Skënder Cala, “Mjeshtër i Madh”, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare


(Foto kopertina e librit dhe Skenderi)

Për artistin e mirënjohur Skënder Cala, regjizor, këngëtar, aktor , që ka interpretuar përkrah të mëdhenjve Sandër Prosi, Marie Logoreci, Stavri Shkurti, Rajmonda Bulku, etj, në filmat e ish-Kinostudio “Shqiperia e Re”, “Skënderbeu”, “Çeta e Vogël”, “Bardhësi”, “Përballimi”, “Kërcënimi”, etj., që ka themeluar Teatrin Profesionist të Peshkopisë ku ka vënë me sukses dhjetra premiera si regjisor dhe akto), në kuadrin e 80-vjetorit të lindjes , autori Halil Rama ka shkruar librin monografik me titull: “Skënder Cala, “Mjeshtër i Madh”, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”, botim i Shtëpisë Botuese M & B.
Me këtë rast shfaqet edhe dokumentari me të njejtin titull i autorit Halil Rama. Ky eveniment organizohet nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” dhe Shtëpia Botuese “M& B”, ditën e diel me datë 10 Nëntor, ora 11.00 në Muzeun Historik Kombëtar.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në ditën e dekorimit të Skënderit, ndërsa po i dorzonte dekoratën e lartë të “Mjeshtrit të Madh” ju drejtua atij:
Zoti Cala! Aftësitë tuaja artistike dhe jo vetëm, por edhe ato njerëzore, janë shijuar edhe vlerësuar si brenda edhe jashtë vendit. Dashuria juaj e madhe ndaj artit ka mundur ti tejkalojë të gjitha vështirësitë dhe ta përhapë këtë pasion gjerësisht, duke kontribuar në organizimin e jetës artistike të rrethit të Dibrës si regjisor, këngëtar, prezantues, publicist dhe në krijimin e koncerteve të ndryshme.
Ju keni dhënë nga vetja juaj gjithçka mundet të japë një artist: kohën, mundin përkushtimin, pasionin, talentin për të mundësuar kënaqësinë e artit të vërtetë si dhe për të bërë të mundur që kjo formë e të shprehurit artistik të mund të shijohet dhe të ndikojë te jeta sociale e gjithkujt.
Vlerat e Skënder Calës shkojnë përtej kontributit të artit shqiptar. Ai mbi të gjitha kontribuoj në zbulimin e artistëve të rinj, i cili i përgatiti duke ju dhënë shumë nga vetja e tij, në mënyrë që ato të ishin të përgatitur për të konkuruar në skenën e artit shqiptar por edhe më gjerë. Dhe sot ata, duke ecur në hapat e mjeshtrit të tyre, profesorit të tyre kanë një emër në jetën artistike si brenda ashtu edhe jashtë vendit.”
Impresionet e tij për Dibrën dhe për jetën artistike të tij Skënderi i ka shpalosur në librin “Magjia e Dibrës”.
-Në listën e mëposhtme nuk renditen mbi 100 premiera të estradës profesioniste të regjisorëve Tef Krroqi e Inajet Shehu nga të cilët 20 premiera janë me regjinë e S.Calës. Jashtë kësaj liste janë edhe mbi 50 premiera të lëvizjes amatore të qytetit dhe fshatit. Shfaqjet plot humor e ngjyra të tyre gjallëronin në ato vite jetën e një qyteti dhe të një rrethi të varfër në pasuri por të madh në shpirtin e tij artistik e njerëzor.
Mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu shkruan për Skënderin: “Mund të shkruaj shumë faqe për Skënderin. Ndoshta më tepër se cilido tjetër mik apo i afërm i tij, sepse ka lënë shumë mbresa në jetën time studentore, si i rrallë e i veçantë në grumbullin e sa e sa studentëve.
Duke e çmuar për vlerat si njeri e artist që ka zënë një vend të sigurt në krye të listës së miqve të mi më të mirë. Si njeri me karakter të fortë, të paepur, që nuk lëviz për asnjë çast nga kreu i listës. E them këtë se në jetë shumë shokë, të njohur, familjarë e farefis, në pistën e vrapimit miqësor, në pistën e jetës e të miqësisë, herë të afrohen e herë të largohen. Ka nga ata që largohen edhe nga pista, e braktisin vrapin miqësor, humbasin e harrohen gjatë rrugës, ashtu siç ka edhe ndonjë që të afrohet, e do të të vërë stërkëmbësin për të të rrëzuar. Skënderi ka vrapuar gjithmonë në krah, pranë meje, në këtë vrapim të përbashkët në të njëjtën korsi, në pistën pa fund të stadiumit të artit.”
Dhe me këtë vlerësim të mjeshtrit për mjeshtrin po e mbyll këtë ftesë për promovim, këtë ftesë për ta patur dhe për ta lexuar këtë libër për një vlerë të paçmuar të artit tonë shqiptar.

PREMIERAT E TEATRIT KU KA INTERPRETUAR SKENDER CALA
1-Flakë Kashte -1969
2-Drita -1969
3-Rrënjët -1971
4-Cuca e Maleve -1971
5-Ai vdiq në këmbë -1972
6-Një dimër i shkurtër -1972
7-Ethet e Olimpiadës -1973
8-Cifti i lumtur -1974
9-Gjëmimi i atij dimri -1974
10-Përmbytja e Madhe -1975
11-Duke u gdhirë viti 45-së -1975
12-Përse mendohen këto male -1975
13-Ah kjo traktoristja -1976
14-Shpartallimi -1976
15-Doktori pacient -1979
16-Shoku Niqifor -1980
17-Natë pa gjumë -1981
18-Tokë e ndezur -1981
19-Kështu të dua -1982
20-Pas provimit -1982
21-Suksese nëpremierë -1983
22-Përballë vehtes -1984
23-Moshë e ngarkuar me provime -1984
24- Qyteti i akuzuar -1985
25- Pallati 176 -1986
26- Pranvera që s`vonoi -1986
27- Ankohen personazhet -1987
28- Nesër është vonë -1989
29- Përshëndetje minatori -1989.
30-Bidermani dhe Zjarrvënësit
31- Maturant
32- Me fal baba
33-Shënomeni dhe mua
34-Hija e tjetrit
35-Rri urtë Kristofor !
36- Marrëzia e Madhështisë

 

 

Ftese

Te nderuar miq,

Artisti dibran SKENDER CALA, regjisor, këngëtar, aktor (që ka interpretuar përkrah të mëdhenjve Sandër Prosi, Marie Logoreci, Stavri Shkurti, Rajmonda Bulku, etj, në filmat e ish-Kinostudio ‘Shqiperia e Re’, “Skënderbeu”, “Çeta e Vogël”, “Bardhësi”, “Përballimi”, “Kërcënimi”, etj – që ka themeluar Teatrin Profesionist të Peshkopisë ku ka vënë me sukses dhjetra premiera si regjisor dhe aktor), feston 80-vjetorin e ditëlindjes.
Me këtë rast ju përcjellim lajmin e aktivitetit promovues të librit monografik me titull: “SKENDER CALA – “Mjeshtër i Madh’ , në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”, si dhe dokumentarit me të njejtin titull, të autorit Halil Rama, organizuar nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” dhe Shtëpia Botuese “M&B” ditën e diel me date 10 Nëntor, ora 11.00 në Muzeun Historik Kombëtar.
Jeni i ftuar të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj.

Kryesia dhe “Këshilli i të Urtëve”
“Bashkësia dibrane”
Shtëpia Botuese “M&B”