Djemtë e Dardhës rrojnë me këngën


KONCERT NË ITALI ME RASTIN E 8 MARSIT

Nga BUJAR MUÇA 

Dy këngëtarë nga Zall Dardha ftohen në një koncert për 8 Marsin në Gjenova. “Djemtë Dardhës rrojnë me këngë”, është titulli i një këngë kënduar nga brezi më i ri i këngëtarëve dernjanë si Bledar Kaca, Gentian Dervishi e Mentor Topuzi. 

Treva e Dardhës ka patur çdo kohë artistët e saj si muzikantin Muharrem Xhediku, Hazizi Ndreu, Lirie Rasha e Sajhe Poleshi, Qerim Sula e Sherif Dervishi, që më këngët dhe interpretimet e tyre i kanë kapërcyer kufijtë e Europës. 

Këngëtarët e brezit të ri si Bledar Kaca, Manushaqe e Abas Kaca, Fation Dervishi, djali i këngëtarit Sherif Dervishi. 

Krahas tyre dhe Gentian Dervishi e Mentor Topuzi janë dy emra që vitet e fundit po dalin fuqishëm në tregun muzikor, jo vetëm më kënga të bukura, por dhe më vlera artistike. 

Mentor Topuzi vjen më shumë këngë, por këngët “Nusja më divan”, “Heronjtë e Dardhës”, “Këngë dasme” e disa të tjera. 

Po kështu, Gentian Dervishi më një këngë “Sallat kurbet” në duet me Lirie Rasha ka në repertor dhe këngët “Cucë dernjanët”, “Molla e kuqe” dhe “Tek-tek-tek” duet me këngëtaren Lindita Gjoka, apo kënga Reç e Dardhë.

Dua të veçoja duetin e Gentian Dervishi me Mentor Topuzin mjaft të suksesshme si te kënga “Sa e ëmbël fjala nënë”, dhe së fundi “Këngë për 8 marsin” këto këngë dhe të tjera. 

Ishin këto këngë një indicie që u erdhi ftesë për një Koncert me rastin e 8 Marsit në Gjenova, Itali. Në këtë koncert, të organizuar së bashku me këngëtarin kurbinas, Ilir Laçi që jeton në Itali, do këndojnë dhe Gentian Dervishi dhe Mentor Topuzi, dy këngëtarë të rinj, një më një repertor të pasur me këngë.