Menaxhimi me efektivitet dhe trasparencë i Ndërmarrjes së Llixhave në Peshkopi


 

Menaxhimi me efektivitet dhe trasparence i Ndermarjes se Llixhave ne Peshkopi, është një nga çështjet prioritare të Dibrës pasi lidhet me një pasuri turistike kryesore të kësaj zone. Pikërisht, shoqata GLV “Dibra Turistike”, me mbështetje nga projekti PACT “Partnerë së bashku kundër korrupsionit“, të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, nëpërmjet ANTTARC (Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike) po zbaton një nismë të tillë për të kontribuar në menaxhimin efektiv të kësaj ndërmarje. Qëllimi i nismës është “Luftimi i korupsionit dhe abuzimit në Ndërmarjen e Llixhave në Peshkopi nëpërmjet krijimit të një sitemi menaxherial dhe administrative të përgjegjshëm, i kontrollushëm dhe transparent”.
Llixhat e Peshkopisë janë burimi natyrorë kryesorë dhe më i famshëm i Dibrës, që shfrytëzohet për vetitë e tyre kurative. Cilësia e ujit të llixhave të Peshkopisë është nga më të mirat në Evropë, që kanë një temperaturë rreth 40ºC, me një përmbajtje kripërash sulfurike dhe gazrash të tretura në to.
Mendohet se aktiviteti kurativ në ujërat termale të qytetit të Peshkopisë ka filluar që në vitet 1600, dhe ne vitet 1870 filluan të përdoren dhe të mirëmbahen nga komuniteti i “teqesë së Peshkopisë”, dhe në vitin 1928, filloi të përdoret me pagesë nga bashkia e qytetit.
Sot kemi nje kompleks balnearë, i ndërtuar në vitin 1953, dhe rikonstruktuar në 1989, ku ka mjedis për larje me vaska dhe kabinete të terapive të veçanta.
Rreth 12,000 pushues në vit, vijnë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Kosova dhe Maqedonia, duke frekuentuar Llixhat, kryesisht ne sezonin e Vjeshtës dhe Pranverës.
Shumë biznese, hotele dhe shtëpi pritëse janë ndërtuar në lagjen e Llixhave që u shërbejnë pushuesve me paketë të plotë që nga akomodimi, ushqimi dhe deri tek terapia e banjës. Me cmime shumë konkuruese nga 10-14 Euro në ditë.
E nëse të gjitha këto janë mundësi më e mirë për të pasur një zonë të zhvilluar dhe piktoreske, që në pamjen e parë cdo vizitorë pëson një zhgënjim.
Ndërtimet pa një plan, duket sikur ja marrin shpirtin kësaj lugine të mrekullueshme, që për vlerat e saj njihet si “Lugina e Shërimit”.
Rruga e prishur dhe mjedisi pa asnjë lulishte dhe lehtësirë urbane nuk e justifikojnë vlerat turistike të këtij vendi.
Komplkesi balnearë i Llixhave, megjithëse punon me kapacitet të plotë në gjithë sezonin turistik, ambjentet dhe godinat e tij kanë pamjen e një ngrehine që po rrënohet.
Shërbimet dhe cilësi ka mbetur në vend dhe në disa aspekte cilësia ka ulje. Fluksi i madh i pushuesve ne sezonin turistik ka bërë që shfrytëzimi i tyre të jetë maksimal që nga mëngjesi deri në darkë, biles ka raste që ka edhe herët në mëngjes që në orën 4.
Çmimi prej 150 leke për vendasit dhe 250 lekë për vizitorët, është i lartë duke e krahasur me të ardhurat e banorëve.
Sipas administratorëve të ndërmjes së Llixhave, investimet nga bashkia kanë munguar plotësisht për këto ambjente, pasi vetë ndërmrja duhet të kujdeset për to me fondet e veta.
Ndryshimet në bashki, kanë prekur edhe drejtuesit e ndërmarrjes, të cilët nuk është se kanë një sistem të dhënash për investimet dhe +farë është bërë më parë, por vetëm flasim për mungesat dhe nuk është se ka një projekt se si do jenë në të ardhmen. Të gjithë ankohen për mungesë fondesh nga shteti apo nga donatorët.
Bashkia, si pronarja e këtij kompleksi nuk është se ka me shumë qef këtë temë pasi ndërmarja nuk është se dorëzon të ardhura të kënaqshme në bashki. Ato presin që ndërmarja të sjellë, dhe jo më që bashkia të investojë.
Më të “rafinuarit” e administradës së bashkisë nuk pronocohen, por shpjegojnë që ka mungesë ligjore për menaxhimin e mirë të Llixhave, dhe nuk ka një sistem të përcaktuar mirë të menaxhimit të tij, duke qenë këto faktorë të keq-administrimit të kësaj ndërmarje.
Qytetarët e quajnë veten me fat që kanë llixhat afër, por për menaxhimin e tyre mendojnë se ka abuzim dhe korupsion.
Çarë duhet me bërë me llixhat që të jenë me të vërtetë një vend piktoresk dhe një qendër kurative?
Kjo kërkon një projekt për gjithë parkun rekreativ të “Luginës së Shërimit”, duke filluar nga rehabiliti i ndërtimeve, ndërtimi i rrugicave për amatorët e ecjes, pika soditje, kënde lojrash, ambjente me lulishte dhe stola, dhe kjo është detyrë e bashkisë.
Për të rritur efecencën ne menaxhimin e ndërmarjes së Llixhave që të jetë një burim të ardhurash për bashkinë, dhe tu shërbejë më cilësi frekuentuesve duhet të ketë një sistem trasparent dhe të kontrolluar të menaxhimit financiarë. Vetëm kështu do të rregullohet imazhi i kësaj ndërmarje.