Biznesmenët katërgrykas të Dibrës dhe mundësitë për zhvillimin e zonës


Megjithëse nga kjo zonë, mbas vitit 1991, janë larguar mbi gjysma e banorëve të saj për jetë më të mirë, përsëri duhet theksuar se pas tyre kanë lënë resurse të mëdha për të jetuar, të cilat presin zhvillim, si në turizëm malorë, në mbarështim të blegtorisë, sidomos të dhisë, por dhe të frutikulturës të përshtatshëm për këtë zonë, si arra, lajthia për të cilat ka dhe shumë kërkesa në treg.

Zona ka nevojë për një rrugë të re, Kurdari-Qafëmurrë 15 kilometra, e cila do ta afrojë këtë krahinë me Tiranën vetëm 1 orë larg. Për të realizuar këtë nismë, biznesmenët dhe intelektualët e njohur të kësaj krahine mund të bëjnë shumë, pasi ata kanë shumë njohje dhe ndikim te institucionet qendrore vendimmarrëse dhe drejtuesit politikë e shtetërorë në vend.

Biznesmenë Faik Bruçi, Ramazan Biba, Sulë Lala, Rustem Biba, Latif Miha, Bashkim Ndregjoni, Gjetan Ndregjoni, Besnik Ceni etj., megjithëse në një rrugë të pashkelur më parë, do të bëheshin gjeneratorë të ndërtimit të vendit dhe në të njëjtën kohë, dhanë ndihmesë të madhe në punësimin, jo vetëm të bashkëfshatarëve Katërgrykas, por edhe të zonave të tjera.

 

Fshatrat Lukan, Selishtë e Kacni. Foto: © Agim Totraku

Me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, mbas vitit 1991, do të ndryshonte dhe sistemi ekonomik: nga ai i centralizuar në dorën e shtetit në atë të iniciativës së lirë, i cili tani synonte të nxisë interesin material të çdo individi, duke i çliruar kështu energjitë krijuese të tyre në fusha të ndryshme.
Si në gjithë vendin, në atë kohë, do të dilnin në dukje dhe disa individë nga zona e Katërgrykëve, të cilët më parë kishin punuar në Ndërmarrjen Shtetërore të Ndërtimit, por dhe në veprat hidro-teknike, të cilët kishin përvetësuar eksperiencën e punës në këtë sektor, por dhe ishin shkolluar me pashkëputje nga puna.
Ndër to që bënë emër në fushën e ndërtimit ishin: Faik Bruçi, Ramazan Biba, Sulë Lala, Rustem Biba, Latif Miha, Bashkim Ndregjoni, Gjetan Ndregjoni, Besnik Ceni.
Ata filluan në ndërtim pallatesh e vilash për strehim, por dhe në objekte të tjera sociale e shërbimeve të ndryshme për komunitetin.
Megjithëse në një rrugë të pashkelur më parë, ata e ndërmorën këtë nisëm duke pasur besim në forcat e tyre. Me kurajo e optimizëm u përshtatën shpejt në këtë fushë për të ecur kohë pas kohe me hapa të sigurt drejt konsolidimit të ekonomisë së tregut.
Duke punuar në këtë sektor, ata do të bëheshin gjeneratorë të ndërtimit të vendit dhe në të njëjtën kohë, dhanë ndihmesë të madhe në punësimin, jo vetëm të bashkëfshatarëve Katërgrykas, por edhe të zonave të tjera. Në të njëjtën kohë dhe i ndihmuan ato duke u dhënë hyrje për banim me kohë pritje për shitjen e tyre.
Krahas arritjeve të suksesshme të punës në këtë biznes, madhështia e tyre qëndron në atë, që nuk përgojohen si disa biznesmenë oligarkë, të lidhur me politikën dhe politikanët, të cilët dhe pasurohen e fuqizohen fuqishëm nëpërmjet tenderave korruptive në kurriz të popullit, por ata punojnë me ndershmëri e korrektesë duke paguar detyrimet e ligjshme që u takojnë për punën që bëjnë në bizneset e tyre.
Duke shkruar për këta biznesmenë të suksesshëm Katërgrykas, të shkon ndërmend fjala e popullit që thotë se: “Bima del në rrënjën e vet” e për këtë dhe argumentohet kjo thënie në prejardhjen e tyre nga fiset e vlerësuara në dekada të kësaj zone, që kanë bërë emër jo vetëm në ekonomi, por dhe në mendësi, mikpritje, bujari, patriotizëm e trimëri, dhe për këtë pasardhësit e tyre kanë lënë gjurmë duke u përmendur me emër e mbiemër të fiseve të tyre, blloqet e pallateve të ndërtimit, të ndërtuara nga ata vetë.
Megjithëse zona e Katërgrykëve për vetë largësinë nga qendrat e banuara urbane, ku dhe është përqendruar zhvillimi, përsëri në këtë zonë mund të investohet. Kështu që biznesmeni Ramazan Biba, ndërtoi një hidrocentral në fshatin Selishtë e ndërsa biznesmeni Gjetan Ndregjoni, ndërtoi dy ujësjellësa në fshatin Lukan e Qafëmurrë.
Biznesmeni Faik Bruçi, ka bërë një punë të lavdërueshme për zonën, duke e ekspozuar për njohjen e saj me anë të sponsorizimit të një televizioni të shfaqur për këtë qëllim. Poashtu nëpërmjet televizionit u ekspozua me figurë dhe kënga e portreti i Lam Tahir Bruçit, i cili ka qenë një patriot me vlera i zonës e më tej. Ai, në luftën kundër okupatorëve të vendit, pati marrë dy plagë në trup e për këtë ka qënë hero i vërtetë e jo imagjinar.
Faik Bruçi, botoi dhe një libër për fisin e vet “Bruçët”, ku në të bien në sy jo vetëm pema gjenealogjike e këtij fisi që nga vendosja e parë e tyre në këtë fshat e në vazhdimësi, por dhe jetëshkrimi i pjesëtarëve të këtij fisi. Ky libër, i botuar prej tij, merr dhe pamjen e një albumi fotografik të fshatrave të zonës, kaq i vlerësuar sidomos nga të larguarit nga kjo zonë, të cilët e shikojnë me nostalgji.
Duke vlerësuar punën dhe vlerat e këtij biznesmeni katërgrykas, kreu i Shtetit Shqiptar, Ilir Meta, me datë 12 Shtator 2019, i jep Faik Bruçit, titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacion: “Me vlerësimin e kontributit të çmuar në ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës e Komanit si dhe në ndërtimin e linjave të tensionit të lartë në mbarë vendin, i dalluar si humanist dhe në veprimtarinë social-kulturore, promovues i vlerave patriotike e historike kombëtare, një nga përfaqësuesit e denjë të komunitetit dibran në Tiranë”.
Siç shihet nga ky titull i madh, i akorduar Faik Bruçit, i bën nder jo vetëm atij, por dhe zonës tonë e mbarë Dibrës.
Krahas Faik Bruçit, vlerësohet dhe Ramazan Biba, një person human, i cili dhe ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë e në të njëjtën kohë ai duhet të mbahet ndërmend nga banorët e kësaj zone, i cili së bashku me ish-kryetarin e Komunës Selishtë, promovuan brenda zonës në Livadhet e Pratit, një vend të përshtatshëm turistik ku ai vend kohë pas kohe, po merr formën e një pelegrinazhi turistik, ku në datën 18 Maj të çdo viti (Festë pagane Shënkolli, e festuar ndër shekuj nga banorët katërgrykas) do të mblidhen këtu, krahas banorëve vendas, të ardhur nga Tirana e Durrësi dhe të tjerë nga zonat kufizuese si, Murri, Luznia, Shupenza etj. Në këtë ditë dhe do të bëhen takime nostalgjike mes banorëve që banojnë brenda zonës me ata të larguar në vendet e tjera.
Kjo ditë, do të kthehej në një panair për shitjen e qingjave e kecave, për të ardhurit duke i konsumuar jo vetëm si mish në drekën e organizuar, por dhe duke i marrë me vete në shtëpitë e tyre.
Kjo nisëm, tani, e marrë dhe e zgjeruar nga viti në vit, duhet vazhduar me pandërprerje, siç bëhet në disa zona të tjera e në veçanti në Lurë, që në datën 25 Gusht (Festa e Shën Mërisë) mblidhen me qindra vetë në këtë zonë.
Kujtojmë këtu dhe Arbëreshët e Italisë, që megjithëse të parët e tyre janë larguar nga Shqipëria para 500 vitesh, ata e kanë kthyer në traditë, që në një ditë vere të caktuar, mblidhen majë maleve ku janë vendosur me banim dhe me fytyrë të kthyer nga Shqipëria, do të këndojnë këngën mallëngjyese “Oj e bukura more”, me vargjet: Që kur të lashë / Më nuk të pashë /Atje kam zotin babë /Atje kam zonjën nënë /Atje kam tim vëlla, etj.
Megjithëse nga kjo zonë, mbas vitit 1991, janë larguar mbi gjysma e banorëve të saj për jetë më të mirë, përsëri duhet theksuar se pas tyre kanë lënë resurse të mëdha për të jetuar, të cilat presin zhvillim, si në turizëm malorë, në mbarështim të blegtorisë, sidomos të dhisë, por dhe të frutikulturës të përshtatshëm për këtë zonë, si arra, lajthia për të cilat ka dhe shumë kërkesa në treg.
Duke mos u zgjeruar në këto resurse të zonës, të cilat janë të shumta, ato do të ndiejnë zhvillim nëse do të mundësohet shkurtimi i rrugës aktuale në mes Tiranës e kësaj zone, e cila në ditët e sotme është 130 kilometra dhe për të përshkuar këtë rrugë duhen 3 orë. Këtë e rëndojnë dhe ngjitjet malore dhe dishezat e aq më shumë ngjitja në Kalanë e Varoshit që në dimër mbulohet shpejt nga dëbora dhe ngricat, duke vështirësuar kalimin e automjeteve.
Për shkurtimin e kësaj rruge, është shans, që po hapet një perspektivë e afërt ku me përfundimin e Rrugës së Arbrit, të ndryshojë itinerari i lëvizjes së mjeteve, duke ndjekur atë Tiranë-Klos 35 kilometër, Klos-Kudari 13 kilometra, Kurdari-Qafëmurrë 15 kilometra, duke hapur një rrugë të re (për këtë dhe duhet studim, mbasi gjatësia e saj është marrë me përafërsi). Po me hapjen e kësaj rruge të re, për të arritur në Qafëmurrë, Tirana do të afrohet 63 kilometra ose përafërsisht 1 orë.
Për të realizuar këtë nisëm të mundshme do t’ju kërkohet institucioneve shtetërore, si në shkallë rrethi Dibër e Mat por edhe atyre të larta shtetërore dhe deputetëve të zonës.
Siç shihet, këtu problemi është hapja e një rruge të re 15 kilometra Kurdari-Qafëmurrë, kjo rrugë edhe mund të merret nga Shteti me konçesion prej biznesmenëve katërgrykas.
Shtojmë këtu se kjo është një mundësi për këtë zonë ndryshe nga zonat e tjera të largëta, si Lura, që sado që të mundohen, ajo mbetet 130 kilometra larg Tiranës, nuk kanë variante për t’a shkurtuar.
Për këtë nisëm në plan të parë u takon më shumë të merren biznesmenët e kësaj zone, të cilët dhe kanë njohje e më shumë reputacion në institucionet shtetërore, si në bazë dhe në qendër.
Krahas tyre, aty dhe duhet të vihen në lëvizje dhe të tjerë persona të kësaj zone, si aktivë e të vlerësuar me reputacion e ndër to: Osman Miha, Besim Ndregjoni, Mevlut Buci, Xhemal Delishi, Hysni Bodini, Luan Cemenja, Isuf Miha, Sefer Xheka, Lazim Bardhi, Tahir Meta, Hysen Dervishi, Agim Totrraku, Aqif Balla, Ferit Marndreka, Baftjar Prejsi etj.
Së bashku me këta persona dhe të tjerë, duhet të punohet shumë për sensibilizimin e banorëve të zonës ku banojnë, jo vetëm në Katërgrykë, por në Tiranë e Durrës që në çdo takim, sidomos në periudhën e zgjedhjeve të bëjnë kërkesë për këtë qëllim.
Nisur nga realiteti se janë rrugët që i afrojnë qendrat e banuara urbane me ato të largëta malore, është shans i madh për të marrë dhe realizuar këtë nisëm e cila dhe është plotësisht e mundshme, por duhet vetëm vullnet e këmbëngulje.
Kujtojmë se në këtë itinerar rruge, kanë kaluar në shekuj të parët tanë për të arritur në Klos e nga këtu në Tiranë, Durrës e anasjelltas.

vëzhgim