I përfalem mirënjohjes


Nga MEVLUD BUCI

Ky titull ishte planifikuar prej vitesh të ishte libri i 30 i botimeve të mia, por kjo përpjekje e arkivi prej 700 faqesh nuk u realizua, sepse mundi, djersa dhe përkushtimi im u shkri dhe u shkrumbua më 15 dhjetor 2021 në orën gjashtë të mëngjesit, në Lukanin tim të Katër Grykëve, rrëzë Runjës shekullore. Filozofi i kohërave, populli thotë:”Nuk del kur e mendon, burri rrëzohet dhe shkrihet, por ringrihet”

Ky titull ishte planifikuar prej vitesh të ishte libri i 30 i botimeve të mia, por kjo përpjekje e arkivi prej 700 faqesh nuk u realizua, sepse mundi, djersa dhe përkushtimi im u shkri dhe u shkrumbua më 15 dhjetor 2021 në orën gjashtë të mëngjesit, në Lukanin tim të Katër Grykëve, rrëzë Runjës shekullore.Filozofi i kohërave, populli thotë:”Nuk del kur e mendon, burri rrëzohet dhe shkrihet, por ringrihet”

Vendosa ta bëj këtë shkrim për ata që më respektuan, u përleshën me flakët e shtëpisë sime, të magazinës, e duke shpërfaqur nderimin, shpirtin human e dhimbjen.Ata më dhanë ndihmë e kurajo, ata u gdhendën në altarin e shpirtit njerëzor.Ndaj dhe mirënjohja, nderimi e vlerësimi për ta mbetet gjë e çmuar.

1.JETA ËSHTË E SHKURTËR, LUM KUSH DHURON MIRËSI.

Në jetë njeriu provon dritën e djersës, bukurinë e besimit, rrezatimin e bujarisë, vlerat e shokëve dhe të miqve.Vetëm prova, vetëm shembulli flet më mirë se një mijë fjalë të bukura.”Një shembull në praktikë-thotë Sami Frashër –vlen më shumë se një mijë fjalë të bukura”.

Vërtet, provat e fjalës e të dritës së shpirtit janë mirësia, sipas mundësive.Janë dhjetëra e qindra ata që jetuam me atë çfarë më ndodhi mua, më dhanë krah e zemër si:Tofik Mehmet Totraku, Irfan Zebi, Islam Uka, Bajram Avdia, Sabri Laci, Dëfrim Methasani, Hali Rama, Bujar Karoshi, Ferit Fixha, Qazim D.Shehu, Bajram Canameti, Basir Bushkashi, Artan Dilaver Kurti, Hamdi Xhemal Hysuka, e plot të tjerë.Ata thanë fjalët e shpirtit, urimet e mirësinë e zemrës.

S`ka kurrë në jetë më të çmuar se mirësia njerëzore, drita e zemrës dhe dashamirësia.Koha dhe jeta njohin shumë prova, shumë luftëra, vuajtje e dhmbje, gëzime, hidhërime, ngjitje dhe zbritje, po një e vërtetë mbetet testament për gjurmët e jetës:Humanizmi, shpirtbardhësia.

Latini thotë:”Kujt nuk I dhimbset padrejtësia e tjetrit, mbron padrejtësinë në shkallë kombëtare”.

Dëshmi e të vërtetës, dëshmi e shpirtbardhësisë ishte ajo që, bashkëfshatarët e mi, ish-nxënësit e mi, qe se ata u përleshën me flakët, me zjarrin.Drejtori i nderuar i shkollës së Lunarës Përparim Petrit Lica, Blerim Ahmet Totraku, Hamit Loka, Klevis Buci, Festim Lica e plot të tjerë. Bënë të pamundur, përmes akullit dhe borës, shpëtuan stallat e ngritura me djersë.

Shtëpia ime, bashkë me arkivin (punë gjurmuese 45-vjeçare)vërtet u shkrinë, por drita e shembullit të tyre ia kalon çdo zjarri, ajo mbetet flakadan I mirësisë njerëzore

2.SHTËPIA E ZOTIT DHE E MIKUT

Në urtësinë e Dibrës mëson se shtëpia është e zotit dhe e mikut.”më i çmuar se çdo thesar, është një mik bestar.””Miku i vërtetë jeton me hallin e mikut të sinqertë”.

“Po të mos ishin provat në vështirësi nuk njiheshin shokët e miqtë në përditshmëri”.Këto thënie na mësojnë plot të vërteta, ngjajnë me bedenat e kullave, me gurët e shkrepave, me dritën e bardhësive.E kam për zemër të përmend emrat e të nderuarve Hysni Bodini, Isuf Miha, Luan Cemenja, Saimir Totraku, të cilët dhanë kushtrimin për tragjedinë, ku shtëpia ime e bërë model mes malesh, me mund e djersë, u bë shkrumb e hi.Nuk harrohen gjithashtu Ilir Balili i Kuçit të Vlorës, Faik Xhani i Lisit të Matit, Hazis e Hasie Totraku, Vafsi Cibaku i Sohodollit, Mentor Irfan Jashari, Ahmet Sharë Totraku e qindra të tjerë, 

Në këtë nderim nuk harrohen Mensur Murja, Bilbil Bardulla Gani Lleshi, Besnik Buci.Esat Lica, Remzi Fida etj.

Janë gdhendur në gur fjalët e mirësisë të të nderuarve Sabri Karoshi e Haki Përnezha të Çidhnës të mençurisë, të të shquarve Ahmet Çaushi e Osman Xhili, Mal Buçpapaj i Malësisë së Gjakovës e të Arben Belit, ish-drejtorit gramshiot;Abaz Hysa etj, të cilët më dhanë krah e zemër.Po këshu edhe shefi i nderuar I plolicisë Sami Lleshi, administrator, ish –nxënësi im Fiqiri Muça, dhjetëra e qindra lukanjakë, kasnorë e qafëmurras e selishtianë të fisnikërisë.

Natën e Vitit të Ri 2022, më telefonon Petrit Dine Doda.Fisniku lind fisnikun, geni pason genin.Ai më jep krah dhe urim, për faktin se shqyqyr që shpëtova vetë.Në vazhdën e provave të mirësisë janë gdhendur edhe Hazbi Kamberi i Dibrës, Llesh Ndue Gjoka i Kashnjetit, të përkushtuarit Ramadan Toma e Merxhan Duka, Mexhit Teta e plot të tjerë.Në mbyllje të këtij shkrimi, dua të theksoj një fjalë nga Urtësia e Malësisë së Gjakovës:”Nderimi që ti bën shkruaje në akull, nderimin që të bëjnë shkruaje në gur”.I përfalem mirënjohjes…