Jufkat, tradita dhe biznesi i dibranëve


Në kuadër të një udhëtimi të gjatë dhe mjaft të bukur, nëpër Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, ndalesa e radhës ishte në Dibrën time. Ku me shumë kënaqësi, vizitova komunën e Dibrës, dhe pashë nga afër edhe ndryshimet e mëdha të qytetit, të cilat rezultojnë sot në atë që thuhet me mbajtjen e premtimeve nga ana e kryetarit të saj Ruzhdi Lata – dhe punën e vet dibranëve, sidomos, asaj në rritjen e mirëqenjes së tyre, dhe zhvillimin e biznesit.
“Jufkat e Dibrës” që tani pregaditet në shum treva të Shqiptarisë, dihet se zanafilla e tyre është e dibraneve, prej qytetit e Dibrës. Tani jufkat e dibrës mund të pregaditen në mënyra të ndryshme dhe me makina të ndryshme, mirëpo në Dibër me heret jufkat e famshme dhe të shijshme të Dibrës, janë pregaditur me dorë, dhe me një mjeshtri të përsosur, nga amviset dibrane.
Simbas, kryetarit të komunës së Dibrës, zotit Ruzhdi Lata, thuhet se: Atë ditë që gratë dibrane do të bën jufkat duhej pa tjetër, që bijat e shtëpisë që kan dalë nuse pra janë martuar, me gjithë nipat e mbesat hallat e shtëpisë, se ishte nata që do bëhej gatimi me jufkat e para të sesonit. Mirëpo, simbas traditës dibrane, ishte pak e vështirë se kush e niste i pari ose si shprehen dibranët – kush do të derdhi lugën e parë të jufkës. me një domethënje, që ato ishin bërë shumë të mira dhe do të derdheshin gjatë gjithë vitit”.
Por, tani kemi edhe diçka tjetër shton i pari i dibrës, zoti Lata, se teknologjia tani ka bërë të veten dhe kemi fabrikat, që prodhojnë jufkat , një ndër to është edhe fabrika nga Dibra e Madhe “Besmir Komerc”, më e madhja dhe më moderrnja në rajon për prodhimin e jufkave, e cila vitin e ardhshëm feston 20 vjetorin dhe që ka katër vjet e cila ka hyrë edhe në tregun amerikan. Kështuqë, duke, kujtuar jufakat e Dibrës, me ndihmën e talentit dibran Lundrim Paçuku – mu dha rasti të vizitojë, edhe fabrikën e famshme të jufkave dibrane “Besmir Komerc”, e cila është në hyrje të qytetit të Dibrës së Madhe –
Kjo fabrikë, 20 vjecare është një investim serioz, dhe është një ndër fabrikat më moderne të rajonit dhe me teknologji bashkohore në Maqedoni, për prodhimin e jufkave.
Fabrika “Besmir Komerc”, në rajonin e Dibrës, vitin e ardhshëm ka 20 vjetorin e saj dhe po përgatitet, tha pronari i saj Munir Papraniku, të festojë këtë jubile me arritje në fushën e biznesit.
Ai kujton sot se si e nisi këtë biznes rrugën e suksesit, duke thenë se “ Kjo, fabrikë ishte një objekt i vogël me 70 metra katrorë, dhe e vjëtër nga teknologjia.
“Por, më 1997, shtonë Papraniku, ne nisëm të ndryshojmë fabrikën ngaqë edhe produktet e saj, po kërkoheshin shumë në atë kohë. Ndërkohë, që tekonologjia e saj dhe rrritja e fuqisë prodhuese ka qënë kriza në Kosovë, sipas tij, atëhere ishte rritja e kapaciteteve dhe moderrnizimi, pra, zgjerimi i ndërtesës që është sot, e cila është bërë për 65 ditë, dhe në nivel të prodhimit të rregullt, duke arritur deri në 200 e 60 mijë kilogram, ndihma vetëm për Kosovën, në kohën e krizës së saj”.
Tani, ai thotë se ne shpresojmë se ky investim, i cili është ndër të parët në Dibër të Madhe, prej se kur Maqedonia, shpalli pavarësinë e saj, do të jetë edhe një histori suksesi, natyrishtë, edhe një nxitje, ndoshta edhe për shumë investitorë të tjerë, dibranë, sidomos, ata në SHBA, dhe Europë, që do të ndikonin për një zhvillim të qëndrueshëm në ekonominë dhe mirëqenien e popullatës në Dibër të Madhe.
Pronari i kompanisë, Munir Papraniku, rrefehet se është shumë i kënaqur me tregun e jufkave, por dëshira e tij është që ajo të ketë edhe më shumë treg në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe trevat shqiptare, mbasi ky hynë në ushqimet tradicionale shqiptare të kësaj treve.
Zoti Papraniku, gjithashtu shprehet i zgjënjyer me autoritet qeveritare, në Kosovë , Shqipëri , dhe Maqedoni, që lejojnë tregun e pandershëm dhe nuk favorizojnë këto biznese.
Madje, sipas tij, është për të ardhur keq, se: “Në Kosovë, si për shembull më parë hyjnë produktet ushqimore nga Serbia, sesa ato vendase”, ndërsa shtojë ai marketet në Shqipëri, e Maqedoni, më shumë marrin prodhimin në të “zezë’, se sa këtë të licensuar nga ministria “.
Andaj thote ai çfarë kemi arritur deri tani dhe të depertojmë me këtë biznes në tregjet, e ndryshme, duhet se e kemi bërë vetëm me forcat tona.
Në një kontrat me kompaninë e shpërndarjes së produkteve ushqimore në SHBA, Euro – Products, me bazë në Paterson – Nju Xhersi, fabrika nga Dibra e Madhe “Besmir Komerc”, më e madhja dhe më moderrnja në rajon për prodhimin e jufkave, mbasi ka 4 vjet që hyrë tashmë edhe në tregun amerikan të produkteve ushqimore, nisi kontenieret e tjerë, për në tregun e SHBA.
Lundrim Paçuku, gjatë shoqërimit tim në vizitën në Dibër të Madhe, duke me treguar fabrikën e jufkave një ndër më të njohurat dhe më të vizituarat në këtë komunë, tha se: ”Prej shumë kohësh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fabrika nga Dibra e Madhe “Besmir Komerc”, për prodhimin e jufkave, ngase kualiteti nuk njeh kufi !.. vazhdon dërgimin e kantenave me jufkat e Dibrës, drejt në Amerikë…”
Fabrika, nga Dibra e Madhe “Besmir Komerc”, më e madhja dhe më moderrnja në rajon për prodhimin e jufkave, me një përvojë disa vjeçare, ka pasur një aktivitet të madh në aspektin humanitar dhe të ndihmave.
Ajo në luftën e Kosovës, pothuajse dy muaj punojë falas – duke funizuar kampet e të shpërngulurve me prodhimet e miellit – jufkat e makaronat, luftën në Maqedoni, dha ndihma, ashtu si dhe në krizat në Kumanovë, dhe fatkeqësit natyrore në Shkup, e Shqipëri.
Më 8 gusht – përmbytjet që ndodhën atje – duke u solidarizuar me vëllezërit tanë nga Hasanbegu, Komuna Dibër e Madhe, në bashkëpunim me pronarin e fabrikës “ BESMIR KOMERC” z. Munir Papraniku, si dhe biznesmenin nga SHBA z.Muharem Shehu, derguan 3000kg (makarona, jufka si dhe prodhime të tjera te bardha).
Duke folur me pronarin e kësaj fabrike, zotin Papraniku, ai thotë se :” Fabrika, e jufkave nga Dibra e Madhe “Besmir Komerc”, aktivitetin e saj të ndihmave dhe humanitar do vazhdoj pandërprerë me qëllimin për tju ndalë në ndihmë banorëve të çdo treve shqiptare, kudo qoftë ajo duke treguar se bujaria Dibrane, nuk do të mungoj”.