Shpresa të thyera…


Nga SAMET ZAGRADI

Arlida lindi në një nga fshatrat e thellë të Dibrës. E lindur në një familje të madhe,ku kushtet ekonomike ishin mjaftë të vështira për të mos thënë të papërballueshme për një jetesë normale. Ajo ishte fëmija i parë i kësaj familje duke u pasuar më pas nga 7 motra e një vëlla. Një familje që çdo vit gëzonte ardhjen e një fëmije ,por hidhëroheshin më pas sepse ky fëmijë nuk ishte djalë. Arlida që në moshë fare te vogël u bë krahu i djathtë i nënës së saj sepse e ndihmonte në çdo punë. Atë e admironin të gjithë. Fytyra e saj prej engjëlli, me sy ngjyrë të kaltër e me flokë te gjata bionde në të zeze jepnin asaj një hijeshi të jashtëzakonshme. Me mësime ishte e shkëlqyer pavarësisht kohës së munguar për tu kushtuar atyre. Të gjithë e donin dhe ajo ishte mjaftë e lumtur,duke shijuar moshën më të bukur të saj. Ishte vetëm 14 vjeç kur në derë troket dikush. Ajo e mërkurë Prilli u be fundi i çdo gjëje që ajo po gëzonte deri tani.
E përhumbur nën hijen e një mali gjigand që i vrau çdo shpresë. E tronditur dhe mosbesuese për atë çka asaj i ndodhi. E goditur fort nga grushti mentalitetit famëkeq që e shtriu të pabesisht ne toke. E dërmuar rëndë dhe e pafuqishme të ngrihej sërish. Tentativa për ringritje dështon në momentin kur në mendjen e saj shfaqet çdo gjë që asaj i është mohuar. Ajo tashmë humbi gjithçka. Shpresa për një të ardhme më të mirë largohet dhimbshëm derisa humbet tërësisht në horizontin e pafund. Bankat e shkollës,për të tashmë ishin vetëm një pluhur kujtimesh të bukura,që sa hap e mbyll sytë u zhduken. Shoqëria për të nuk ekzistonte më. Endrrat ndërpriten në mes,pikërisht në momentin kur ajo ëndërronte kaq shumë. Librat qëndrojnë dukshëm në raft,gjë e cila e bën më të vështirë ndarjen nga shkolla. Çdo gjë vdiq, madje edhe fëmijëria e lënë në mes.
Kukullat dhe arushi saj i preferuar qëndrojnë hijerëndë,dhe turinj varur në një cep të dhomës. Ato nuk do të jene më shoqërueset e saj në momente të bukura dhe jo vetëm. Ajo tashmë i braktisi,jo për fajin e saj. Në të qindën e sekondit harroi çdo gjë që kishte kaluar me ta. Dhoma e saj më nuk do te jetë e saj, madje as vetë jeta nuk do ti përkasë më vetëm asaj. E shtrirë,akoma vazhdon të jetë e shtrirë ku të vetmit që nuk e braktisën tashme ishin lotët. Sytë nuk shikonin më asgjë. As imagjinata nuk punonte. Nuk dinte asgjë,madje as veten e saj nuk po e njihte më. Pa dëshirë,pa vullnetin e saj prindërit fanatikë, dhe të bllokuar nga një mentalitet abstrakt dhe fare të papranueshëm për kohën e fejuan,me dikë që se donte,qe se njihte. Ajo ishte akoma fëmijë,dhe një fejesë tashme ishte fundi ë çdo gjëje. Ishte fillimi i marrëzisë dhe shkatërrimit të jetës së saj. Ishte fatalja.
Dikur,dikush,diku paska folur mirë për të. Thashethemi se prindërit e vajzës janë shembullorë,dhe vajza po ashtu, kontribuan në krijimin e fantazisë famëkeqe. Famëkeqe ishte dhe mënyra se si u vendos fejesa me dikë që vajza nuk e kishte idenë kush ishte, me dikë që ishte dyfishi moshës saj dhe që vajza nuk e donte. Ajo nuk donte asgjë, përveç shkollimit te saj. Donte vetëm të ishte dikushi në jetë. Nuk donte të fejohej,sepse për të kjo ishte dhe fundi i çdo ëndrre. E shkëlqyer në mësime,e shkëlqyer në jetë, e mrekullueshme kudo ku ajo ishte,por tashmë këtyre mrekullive u erdhi fundi.
Të drejtat e saj u fundosën përgjithmonë kur në një moshë fare fëmijërore fanatikët të babëzitur nga padituria i vendosin vulën fatit te saj. E sapo dala nga bankat e shkollës 9 vjeçare, e fejojnë më detyrim, pa dëshirën dhe logjiken e saj. Fundosin ëndrrat,dëshirat dhe çdo gjë tjetër që një fëmijë mund të ketë. Fundosin vete bijën e tyre. Fundosin fatin e saj. Fundosin dhe shpresën e tyre për të parë fëmijën e tyre të lumtur,sepse lumtura për të tashme vdiq bashkë me shpresat dhe lumturinë e saj.
Zgjedhja e tyre, nuk është gjë tjetër veçse një zgjidhje momentale e problemit të paragjykimit. Paragjykim ky që bëhet akoma më I madh,me pasoja e parikuperueshme që mund të ketë një martesë e hershme. Pasojat vijnë në kronologjinë e tyre,deri në shkatërrimin e jetës së të gjithë familjes. Pasoja te parikuperueshme,te cilat vijnë nga mentaliteti,frika e fjalëve te botës. Tashmë të gjithë janë penduar,edhe prindërit që dikur ishin produkt i trashëgimisë aspak te dëshiruar te mentalitetit tashmë janë bërë liberal dhe mendime perëndimore. Tashmë motrat dhe vëllezërit tjerë trajtohen ndryshe. Tashmë pendimi behet pjesë e të gjithëve. Pendim. Po a ja vlen të pendohesh tashmë?