Njerëz që hynë dhe mbeten në kujtesën e dibranëve


Sa herë më merr malli për Dibrën, për njerëz e për vende që kanë hyrë për të mbetur përgjithmonë në shpirtin tim, shfletoj arkivin tim fotografik, skanuar nga filma bardh e zi që më kanë mbetur tash më se gjysmë shekulli.
Ndjej kënaqësi, ndjej mall e dashuri.
Kësaj here u ndala në një fotografi fiksuar diku në male… Një njeri me mushkën përdore ngarkuar me arka një mbi një në të dy anët e samarit. I qetë, përqendruar në punë…
Më kujtoi Dhaskal Todrin në filmin “Udha e shkronjave”… Me siguri një ditë e ka përcjellë atyre maleve… Vendin ku e kisha fiksuar e dija. Emrin jo…. E përcolla në facebook me diciturën: “Njeriu që ngarkonte dhe transportonte kulturë edhe në fshatrat më të largët malorë. Ku është fiksuar dhe kush është?”
Vërshuan komentet, pëlqimet… Po i përcjell ashtusiç ushkruan prej tyre, duke e zgjeruar shikimin tim, duke përmendë emra që brezi që i njohu në udhëtimet e tyre për të shpërndarë dije e kulturë në një trevë të harruar nga bota i nderon dhe i respekton duke përmendë me respekt emrat e tyre…

* * *

Meleq Beqiri: Këtë nuk e njoh Duro. Por kujtoj me shumë respekt kinooperatorin e zonës tonë (Zerqan) Ahmet Qylhani.
Dini Totraku: Po nuk e njoh po mbaj mend kinooperatorin e zonës së Selishtës Rrahman Miha.
Lili Mero: Nuk e njoh por kujtoj me respekt Burhan Shehun te kinemaja jonë në Peshkopi.
Avni Shehu: Në zonën e Kastriotit dhe fshatrat përreth, zonën e Sllovës deri në Z.Dardhë, kinooperatorin Azur Mandri…
Fari Methasani: Duro respekte vërtetpër memorien që na sjell për njerëzpunëtorë dhe tëndershëm.
Abdurahim Ashiku: U kënaqa. Më sollët të gjithë njerëzit që shpërndanin kulturë. Vazhdoni. Marr shkas për të bërë një shkrim në nderim të tyre.
Dilaver Nela: Është vëlla i Beqir Shehut nga fshati Vasije po udhëton rrugës nga Vlesha për Kala.
Mile Arben: Më vjen në mendje filmi Udha e shkronjave..
Ilijaz Kica: Është Muharrem Shehu që jepte filma
Met Zebi: Ky person është Muharrem Shehu nga Vasia në kufi me Bushtricën dhe sot jeton n Kavajë.
Hazir Mehmeti – Kosovar, mësues i gjuhës shqipe-Vjenë: Një foto e mrekullueshme! Në mua solli një kohë malli, kohë vuajtjesh, kohë skamje për bukë e kulturë. Kjo flet sa një roman! Respekt për ju miku im Abdurahim Ashiku dhe rrethin tuaj!
Ilir Jakupi: Kujtoj me respekt Borisin dheXhevahirin
Nexhbedin Meda: Xhevahir Saraçi, Kino operatori zonës sonë.
Ilir Jakupi: Edhe ato kinooperator dheshoferë të zot e të respektuar
Uzri Gjeci: Ne kemi pasur Setki Gjonin.
Drini Gjeci: Setki Xhani!!
Beqir Shehu: u përshëndes i nderuar Abdurahim.Personi që ju kërkoni ta njihni është Muharrem Ajet Shehu nga Vasiet e Kalasë së Dodës,vëllai i Beqir Ajet Shehut,kinooperator që me mushkën e tij, një herë në javë shfaqte filmin në çdo lagje e fshat të Kalasë së Dodës.Jeton në kushte normale me gjithëfëmijët e tij në Sektorin Rina Durrës. Ju përshëndet e falënderon për këtë kujtim të bukur që i dhuruat.
Abdurahim Ashiku: Faleminderit Beqir. Përcilli të falat e mija dhe njëkohësisht shkarkoje fotografinë, stampoje dhe dërgoja si dhuratë nga ana ime. Mbase nisur nga ai do të bëj një shkrim për ata që shpërndanin kulturë në të gjithë Dibrën. Më duhen edhe emra të tjerë sepse e ndjej se ka shumë
Iljas Mani: Keni harruar pa përmendPëllumb Elezin nga Gradeci përzonën e Maqellarës.
Namik Laçi: Po Elmaz Laçin, e Skënder Menën, njeri nga Grykë Noka e tjetri nga Lura.
Naim Lleshi: Në Muhurr kemi pasur Setki Xhanin. Në Zall Leshe ka qenë kinooperator Sul Hoxha.
Haki Pernezha: Duro! Kujtoj Xhavit Sufen nga Reçi dhe Uzur Mandrin që vinte me makinën e kinemasë.

***
Ishin shumë, nga njeri skaj i Dibrës në tjetrin. Të përkushtuar në punë, të mirëpritur nga njerëzit e të gjitha moshave, veçanërisht nga fëmijët.
Prisja një emër, i përveçëm për mua, organizator i kësaj forme të përcjelljes së kulturës në çdo skaj të rrethit.
Prisja Shahun e Kinemasë, siç e quanin, SHAH KAMBERIN, një njeri të përkushtuar për kulturën, një njeri që në krye të mjeshtërve dibranë të ndërtimeve ngriti nga themelet dhjetëra shkolla fillore e tetëvjeçare që nga Llanga në Draj Reç…
Elektrifikimi i plotë i vendit do të sillte në male jo thjeshtë dritë elektrike në shtëpitë e varfëra por edhe dije e kulturë, radio e më vonë televizorë, filma e “brigada kulturore”, teatër e estradë, festivale folklorike që nisnin nga fshati për tu ngjitur në shkallë zone e rrethi, shkolla të mesme në çdo zonë të Dibrës deri në Arrmollë të Lurës, Reç, Klenjë, Kala të Dodës…
Këta i bënë njerëz të përkushtuar që përveç rrogës nuk futën gjë tjetër në xhep…

Athinë, 25 mars 2018