Vlerat e Ujemujës së Dibrës në librin e Hidajet Lahit


Nga dr. Hajri Mandri

Autori fokusohet në rolin e familjeve me ndikim në zonë, apo “ familjeve të mëdha” siç u thoshin ndërkohë. Ai ndalet në persona të veçuar klerikë, mësues të kohës së tyre, intelektualë dhe njerëz të tjerë të mëparshëm e të sotëm që me aftësitë e tyre kanë qenë kontribues në zhvillimin ndaj luftërave, në udhëheqjen e proceseve zhvilluese në komunitetit e Uj’e Mujës. Këto kanë vepruar sipas kohërave e situatave të ndryshme. Ndërsa zhvillimi i tyre praktik është kryer sipas përvetësimit të lartësisë të vlerave kombëtare të njerëzve (individëve) të jetuar në këtë territor.

Autori i librit ka një histori pune të ngjeshur dhe detyra përfaqësuese, e cila i ka dhënë shansin të njohë dhe të kundrojë nga afër historinë transformuese të zonës.

Në vitet 1978 – 1986 ai pati mundësi të   përfaqësonte zonën në organin më të lartë të shtetit, si deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.

“Ka patur luftëra fetare që para kohëve të hershme të antikitetit, ka patur luftëra kundra pushtuesve të huaj, që në periudhën e Rilindasve, gjatë luftës së Parë e së Dytë Botërore, si dhe zhvillimet e Luftës Nacionalçlirimtare e në të gjitha për Ujemujen.   Luftërat e drejtuara nga Elez Isufi, Isuf Xhelili etj., kanë qenë heroike të etiketuara nga njerëz të ditur, diplomatë të huaj, kanë qenë gjithpërfshirëse dhe Ujemuja në këtë   drejtim është quajtur kryeqendra e Dibrës. Këto luftra janë zhvilluar në mbrojtje të krahinës se Ujemujës e përkufizuar nga përroi i Veleshicës, përroi i Gramës, Drini i Zi, e në situata që nuk kishte shtet apo shteti i cilësuar pushtues.

Si mund të lihen në harresë roli i intelektualëve klerikë siç ishte Hoxhë Kalla, Sheh Zumani, Hoxhë Puci e Hoxhë Çenjeva.

Apo lufta kundër pushtuesve të huaj nga Elez Isufi, fisit Ndreu, fisit Daci, nën komandën e legjendarit Mahmut Daci e Cen Daci dhe i gjithë krahinës të familjeve intelektuale e të personazheve të rëndësishëm me kontribute të Ujemujës.

Ndikimi i klerikëve, si Hoxhë Kallës, i cili ishte ndihmës, ndërmjetës në takimin e Elez Isufit me Turgut Pashën në Kaush në vitin 1907. Ishte një takim delikat dhe përfundoi shumë i suksesshëm, pasi Ujemuja fitoi autonominë edhe përse ishte i pjesshëm. Nga klerikët, Hoxhë Kalla e fisi Ndreu u ndërtuan dy shkolla në Sllovë, një shkollë në Trojak, mejtepe sipas kërkesave të komunitetit, duke e kthyer Ujemujën nga krahinat më të zhvilluara të asaj kohe në Dibër.

Si mund të mohohet lufta gjithpërfshirëse e Elez Isufit, Isuf Xhelilit dhe i gjithë fisit Ndreu? Ato kanë qenë heroike dhe në Ujemujë, ku u zhvilluan 8 luftra të tilla, të cilat janë fituar, apo vazhdimësia e tyre në krahinat e tjera të Dibrës, Arras, Llasen, Lurë, Dibra e Madhe, Gostivar Kosovë edhe këta ishin gjithpërfshirëse e heroike.Apo marrëveshja në Shkodër për themelimin, mbrojtjen kombëtare të Shqipërisë e Kosovës me pjesëmarrës Elez Isufin, Bedri Pejani, Sotir Peci etj. Elez Isufi ishte një kundërshtar i ashpër i aneksimit të tokave shqiptare sipas vijës strategjike të projektuar nga gjenerali francez Franchet Esperui për mos ndarjen e tokave shqiptare.

Libëri përshkohet nga stili optimist duke rrezatuar shpresë dhe ardhmëri. E ardhmja do të jetë më e mirë, për të jetuar në ekosistemin, biodiversitetin i cili është i vlerësuar nga më të lartët e krahasuar me krahinat e tjera me një bazë më të qëndrueshme për ndërtimin e strategjive të reja me performancë turistike në zhvillimin e turizmit e të gjithë llojeve.

Vendosja e terrenit kodrinor-malor dhe alpin, me kullota, bjeshkë të lartësuara, por me terren edhe fushor, i përbërë me 7500 ngastra e në stadet kohore më të hershme mbi 100 mijë ngastra me 350 deri 2752 metra mbi nivelin e detit, përbën një territor mjaft interesant të leverdisshem, që është i dukshëm në zhvillimin e produkteve me origjinë organike me tokën e trajtuar si një organizëm i gjallë. Dikur herët, njerëzit për të jetuar shfrytëzonin produke të prodhuara nga toka, kollotat, bjeshkët, pyjet, që bimësia e re zhvillohej mbi bimësinë e vjetër, apo drunjtë e rinj të rriteshin e të zhvilloheshin në shtresat e drunjve të vjetër. Kerkesa ishte, e thuhej, se bimësia e re të mund, ta zaptojë të vjetren, duke krijuar shtresa organike të përvitshme e të vazhdueshme për prodhimin organik, që konsumohej nga njerëzit. Kjo shprehte zhvillimin me të lartë të vlerësuar mbi biodiversitetin.

Në mënyrë të detajuar dhe profesionale përshkruhet histori-gjeneza e vreshtarisë së krahinës, që në kohët para-historike, antikitetit, sidomos të besimi fetar i krishterë për fshatrat që përbëjnë Ujemujën.

Autori e hedh vështrimin historik deri te zbatimi i politikës ekonomike të Perandorisë Turke në marrjen e taksave e cila për mushtin (prodhim nga rrushi), apo taksën e marrë nga prodhimi i linit, kërpit, mellit, etj. që sipas emërtimit të tokave të mbjella si linishte etj.

Përshkruhet në libër se lufta në Uj’e Mujë ndryshon. Qëndron e veçanta në zhvillimin e luftërave. Ata janë zhvilluar ndryshe nga krahinat e tjera, të cilat luftuan edhe në bashkëpunim me qeveritë e krijuara kukulla që ishin në vartësi të tyre.

Në një periudhë shumë të shkurtër nën shembullin e fisit Ndreu, bashkërisht me familjet vendase në të gjithë fshatrat, Sllovë, Trojak, Shumbat, Vleshë, Kallë, Lugjej, Palaman, Venisht, Sllatinë, banorët e vendit u krijuan shtëpi të tjera me kontribute në Ujemujë. U kthyen në një krahinë me lëvizje të mëdha të fuqishme patriotike, u lidhën fort me njëri-tjetrin duke ruajtur familjet e tyre, duke ruajtur një unitet që ishte një fuqi e madhe për çështjen kombëtare, mbrojtjen e krahinës nga pushtuesit, konfliktet e hasmëritë.

Uniteti i fortë i krijuar u kthye në një traditë të vyer në të gjithë krahinën. Ky unitet ishte i dukshëm sidomos në periudhën e lëvizjeve të mëdha, kundërshtitë me anë të luftrave të drejta, të Luftës së Parë e të Dytë Botërore dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Në ketë periudhë dolën individë, familje, fise, personazhe me shumë kontribute si edhe heronj të përmasave kombëtare si Elez Isufi e Isuf Xhelili. U afirmuan fise, familje me ndjenja të larta patriotike e kombëtare.

Elez Isufi, Isuf Xhelili, fisi Ndreu si dhe fise e familje të tjera qe janë përmendur në libër krijuan një fuqi të madhe të mbinatyrshme si prijësa popullorë me ndikim të theksuar publik.

Gjatë historisë së Ujemujës, janë vlerësuar dy figura “Nder i Kombit” Elez Isufi, organizator i shquar në luftën kundra Serbisë dhe tjetri, Dali Isuf Ndreu, organizator i Luftës Nacionalçlirimtare. Rasti i rrallë që nga një familje në dy gjenerata të ketë vlerësim kaq të lartë kombëtarë.

Për intelektualët e sotëm, Ujemuja radhitet në krahinat më të zhvilluara të Dibrës, me një pasuri intelektuale e cilësi të lartë.

Disponohen intelektualë të shquar, të cilët kanë punuar e punojnë në institucione të ndryshme shtetërore e private me detyra të larta e profesione si; ekonomistë, pedagogë, mjekë, inxhinierë të profileve të ndryshme, agronomë, juristë, zooteknikë e veterinerë, biznesmenë si dhe në institucionet shkencore-akademike jo vetëm në shkallë vendi, në rang kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Disa prej tyre kanë punuar dhe kanë lidhje me univeristetet prestigjioze të vendit, Europës por edhe me gjerë, siç janë, prof. dr. Hajri Shehu, prof.dr.Selami Xhepa si dhe prof.dr.Sherefedin Shehu.

Tashmë mbi 100 intelektualë të shquar kontribuojnë në kryeqytet dhe janë pjesë integrale e inteligjencës sonë kombëtare. Janë me kualifikim të lartë akademik, edhe disa intelektualë të tjerë si: Nehat Çollaku, Neshat Fana, Uran Abazi, Jordan Daci e mjaft intelektualë të tjerë që spikasin në fusha të caktuara.

Në Ujemujë janë edhe dy gjeneralë, Dali Ndreu Gjeneral-Major i cili në mënyrë subjektive dhe opurtuniste, siç shkruan autori, u dënua me pushkatim.

Ndërsa Gjeneral Major i Dytë Zyber Dushku i vlerësuar nga ushtarakët e artë, shërbyer Shef Shtabi i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, sot në pension, punon në sektorin studimor e shkencor në ushtri.

Intelektualët e Ujemujës kanë dhënë e po japin kontribute në zhvillimin e Ujemujes, të Dibrës, Shqipërisë, si dhe jashtë saj. Për këtë, komuniteti i Ujemujes është krenar për elitën e saj. Ujemuja është vendi ku jetuan shkrimtarët e njohur Xhelal Ndreu, Naim Plaku, Sami Shehu, Hajri Shehu etj.

Urime Hidajet Lahi në pasqyrimin e vlerave të Ujemujës së Dibrës!