Vetëm s’ më lë dot vetmia

Cikli poetik i Halil Teodoir “Vetëm s’më lë dot vetmia” është një tjetër hap në rrugën plot yje të ligjerimit poetik të këtij autori. Në këtë cikël ajo që pikas është një nevojë e shpirtit të poetit për të thurur vargje për vetminë, këtë gjëndje plotësie dhe boshi, këtë sprovë të ndjenjave dhe emocioneve të ndryshme. Vetminë, shpirti i poetit e ndjen si një zbrazje, e cila është me thellë dhe më e trishtë kur atë e gërryen braktisja e dashurisë.…

Lexo më shumë

Mësuesi orator Haki Pahumi

Haki Pahumi lindi më 1915, në një familje të varfër qytetare të Dibrës Madhe. Fëmijëria e trishtë dhe e zymtë, nëna ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë dy jetima të mitur, Hakiun pesë dhe Nazmiun tre vjeç. Abdullai, babai, mori djemtë dhe erdhi në Maqellarë, në familjen e Zabit Demës, daja i Hakiut. Për pak kohë familja u transferua përfundimisht në Vojnikë.…

Lexo më shumë

Provat e jetës e të përkushtimit të Elmaz Muratit

Jeta,përkushtimi,provat dhe rrezatimi i shpirtit përmes tyre,janë dhe mbeten përjetësia e njeriut.Sigurisht,që jo shpesh njerëzit vlerësojnë provat, përkushtimin,por këto lënë gjurmë   dhe madhështojnë cilindo që shembëllen në rrugët e jetës.Figura e inxhinierit të talentuar dhe demokratit të shquar të Kalisit,Elmaz Murati, është skalitur ndër vite përmes shembujve përkushtues ndaj punës dhe drejtësisë dhe mirësisë.Kushdo që jeton atyre anëve,po edhe më gjerë, ka dëgjuar për të parët e tij,kullën shekullore,traditat,për vëllezërit e vet,për gjurmët që kanë lënë në përballje me vështirësitë,pasionin,dritën e nderimit,vlerat e diturisë, të çmuara prej tyre.Historia…

Lexo më shumë

Qershitë e Dibrës, transporti mban larg tregtarët

Me dhjetra ton qershi po shkon dëm në qarkun e Dibrës, ku fermerët ankohen për mungesën e tregut, ndaj në protestë simbolike edhe prenë disa pemë. Por në Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut, thonë se problemi i madh nuk është mungesa e tregut por gjendja e rrugës së Peshkopi-Dibër e cila mban larg eksportuesit pasi prodhimi dëmtohet gjatë transportit. Fermerët nga ana tjetër kërkojnë ndërtimin e një qendre grumbullimi e cila sipas tyre do të ishte zgjidhja.…

Lexo më shumë

Kultura, Historia dhe Tradita Shqipëre prezantohet në Minnesota

Stenda Shqiptare në Festivalin e Kombësive.

“Edhe pse Stenda ishte, sipas mendimit tonë modeste, nga përshtypjet e vizitorëve doli një nga më të mirat. Interesimi për Shqipërinë, është i jashtëzakonshëm, dhe ndoshta duhet menduar më seriozisht për turizmin e organizuar. Shqipëria, edhe sikur vetëm turistike, do ishte një minierë floriri për banorët e saj”.

Agim Deva, bashkëshortja e tij Suela, së bashku me vullnetarë të tjerë nda Komuniteti Shqiptar, për katër ditë me radhë prezantuan Shqipërinë në Festivalin e Kombësive, që u mbajt në Minnesota të SHBA më 3-6 maj 2018.…

Lexo më shumë
1 2