Fragment nga reportazhi “Pas gjysmë shekulli, mes nxënësve të mi…”


OLYMPUS DIGITAL CAMERA

…Një emigrant, një që vjen nga një vend i huaj dhe që shkon për arsye të ndryshme në një vend tjetër, shkon gjithnjë me mendimin për tu kthyer. Fatkeqësisht emigrantët mbeten emigrantë. Gjithmonë e kemi në mendje që një ditë do të kthehemi por se kur është ajo ditë është e pamundur ta përcaktosh.

… Qëllimi i shoqatës“Nënë Tereza”është që gjuha shqipe të bëhet pranë gjuhës greke në shkollat greke, aty ku mësohet gjuha greke, atje duhet të mësohet edhe gjuha shqipe. Nuk mendoj se ka shoqatë të arrijë dhe të bëjë një shkollë sepse ajo që bëjmë ne nuk mund të quhet shkollë, është mësim plotësues, është thjesht një kurs.

E kisha zbardhur nga diktofoni mbushur me emocionet e atyre dy ditëve të bukura të Selanikut kur më 11 maj 2014 (në ditëlindjen time të 73-të), në një tubim të bukur në 10 vjetorin e shoqatës “Nëna Terezë”, paraqita librin “Shkolla shqipe e Selanikut”…
Më ishte “fshehur” në arkivin tim të gjerë të mërgimit. E kërkoja por nuk e gjeja…
E gjeta, vonë, pas afro gjashtë vjetësh…
Po e përcjell në vlerë të Shoqatës shqiptare “Nënë Tereza”, të qenies së tij kryetar i saj…
Në vlerë të Bulqizës, malli për të cilën këndellet prush…

Ashiku: Ku janë rrënjët e ArjanCarës?
Cara:Jam nga Caret e Bulqizës. Origjina ime është, si më ka thënë gjyshi, nga Caret e Kastriotit ardhur para 500 vjetësh. Janë dy familje të shpërngulura atje dhe janë ulur në Bulqizë për arsye që nuk i dimë. Në atë kohë kishte shumë lëvizje demografike.
Jam rritur në Bulqizë. Shkollën 8 vjeçare e kam bërë në Bulqizë. Të mesmen e kam bërë në Durrës. Kam mbaruar për mekanikë të përgjithëshme. Më lart për arsye se gjyshi ishte zogist, xhandar i Zogut, nuk më dhanë të drejtën e studimit.
Ashiku: Në Bulqizë a ke njeri?
Cara:Në Bulqizë kam të gjithë të njohurit e mi, kam miqtë, shokët, fëmijërinë time. Kam motrën time të martuar atje. Nga fisi Cara kam Sami Carën. Sabri Carënduhet ta mbash mend. EdmondXhafa drejtori i sotëm i Bulqizës është kushëriri i parë imi. Gjysmën e Bulqizës i kam njerëz të njohur dhe miq të mi, të afërmit e mi, kështu që po ti përmend me emër është një listë e gjatë.
Ashiku:Të shoh që qesh me shpirt kur i përmend. Të ka marrë malli për ta?
Cara:Qesh sepse fëmijëria është ajo që e kujton me nostalgji, e kjo kur je edhe larg atdheut tënd, bëhet më e mallëngjyeshme sepse të kujton, të kalojnë nëpër mendje figura të jetës tënde, të fëmijërisë, rinisë, miq, dashamirë, shokë, të rinj që janë shpërndarë dhe kam vite pa i takuar.
Ashiku: Kur ke ardhur në Greqi?
Cara:Për herë të parë kam ardhë në fund të ‘93 fillim i ‘94. Erdha rastësisht. Greqinë nuk e quaja vend ku mund të vija për emigrim, e quaj thjesht një vend ballkanik, një vend që ishte i pasur por nuk e mendoja të ardhmen time në Greqi. Më shumë isha për perëndimin, Itali.
Një miku im më thotë: Arjan do iki në Greqi.Unë në atë kohë isha në punë shtetërore, punoja në ndërmarrjen e ujërave mekanik, pastaj kalova në një park mekanik. Më emëruan në Bulqizë por pastaj u ktheva në Durrës. Erdha me të. Morëm nja 30-40 mijë dhrahmi. Paguam një taksi dhe erdhëm.

Në fillim u vendosëm këtu afër, në Kalkidhiki. Më pas me mësimin e gjuhës gjeta vend dhe fillova punën në zanatin tim. Kam bërë punë nga më të ndryshmet këtu në Greqi. Kam bërë punë bujqësie që unë nuk kisha punuar asnjëherë. Punoja për tu vendosur në qytete si Selaniku apo Athina. Kam punuar 4 vjet në Athinë. 

Përfundimisht më pëlqeu Selaniku sepse është një qytet mjaft i bukur. Gjeta edhe shoqërinë time jo të vjetër por krijova një shoqëri të re. Kam 15 vjet nëSelanik.Jam i martuar me dy djem.Nusen e kam nga…ka një shprehje këtu në Greqi…”Këpucë të vjetra, le të jenë të grisura por nga vendi jot”. E kam marrë nga Bulqiza, nga fisi Muça. Unë tani punoj hidraulik me profesion të lirë. Kam qenë i varur por tani jam në profesion të lirë.
Gruaja merret me rritjen e fëmijëve ende të vegjël.
Ashiku: Ju jeni kryetar i shoqatës “Nëna Terezë”. Çfarë është shoqata për ju?
Cara: Është pyetje e vështirë. Është shumë e vështirë të gjej një përgjigje e ta përmbledh në një fjali.
Shoqata për mua është diçka që unë e respektoj aq shumë, diçka që e shoh, e shoh…që të gjej fjalën e përshtatshme si diçka që emigrantët shqiptarë të jenë të bashkuar dhe të bëjnë një diçka që s’po e gjej fjalën…
Dashmir Zaçe:Që shqiptarët të mblidhen e punojnë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e tyre në emigracion. Kjo është shoqata për një kryetar dhe për një anëtar.
Ashiku:Si e sheh të ardhmen tënde?
Cara: Një emigrant, një që vjen nga një vend i huaj dhe që shkon për arsye të ndryshme në një vend tjetër, shkon gjithnjë me mendimin për tu kthyer. Fatkeqësisht emigrantët mbeten emigrantë. Gjithmonë e kemi në mendje që një ditë do të kthehemi por se kur është ajo ditë është e pamundur ta përcaktosh. Mendoj se të gjithë njerëzimi në këtë botë është emigrant, i gjithë njerëzimi është në emigracion. Kur përmend shoqatën gjëja më e thjeshtë për emigrantët është të bashkohen në një shoqatë, në një bosht. Duke u bashkuar bën gjëra që nuk i arrin t’i bëjë një individ. Shoqata “Nënë Tereza” ka arritur më së mirë ta bëjë këtë gjë. Ka bashkuar njerëz, ka bashkuar politika të ndryshme, ka bashkuar kulturat. Përpiqet të hapë gjuhën shqipe që është nga më të rëndësishmet. Po rritet brezi i ri. Po nuk u mësua gjuha, po s’u mbrojt brezi i ri që po rritet këtu, fatkeqësisht ajo humbet. Ne po bëjmë diçka simbolike por duhet zgjidhje përfundimtare. Nuk është zgjidhje që një shoqatë ose të gjitha shoqatat të marrin përsipër mësimin e gjuhës shqipe. Kjo është simbolike. Nuk arrin dot shoqata, nuk mendoj se mund të arrijë ndonjë shoqatë ta mbajë. Atë që bën është simbolike dhe është një simbolikë e çmuar që ne e bëjmë që në krijimin e shoqatës prej 10 vjetësh, por qëllimi i shoqatës “Nënë Tereza” është që gjuha shqipe të bëhet pranë gjuhës greke në shkollat greke, aty ku mësohet gjuha greke, atje duhet të mësohet edhe gjuha shqipe. Nuk mendoj se ka shoqatë të arrijë dhe të bëjë një shkollë sepse ajo që bëjmë ne nuk mund të quhet shkollë, është mësim plotësues, është thjesht një kurs.
Shoqata është një organizatë në një vend ku njerëzit shprehin mundësitë e tyre, mendimet e tyre, dëshirat etyre ku organizohet. Pa organizim nuk ka asgjë të mirë. Shoqata është një vend ku forcohet uniteti mes shqiptarëve në mërgim, ku krijohen mundësitë që të shpreh njeriu mundësitë dhe aftësitë e tij, ku krijohen mundësitë që të jepet një ndihmë më e specializuar për hallet që kanë njerëzit. Shoqata tani mendoj se duhet të pasqyrojë mbledhjene  vlerave më të mira të emigracionit dhe të pasqyrimit të këtyre vlerave.
Dua të them se të pasqyrosh vlerat më të mira të një kombi është punë më patriotike, edhe më shumë se të dalësh me flamur në rrugë. Për këtë punon shoqata “Nënë Tereza”. Përpiqet t’i përcjellë opinionit vendas se emigrantët nuk janë ata që erdhën nga një vend dhe erdhën për punë por janë emigrantë që kanë një kulturë, kanë gjuhën e tyre, kanë talentet e tyre, identitetin e tyre ashtu si i kanë edhe vendasit. Këto vlera shoqata i pasqyron dhe i trumbeton në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasqyrimi i vlerave të kombit.
100-vjetori i lindjes së ish-partizanit të Brigadës së 18-të Sulmuese dhe kryetarit të parë të Kooperativës Bujqësore Muhurr, Dibër