Tuneli në 400 metrat e fundit, por nuk japim afate për mbarimin

Belinda Balluku, zv. kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës: Studimi gjeologjik i cekët. Çështjet e sigurisë janë shumë më të rëndësishme se dëshira për të mbaruar sa më shpejt.

Berberi: Gjatë kësaj vere kemi një përfundim total të punës në të gjitha kantieret e ngritura, përjashtuar tunelin. Në fund të muajit korrik, javën e parë të muajit gusht, ne hapim përfundimisht për regjimin e trafikut të plotë, rrugën nga dalja e tunelit në shkallën e Tujanit deri në Murriz dhe nga dalja e tunelit deri në Maqellarë.

Lexo më shumë

PËR NJË ORË E GJYSMË NË TIRANË!

Dibranët gjatë fundjavave përmes Rrugës së Arbrit

Rruga e Arbrit, e cila ka një karakter mbarëkombëtar është një mundësi e madhe edhe për zhvillimin të krahinës së Dibrës por edhe qytetit të Dibrës. Këtë e pohojnë udhëheqësit vendor, biznesmenët por edhe qytetarët në përgjithësi. Rruga, e cila ka afruar qytetin e Dibrës me Tiranën për 1 orë e 30 minuta, është një garanci e mirë që dibranët të vizitojnë kryeqytetin shqiptar, por edhe qytete të tjera bregdetare, sidomos Durrësin

Nga Vjollca SADIKU

Dibër, 29 maj – Rruga e Arbrit, e cila u ndërtua nga qeveria shqiptare, ka ndryshuar dukshëm frekuentimin të dibranëve për të kaluar fundjavat jashtë Dibrës.…

Lexo më shumë

Skavica nuk është çështje e një partie

Pamje nga Muhurri

Çështja e Skavicës, më së pari, është çështje e atyre banorëve që dielli i mëngjesit i gjen në arë, duke punuar për të ndërtuar jetën e tyre në ato vende, pa u shkuar kurrë mendja për ta braktisur, siç kemi bërë shumë prej nesh.

Nga BUJAR KAROSHI

Çështja e HEC të Skavicës në fushatën e fundit lokale u kthye në një element thelbësor të fushatës elektorale.…

Lexo më shumë

Dhjetë vite pritje për dy muaj punë…

Para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri gjatë segmentit të Rrugës së Arbërit në Planin e Bardhë u punua intensivisht. Dhjetë ditë para zgjedhjeve, më 3 maj 2023, rruga u hap për qarkullim në regjimin e kantierit. Ky segment rrugor ka nisur të ndërtohet në vitin 2011 dhe në vitin 2013 duhet të kishte mbaruar. U desh një pritje 10-vjeçare për një punë pak mujore që ky segment të vihej në funksionim.

Lexo më shumë

Bërxulla dhe Dibra, toka në mes

SHPËRNDARË ME LIGJIN 7501 alias LARË ME GJAK E FLORI?
A do të shkojnë dibranët të mësojnë se si mbrohet prona në Bërxullë?

Nga Abdurahim Ashiku

Bërxulla është një fshat i Tiranës.
Kam qenë në Bërxullë.
Kur isha student kam bërë praktikën bujqësore.
Kam bërë edhe një reportazh për të rinjtë dhe të rejat në rrugën e transformimit shpirtëror e zakonorë me të kaluarën.…

Lexo më shumë

Pse u krijua Grupi i Aktivistëve Ruralë të Dibrës?

Një ftesë për të gjithë ata që duan të kontribojnë për vendlindjen

Dibra është një rajon me shumë potencial dhe tradita, por me një shoqëri civile jo shumë aktive. Kjo për shumë arsye dhe pa asnjë lënie faji.

Përpos sfidave që shoqëria dibrane ka hasur këto 30 vite tranzicion, prej dy vitesh përballen me sfidën më të madhe; rrezikun e ndërtimit të Hec Skavica.…

Lexo më shumë

Mbrojtja e Dibrës, takime në Durrës dhe Tiranë

Më datë 29 maj, Shoqata për Mbrojtne e Drinit të Zi mbajti takime konsultimi me banorë të Dibrës që jetojnë në Durrës dhe Bathore, por që zemrën, shpirtin dhe kokën e kanë në Dibër.
Takimet ishin informuese për punën e deritanishme të shoqatës dhe organizatave të tjera që po merren me kundërshtimin e Digës së Skaviës si dhe u mblodhën mendime dhe ide për hapat e në vazhdim.…

Lexo më shumë

Skënderbeu nuk përton të ngrihet prapë

Shfaqet në Tiranë dhe Prishtinë opera “Skënderbeu, kryezot i Arbërit”

Nga Dashnor Kokonozi

Me qejf shkuam të shohim operën që muzikanti e muzikologu Vasil S. Tole i ka kushtuar Skënderbeut, me libret të punuar nga ai vetë mbi një tekst të F. Nolit.
Kisha kureshtje të shoh një opera shqiptare të ditëve tona sepse nganjëherë kemi përshtypjen se krijimtaria operistike ka përfunduar në muze, për t’u shijuar tashmë me rivëniet e veprave të dikurshme.…

Lexo më shumë

Ngjitje në Korab, emocione që nuk duhen humbur

Majat e maleve të Korabit janë jashtëzakonisht të pjerrëta, mjaft të aksidentuara dhe të latuara nga shumë dukuri erozionalo-tektonike ku, në disa vende, vihen re shtresa masive kryesisht gëlqerore që krijojnë një morfologji me rrëpira gati vertikale, të cilat arrijnë deri në 100 metra thellësi.

Mali i Korabit është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit shtetëror të Shqipërisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.…

Lexo më shumë