontrata ndërtimi për digat e mëdha në Shqipëri dhe konkretisht në Dibër. 

Ajo që vijon janë tri arsye pse duhet t’u themi “jo” digave më të mëdha:

  1. Sot ekzistojnë alternativa më të mira sesa ndërtimi i hidrocentralit të madh të Skavicës dhe duhet të merren parasysh në planifikimin e projektit. 

Përpara se të zgjedhë një burim alternativ energjie, qeveria shqiptare duhet të hartojë një plan strategjik që analizon nevojat për energji dhe mënyrën më të mirë për t’i arritur ato. Në këtë analizë, duhet të merren parasysh të gjitha opsionet. Është shqetësuese që kjo nuk ndodh tashmë.

Për shembull, në rastin e digës së Skavicës, që mendohet të jetë më e madhja në Shqipëri dhe kështu sjell dëmtime serioze sociale dhe mjedisore, qeveria shqiptare ka vendosur të mos kryejë një vlerësim paraprak të alternativave. Edhe pse ligjet mjedisore ekzistojnë dhe vlerësimi është rekomanduar nga ekspertë të shkencës, gjeologjisë dhe mjedisit. Ky hidrocentral ka më shumë efekte negative sesa përfitime. Qeveria shqiptare nuk ka marrë parasysh asnjë nga këto rekomandime. Diskutime dhe analiza të mirëfillta janë një standard ndërkombëtar që institucionet e mëdha financiare duhet ta zbatojnë kur investojnë në projekte të këtij lloji.

Burimet e tjera të energjisë – që vijnë nga era dhe dielli – janë provuar të jenë ekonomikisht konkuruese, mund të ndërtohen më shpejt dhe nuk përkeqësojnë klimën në vend. Sasia e energjisë elektrike e prodhuar nga era është rritur me shpejtësi vitet e fundit, kjo falë avancimit të teknologjisë, e cila ka ndikuar në uljen e kostos së prodhimit të energjisë elektrike nga era. Në të njëjtën kohë, prodhimi i energjisë nga era është inkurajuar, pasi rrit përfitimet tatimore shtetërore dhe federale për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në vend.  Shumë kompani private sot ofrojnë opsione të “çmimeve të gjelbra”  që u jep mundësi klientëve për të blerë energjinë nga burime të rinovueshme, siç është era. Turbinat me erë nuk ndikojnë në ndotjen e ajrit ose të ujit, sepse nuk digjet karburant për të prodhuar energji elektrike.  Janë shqetësuese emetimet e gazit serë në atmosferë, që vjen nga gjenerimi i lëndëve djegëse fosile dhe rritja e emetimit të metanit si rrjedhojë e ndërtimit dhe ekzistencës së hidrocentraleve.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një politikë për të refuzuar çdo hua, donacion, strategji ose politikë që mbështet ndërtimin e digave të mëdha. Shteti federal merret vetëm me mirëmbajten e digave ekzistuese. Që nga viti 1990, në SHBA janë çmontuar mbi 1700 diga të mëdha. Sipas Komisionit Botëror rë Digave (The World Commission on Dams), një digë quhet e madhe kur lartësia e saj është mbi 15 metra mbi themelin ose rezervuari i saj është më shumë se 3 milionë metër kub. Vetëm heqja e katër digave  në lumin Klamath në Kaliforni do të kushtojë 450 milionë dollarë, afërsisht sa shuma që planifikohet të ndërtohet Skavica.

Energjia diellore që vë në përdorim panelet diellore, vjen nga qendra e diellit dhe çliron energji në formën e rrezeve diellore. Sipas studimeve shkencore, më shumë energji nga dielli bie në tokë në një orë sesa përdoret nga e gjithë bota në një vit.  Teknologjia e përdorimit të paneleve diellor shndërrojnë rrezet e diellit në energji të përdorshme për konsumatorët. Procesi i shndërrimit të dritës (fotoneve) në energji elektrike (tension) quhet efekti PV, teknologji e cila përdor fotone të dritës diellore për të goditur silikonin gjysmëpërçues për të prodhuar energji elektrike. Shumë kompani të energjisë elektrike përdorin PV teknologji për të rritur fuqinë e prodhimit të energjisë elektrike.  Sistemet e PV konsiderohen si mënyra më e mirë dhe eficente për prodhimin e energjisë së rinovueshme për shkak të disponueshmërisë së bollshme për një kohë të gjatë të energjisë diellore falas (si lëndë e parë) në sipërfaqen e tokës. 

Inovacionet në fushën e teknologjisë, po përqendrohen në mënyre aktive për materialet që kanë një efikasitet të lartë në prodhimin dhe ruajtjen e energjisë, teknologji inverter për konvertimin efikas të rrymës direkte në rrymën alternative, si dhe teknologjinë e baterive për sistemet e ruajtjes së energjisë më sistem PV (panel diellor) në shkallë të gjerë.  Promovimi i politikave të sistemit PV (panel diellor) nga qeveria shqiptare, inkurajojnë zhvillimin e tregjeve të PV me potencial të lartë. 

Energjia gjeotermale e baticës dhe e valës janë alternativa, potencialin e të cilave as që e kemi parë.

Promovimi i digave të mëdha vetëm vonon miratimin e zgjidhjeve të vërteta të energjisë së pastër, për të cilat Shqipëria dhe planeti kanë nevojë në mënyre urgjente.  Shqipëria ka sasinë më të madhe dhe burimet më të larmishme të energjisë së rinovueshme në Europë. Burimet e rinovueshme të rajonit mund të sigurojnë pothuajse shtatë herë kapacitetin e instaluar në Europë, duke përjashtuar energjinë hidroelektrike.

Megjithëse rajoni i Dibrës ka ende një potencial të madh për hidrocentrale të pashfrytëzuara, është e nevojshme të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i situatës, duke marrë parasysh kostot dhe përfitimet në krahasim me opsionet e tjera të energjisë. Qeveria duhet të ulet në një tryezë të rrumbullakët me të gjithë palët e interesuara, edhe dibranët, identiteti, historia, kultura dhe shtëpitë e trojet e të cilëve rrezikohen të zhduken përgjithmonë. Të gjithë palët e interesuara duhet të vendosin nëse ia vlen të vazhdohet të investohet në hidrocentrale, apo nëse është më mirë të zgjedhësh lloje të tjera të energjisë – duke shmangur kështu ndikimet sociale, mjedisore dhe financiare që vijnë nga digat e mëdha.

  1. Digat e mëdha që shkaktojnë dëme sociale dhe mjedisore nuk janë fitimprurëse.

Digat hidroelektrike në shkallë të gjerë kanë pasur – gjatë gjithë historisë së tyre – ndikime negative në grupet e popullsisë vendase, burimet natyrore dhe ekosistemet e tëra, duke çuar më tej rezistencën dhe protestën kundër tyre. Debati mbi digat e mëdha ndërlikohet më tej në vendet si Shqipëria, ku digat e mëdha kërkohen të përdoren si simbole të fuqishme të krenarisë kombëtare dhe nderohen si dëshmi e përparimit të një kombi, apo përkushtimit ndaj modernizimit. Për mua, digat e mëdha janë struktura betoni dhe shkëmbore që prodhojnë energji elektrike duke ruajtur ujin, rrezikojnë fqinjët me përmbytje dhe zhvendosin apo zhdukin komunitetet apo vendbanuesit. Megjithëse qeveria e sheh ndërtimin e digës së madhe së Sakavicës si monument të përparimit, unë e shoh si monument të korrupsionit politik kombëtar e ndërkombëtar, si dhe të pabarazisë sociale. 

Është demonstruar në mënyrë të përsëritur se ndikimet sociale dhe mjedisore të hidrocentraleve janë më të mëdha se sa u menduan fillimisht. Përveç zhvendosjes së detyruar të popullsisë dhe kriminalizimit të atyre që i kundërshtojnë, digat e mëdha përmbytin tokat, zvogëlojnë rrjedhat e lumenjve dhe ndryshojnë ekosistemet e rajoneve fqinje, duke shkatërruar habitatet dhe duke kontribuar në zhdukjen e specieve. E gjithë kjo ndikon në jetën ekonomike, sociale, klimatike dhe mjedisit të komunitetit të Dibrës dhe të komuniteteve përreth, duke kufizuar aftësinë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, që vijnë si rrjedhojë e hidrocentralit të ndërtuar përbri. 

 Në aspektin ekonomik kostot aktuale të ndërtimit të digave të mëdha janë shumë të lartë për të dhëne një përfitim pozitiv. Buxhetet dhe afatet kohore të projekteve të mëdha të digave janë vazhdimisht të nënvlerësuara ose kanë një kosto të fshehur që nuk dihet. Mirëmbajta e digave të mëdha, po ashtu kërkon një investim trefish në krahasim me koston që e ndërton. 

Duke pranuar se kostot janë shumë më të mëdha se përfitimet, shumë vende europiane kanë zgjedhur të çmontojnë diga të mëdha. Kompanitë private i kanë hequr tërësisht projektet hidroelektrike, sepse nuk janë as ekonomikisht të qëndrueshme dhe as fitimprurëse. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një politikë për të refuzuar çdo hua, donacion, strategji ose politikë që mbështet ndërtimin e digave të mëdha. Shteti federal merret vetëm me mirëmbajten e digave ekzistuese.

Që nga viti 1990, në SHBA janë çmontuar mbi 1700 diga të mëdha. Sipas Komisionit Botëror rë Digave (The World Commission on Dams) ** një digë quhet e madhe kur lartësia e saj është mbi 15 metra mbi themelin ose rezervuari i saj është më shumë se 3 milionë metër kub. Vetëm heqja e katër digave  në lumin Klamath në Kaliforni do të kushtojë 450 milionë dollarë, afërsisht sa shuma që planifikohet të ndërtohet Skavica.

  1. Digat e mëdha kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

Ndryshimet klimatike duhet të merren parasysh kur diskutohet rëndësia e hidrocentralit. Rezervuarët gjenerojnë sasi të konsiderueshme (1.3% nga njerëzimi) të efektit serë, veçanërisht metanin, i cili është 30 herë më efektiv në kapjen e nxehtësisë sesa dioksidi i karbonit. Po kështu, ndërtimi i digave rrezikon shtime të vlefshme të sasisë së karbonit. Për këtë arsye, duhet të bëhet një analizë e duhur e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe metanit, përpara se të zgjidhet një projekt dige – një proces që zakonisht nuk ndodh.

Një aspekt tjetër për t’u marrë parasysh është që ndërtimi i digave të mëdha kontribuon në ndryshime klimatike të pakthyera. Reshjet ekstreme rritin sedimentimin, i cili mund të shkaktojë probleme strukturore dhe të zvogëlojë jetëgjatësinë e digës. Thatësirat, tani gjithnjë e më të shpeshta, mund t’i bëjnë digat joefikase. 

Akoma më serioze është kërcënimi i digave të mëdha në rastet e motit ekstrem. Ne duhet të rimendojmë se si do të trajtohen evakuimet masive kur shirat e dendur kërcënojnë një shembje dige dhe përmbytje të pashmangshme. Keqmenaxhimi i  mundshëm i digave të mëdha, si diga e Skavicës, mund të shkaktojë përmbytje të paprecedentë. Për këtë arsye, ndërtimi i një dige të madhe si diga e Skavicës në Dibër, rrit rrezikun e tejmbushjes, shembjes së digës dhe duhet njohur si një problem serioz. Me kalimin e kohës, diga e madhe si Skavicës mund do të fillojë të përkeqësohet dhe do të kërkojë investime të mëdha për të mbrojtur komunitetet që jetojnë në rrjedhën e poshtme.

Shqiptarët në New York, kanë hartuar një peticion, ku bëjnë thirrje institucioneve financiare në Shqipëri të mbështesin ndryshimin që ne, si qark i Dibrës, kemi nevojë. Ne u bëjmë thirrje atyre të ndalojnë investimin në diga të mëdha, të cilat janë demonstruar herë pas here se janë të rrezikshme për mjedisin dhe komunitetet lokale, të kushtueshme për vendet dhe të papërshtatshme për klimën tonë, që po ndryshon me shpejtësi, si dhe një vend i paqëndrueshëm nga ana e tërmeteve sizmike. 

Është koha për një plan më të mirë energjie. Dhe është koha për të investuar në energjinë e rinovueshme, jokonvencionale, bazuar në vlerësime të plota, të pavarura dhe me cilësi të lartë të ndikimit social dhe mjedisor, planifikimi dhe zbatimi i të cilave respekton të drejtat e njeriut. 

* Autorja është kandidate për doktore të shkencave në Graduate Center City University of New York. Aktualisht ajo mban titullin Adjunct Assistant Professor pranë CUNY (Universiteti i qytetit të New York). 

New York, 4 nëntor 2021

  1. “Dams and Development: A New Framework for Decision-Making,” World Commission on Dams (November 2000)).”