Tenori Gerald Murrja: Ëndrra ime është të këndoj në skenat e operave në botë
Nga Samet Zagradi

Gerald Murrja është një nga artistët premtues dhe i talentuar në tregun muzikor në vendin tonë. Me babain nga Luznia dhe nënën nga Topojani i Dibrës ai lindi në qytetin e minierës, në Bulqizë.
Në moshën 5 vjeçare bashkë me familjen e tij udhëtuan drejt Tiranës për një jetë më të mirë. Është vetëm 23 vjeç dhe sipas maestro Zhani Cikos mbetet i vetmi tenor dibran në aq kohë sa ai ka drejtuar operan.…

Lexo më shumë

Bajram Mata zgjodhi të jetojë madhërishëm me fjalën dhe veprat e realizuara
Nga Selami Nazifi

“Duket se e ka dritën të pavdekur
në pafundësi
Sa vjen flaka në të mekur
Ndizet një fitil i ri”
Dritëro Ame

Ç’më shtyu që të ndërmarr e të shkruaj për intelektualin e artistin piktor të ndjerin Bajram Mata.
Para 4 vitesh shkrova një libërth të vogël në kujtim të një mikut tim, piktor Tahir Tahiraj, i cili ishte nga Mati, koleg e mik me të ndjerin Bajram Mata.…

Lexo më shumë

Shkolla Pedagogjike e Peshkopisë, tempull i dijes dhe edukimit
Nga Hilmi CANI

Viti 1948 shënoi suksesin arsimor për popullin e Dibrës dhe zonave verilindore të Shqipërisë, duke u hapur e para shkollë e mesme pedagogjike. Në qendër të qytetit lëshoi shtat shkolla e re tri katëshe si dhe me pjesën e podrumit plotësisht funksional për nevojat e shkollës dhe konviktit. Ndërtesë e bukur, me kubaturën e nevojshme, me sallone të mëdha, me shkallë të gjera dhe me pjerrësinë normale, banjo brenda, me një mensë të shkëlqyer ku ushqeheshin rreth 300 konviktorë njëherësh.…

Lexo më shumë

Mustafa Shehu, një zemër që skaliti me zjarr emrin e tij në histori
Nga Halil Teodori

Kujtesë dhe mirënjohje për Mustafa Shehun e Zerqanit, në 228-vjetorin e lindjes, shembullin e mirë të krenarisë kombëtare.
Kujtesa dhe vlerësimi i figarave si Mustafa Shehu i Zerqanit është një detyrim qytetar dhe patriotik, është një konsideratë që rrit predispozitën e angazhimit dhe instalon në ndërgjegjen e kohës sensorë të ndjeshëm të krenarisë. Ishin ata, të cilët me mish e me shpirt, ndërtuan dhe nderuan, u përkushtuan dhe realizuan, dhanë gjithçka kishin më të mirën nga vetja e tyre, jo vetëm për të vënë emrin në panteonin e nderimeve, por edhe për të shkruar një faqe në histori, për të dëshmuar ekzistencën, për të përmbushur misionin e tyre.…

Lexo më shumë

Fadil Shulku, portieri modern i kohës
kujtesë | Nga Defrim Methasani

8vjet më parë, ndërsa luhej finalja e madhe e kampionatit botërorë mes Gjermanisë dhe Spanjës, zhurma e tifozëve në qytetin e Peshkopisë, sikur u zbeh dhe ajo mbrëmje vere në qytetin e blirëve pllakosi në zi. Njëri prej njerëzve të shquar të familjes Shulku dhe këtij qyteti, ndërroi jetë. Fadil Shulku nuk ishte vetëm një dhimbje familjare, por edhe qytetare. Humbja e tij, ishte edhe për familjen e madhe të sportit dibranë dhe klubin e futbollit Korabi.…

Lexo më shumë

Drini Halili: Objektivi është Kombëtarja!
talente në futboll

Drini Halili, është dibrani 18 vjeçar që luajti për ekipin tonë përfaqësues U-19 kundër Kazakistanit, në dy sidat miqësore që ekipi ynë luajti në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës. Ai jeton në Graz të Austrisë dhe aktivizohet me skuadrën e dytë të qytetit GAK dhe është kandidat kryesorë për të veshur fanellën e ekipit të parë me të rriturit.…

Lexo më shumë

Marko Alia: Mes Italisë dhe Shqipërisë, zgjodha vendin tim!

Marko Alia është talenti 18-vjeçar që veshi fanellën e skuadrës sonë kombëtare U-19, duke ruajtur portën kuq e zi. Fitorja e kësaj skuadre përballë Kazakistanit dhe pritja e tij spektakolare në një rast përballë tij, kanë mbetur në kujtesën e të gjithëve, duke evidentuar djaloshin dibran që luan për skuadrën e Lacios në Itali. Edhe pse Italia e ftoi për të qenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të moshave, Marko zgjodhi fanellën kuq e zi dhe atdheun e tij për ta përfaqësuar.…

Lexo më shumë

Shqiponja dibrane
kujtesë | Nga Sevo Tarifa

Kur nis të shkruaj për dëshmorë, ashtu si dhe shokë të tjerë, nuk e kam lehtë. Më mbulojnë emocione. Më bie stilolapsi nga dora. E përfytyroj dëshmorin që hidhet në sulm si luan dhe bie me lavdi në fushën e nderit. Dhe sytë më mbeten te ai, te shpirti luftarak i tij. Njëherazi krenohem. Kjo ndjenjë njerëzore më ndryshon gjendjen shpirtërore.…

Lexo më shumë

Njerëz që hynë dhe mbeten në kujtesën e dibranëve
meditim | Nga Abdurahim Ashiku

Sa herë më merr malli për Dibrën, për njerëz e për vende që kanë hyrë për të mbetur përgjithmonë në shpirtin tim, shfletoj arkivin tim fotografik, skanuar nga filma bardh e zi që më kanë mbetur tash më se gjysmë shekulli.
Ndjej kënaqësi, ndjej mall e dashuri.
Kësaj here u ndala në një fotografi fiksuar diku në male… Një njeri me mushkën përdore ngarkuar me arka një mbi një në të dy anët e samarit.…

Lexo më shumë

Islamil Hida, njeri i edukuar, fjalëpak e punëshumë
Homazh | Nga Destan RAMA

 

Sa herë që bisedoje me Ismailin nuk mund të rrinte pa përmendur shprehjen se “Vajkali për mua është vendi më i dashur”. Bashkëbiseduesi i jepte të drejtë me arsyetimin se me të vërtetë s’ka gjë me të dashur se vendlindja.
Vajkali, ky emër i bukur që vjen nga legjenda “Vaj i Kalit” apo sipas Nolit, “Valë Kali”, është vendi ku u lind në vitin 1938 Ismail Hida.…

Lexo më shumë