Vetëm s’ më lë dot vetmia
Cikël me poezi nga Halil Teodori

Cikli poetik i Halil Teodoir “Vetëm s’më lë dot vetmia” është një tjetër hap në rrugën plot yje të ligjerimit poetik të këtij autori. Në këtë cikël ajo që pikas është një nevojë e shpirtit të poetit për të thurur vargje për vetminë, këtë gjëndje plotësie dhe boshi, këtë sprovë të ndjenjave dhe emocioneve të ndryshme. Vetminë, shpirti i poetit e ndjen si një zbrazje, e cila është me thellë dhe më e trishtë kur atë e gërryen braktisja e dashurisë.…

Lexo më shumë

Mësuesi orator Haki Pahumi
Kujtesë | Nga Zabit Lleshi

Haki Pahumi lindi më 1915, në një familje të varfër qytetare të Dibrës Madhe. Fëmijëria e trishtë dhe e zymtë, nëna ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë dy jetima të mitur, Hakiun pesë dhe Nazmiun tre vjeç. Abdullai, babai, mori djemtë dhe erdhi në Maqellarë, në familjen e Zabit Demës, daja i Hakiut. Për pak kohë familja u transferua përfundimisht në Vojnikë.…

Lexo më shumë

Provat e jetës e të përkushtimit të Elmaz Muratit
portret | Nga Mevlud BUCI

Jeta,përkushtimi,provat dhe rrezatimi i shpirtit përmes tyre,janë dhe mbeten përjetësia e njeriut.Sigurisht,që jo shpesh njerëzit vlerësojnë provat, përkushtimin,por këto lënë gjurmë   dhe madhështojnë cilindo që shembëllen në rrugët e jetës.Figura e inxhinierit të talentuar dhe demokratit të shquar të Kalisit,Elmaz Murati, është skalitur ndër vite përmes shembujve përkushtues ndaj punës dhe drejtësisë dhe mirësisë.Kushdo që jeton atyre anëve,po edhe më gjerë, ka dëgjuar për të parët e tij,kullën shekullore,traditat,për vëllezërit e vet,për gjurmët që kanë lënë në përballje me vështirësitë,pasionin,dritën e nderimit,vlerat e diturisë, të çmuara prej tyre.Historia e gjyshërve dhe xhaxhallarëve si: Bajram e Shuaip Zita(Murati),e babait,  Enver Murati,gjurmët e punës dhe të jetës si: Zita,Ramazani,Shehati dhe Hajriu,bujaria dhe traditat e të parëve  të kullës Zitë e Dullë Rexha,përbëjnë një epope qëndrese dhe fisnikërie.Të tre vëllezërit :Bajrami,Enveri e Shuaipi ishin dhe mbeten qëndrestarë kundër diktaturës e sistemit të pabesisë së luftës së klasave.Për kullën e  Zitës me  tre poda, në Zall –Kalisin e qëndresës,  mund të shkruhen me dhjetra shkrime,poezi,poema e  reportazhe, libra,triologji.Për traditat dhe gjurmët e gdhendura në histori të  këtij fisi kanë shkruar gazetarë e studiues si:Fatos Mehdi Daci,poeti i talentuar  Naim Plaku,studiuesi dhe botuesi që jeton në Amerikë Hysë Xhemali Hasa e  disa të tjerë,por, për këtë familje të nderuar, ende ka vend për të shkruar, se bëmat e brezave të saj u ngjajnë galerive të thella me plot minerale,apo livadheve luleshumë me plot kurora të blerta përreth Korabit e Gjallicës,peizazheve plot bukuri të anëve të Drinit të Zi e Veleshicës plot gurgullimë.”Ku rrjedh,pikon”,thotë populli.Geni i Elmaz Muratit vjen nga kulla qendrestare;ai është pasardhës  i burrave të fisnikërisë e të shumëvuajtur nga diktatura mizoriste e lufta përbindshërore e klasave, që nuk kursente asgjë.Nga kjo luftë e paprinciptë, xhaxhallarët Bajrami e Shuaipi dhe babai Enver Zita(Murati)nuk u mposhtën.Sidoqë, Bajrami,më 13 gusht 1946 u akuzua për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor dhe se kishte strehuar Cen Elezin,kur ky ishte në arrati,bazuar në nenin 273,datë 21 gusht 1946 në një gjyq special nga gjykata e Elbasanit,u dënua me 10 vjet heqje lirie,ku 5 vjet dhe3 muaj i kreu në burgun famëkeq të Burrelit.Edhe xhaxhai tjetër i Elmazit,Shuaip Zita(Murati),ka lënë gjurmë të pashlyeshme në provat e jetës dhe të martirizimit.Shuaipi kishte kryer kursin ushtarak në Itali në vitin 1938-1939.Në kohën e mbretërisë, shërbeu si oficer xhandarmërie.Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare kreu detyrën e komandantit të kompanisë në brigadën 24 sulmuese.Pas çlirimit, punoi si oficer policie në Iballë të Pukës,dhe pastaj në Tiranë si oficer,shef garnizioni, gjersa, më 8.04.1947 , u arrestua si i akuzuar se”ka krijuar një grup reaksionar kundër pushtetit popullor,ka bërë sabotime,atentate e lirim të burgosurish dhe pastaj ka tentuar të arratisej”.Për këto akuza, me vendim nr.176,dt.9.07.1047 ,nga një gjykatë ushtarake u deklarua fajtor dhe u dënua me vdekje,kur ishte në lulen e rinisë, në moshën 26 vjeçare, dhe u ekzekutua më 4 nëntor 1947 në orën 16.30.Qëndroi siç u ka hije bijve të  kullës,mbeti i paharruar si martir i demokracisë,në altarin e kohërave dhe të breznive,në kujtime,këngë, si demokrat i qëndresës,nacionalist ,martir dhe antikomunist.…

Lexo më shumë

Qershitë e Dibrës, transporti mban larg tregtarët

Me dhjetra ton qershi po shkon dëm në qarkun e Dibrës, ku fermerët ankohen për mungesën e tregut, ndaj në protestë simbolike edhe prenë disa pemë. Por në Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut, thonë se problemi i madh nuk është mungesa e tregut por gjendja e rrugës së Peshkopi-Dibër e cila mban larg eksportuesit pasi prodhimi dëmtohet gjatë transportit. Fermerët nga ana tjetër kërkojnë ndërtimin e një qendre grumbullimi e cila sipas tyre do të ishte zgjidhja.…

Lexo më shumë

Kultura, Historia dhe Tradita Shqipëre prezantohet në Minnesota
Agim Deva, dibrani që, së bashku me Komunitetin Shqiptar në MN, prezanton falas Shqipërinë në SHBA

Stenda Shqiptare në Festivalin e Kombësive.

“Edhe pse Stenda ishte, sipas mendimit tonë modeste, nga përshtypjet e vizitorëve doli një nga më të mirat. Interesimi për Shqipërinë, është i jashtëzakonshëm, dhe ndoshta duhet menduar më seriozisht për turizmin e organizuar. Shqipëria, edhe sikur vetëm turistike, do ishte një minierë floriri për banorët e saj”.

Agim Deva, bashkëshortja e tij Suela, së bashku me vullnetarë të tjerë nda Komuniteti Shqiptar, për katër ditë me radhë prezantuan Shqipërinë në Festivalin e Kombësive, që u mbajt në Minnesota të SHBA më 3-6 maj 2018.…

Lexo më shumë
1 2