Lugina e Drinit të Zi është një nga “PERLAT” më të bukura e më të pasura në tërë rajonet shqiptare. Ajo krijon një korridor të bukur natyror me shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug në një gjatësi prej 75 km. Kjo luginë kufizohet nga male të larta që shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Në lindje të saj shtrihet mali i Korabit, bjeshkët e Gramës, vargmalet e Deshatit, kurse në perëndim malet e Lurës, të Xharxhishtit dhe vargmalet e Pllajut.…
Lexo më shumëDibra apo Skavica?
