Mbrojtja e Dibrës, takime në Durrës dhe Tiranë


Më datë 29 maj, Shoqata për Mbrojtne e Drinit të Zi mbajti takime konsultimi me banorë të Dibrës që jetojnë në Durrës dhe Bathore, por që zemrën, shpirtin dhe kokën e kanë në Dibër.
Takimet ishin informuese për punën e deritanishme të shoqatës dhe organizatave të tjera që po merren me kundërshtimin e Digës së Skaviës si dhe u mblodhën mendime dhe ide për hapat e në vazhdim.
Në këto takime u theksua nevoja e një bashkëpunimi të frytshëm jo vetëm me organizatat lokale, por edhe më shoqata dhe organizata të tjera që operojnë në Tiranë, të cilat janë marrë me sukses në fushatat për mbrojtjen e Vjosës.
Pak ditë më parë një sinjal për kundërshtimin e digës së Skavicës e dha edhe Parlamenti Europian, i cili miratoi një dokument ku i bën thirrje qeverisë “për përmirësim të transparencës, sjelljes, zbatimit dhe monitorimit të vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe strategjik mjedisor, veçanërisht në projektet me pasoja të mëdha mjedisore dhe socio-ekonomike, si projekti i hidrocentralit të Skavicës; shpreh shqetësimin e tij për ndikimin ekonomik dhe mjedisor të projekteve zhvillimore jokonkurruese të financuara nga jashtë”. /Korr. Rr.A.