… Lexo më shumëUshtria serbe me 8 Dhjetor 1921 u tërhoq në kufirin e përcaktuar prej konferencës së ambasadorëve, në londër dhe i liruen tokat shqiptare të Dibrës. Me 10 dhjetor 1921 fuqit tona kombëtare hynë në diber, peshkopi e në lume si ngadhnjimtarë tue pasë në ballë komandantin e pergjithshëm Elez isufi dhe Kapiten Ali Rizain, dy burra të çmueshem që meritojne çdo nderim për trimëni, burrërine e atdhedashuni e tregueme kurdoherë e veçanarisht gjatë kohës kritike që vazhdoi lufta.
Autor: migaaved
Mbillen në Lurë 2712 pisha të zeza
“Trees for Lurë” (Pemë për Lurën) organizoi gjatë muajve shtator-tetor një aksion për mbjelljen e pemëve në Lurë. Rezultati i këtij aksioni ishte mbjellja e 2712 pishave “Pinus Nigra” 2-vjeçare në një zonë të kategorisë 2 dhe 3 të Parkut Kombëtar të Lurës, që ndodhet në dhe ndodhet në lartësinë 1300m mbi nivelin e detit.
Në aksionin për mbjelljen e pemëve mori pjesë edhe zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Zebi Xhembulla.…
Vjeshtë në Dibër
Rriten prodhimet, por tregu vazhdon të jetë problem
Nga Osman Xhili
Vjeshta ka kohë që ka ardhur dhe njerëzit rendin të vjelin e të grumbullojnë prodhimet e stinës. Një pjesë frutash ka muaj që i kanë mbledhur si qershitë,vishnjat, kumbullat, apo ndonjë mollë të hershme verore. Tashmë është radha e mollës, rrushit, arroreve dhe ndonjë tjetër, që në fakt përbëjnë dhe pjesën më të madhe të tyre.
Të thuash të vërtetën, ky vit ka qenë i mbarë me prodhime.…
Moratoriumi nuk e ndal masakrën e motorsharrave në pyjet shqiptare
Nga Hysen Likdisha | BIRN | Bulqizë
Procedimet e pakta penale dhe mungesa e akteve nënligjore nuk e ka ndaluar shpyllëzimin në qarkun e Dibrës, ku ekspertët paralajmërojnë se masakra ndaj pyjeve nuk do të ndalojë pa diversifikimin e burimeve energjetike.
Me 7 shator 2019, Rolandi ishte ulur me dy shokë në një kafe-karburant buzë rruge në Bulqizë, kur përpara tij ndaloi një kamion i mbushur me trungje ahu të prerë në pyll.…
Kompania Bio-Trofta në Arras, pas humbjes prej 300 mijë USD në rezervatin e peshkut, humb edhe gjyqin
Nga Hysen LIKDISHA
Gjykata e Dibrës, pas rreth 5 vitesh, zbardh vendimin për zgjidhjen e konfliktit mes kompanisë Bio-Trofta Dibër dhe asaj të HEC “Balkan Green-Energy”, të cilat shfrytëzojnë rrjedhën e lumit Seta, për bizneset e tyre.
Pas një zvarritje prej rreth 5 vitesh, më në fund Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me Vendimin nr.208 datë 09.06.2021, ka zbardhur vendimin, për zgjidhjen e konfliktit, mes një kompanie të kultivimit të peshkut, Bio-Trofta Dibër, mbi lumin Seta dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy” (BGE), te cilat shfrytëzon ujin e lumit Seta, për bizneset e tyre.…
Udhëtim në peizazhet e Gjarecës
Nga Selman Meziu
Pasdite gushti. Dielli po i afrohej përvëlues vargmalit të Runjës. Me ato njollat bukuroshe të pyjeve të ahut, sikur t’i kishte vendosur ndonjë arkitekt peizazhist. Megjithëse, njeriu edhe atje, ka filluar me i zhgarravit ato. Më duhet të le udhën majtas. E të ngjitem djathtas. Çuditërisht para pak vitesh ajo vazhdonte rrafsh. Ndërsa tani në ngjitje dhe e gërryer nga shirat.…
Radoveshi, “fshati me kulakë”
Nga dr. Besnik RAMA
Radoveshi njihet historikisht si një ndër fshatrat më të begatshme të krahinës së Gollobordës. Doje drithëra, i gjeje; doje pemë, i kishe me bollëk; doje livadhe e pyje, nuk mungonin në të katër anët; doje trima, gati ishin në çdo kohë; doje nuse për shtëpi, nuk zhgënjeheshe; doje ustallarë, mjaftonte t’i kërkoje; doje mundës, kampionë i kishe; doje burime, mund te freskoheshe si askund tjetër.…
Familja Hoxha e Grazhdanit
Nga Neki Osmani \ Osman Xhili
Historia shqiptare dhe ajo e Dibrës në mënyrë të veçantë, ka kaluar në periudha tejet të vështira. Njëra prej tyre, padyshim që do të ishin vitet 1913 deri më 1920, që përkojnë me mësymjet e shpeshta serbe, për të marrë Dibrën, e më pas për të dalë në zemër të Shqipërisë. Bilancet janë tronditëse dhe që ngelen gjatë në kujtesë.…
Peshkopi, përkujtohet 100 vjetori i betejës së Lanë-Lurës
… Lexo më shumë“Këtu, më 26-28 tetor 1921, u zhvillua beteja heroike midis vullnetarëve dibranë të lirisë dhe ushtrisë pushtuese të Jugosllavisë së parë, e njohur në histori si Beteja e Lanë-Lurës ose e Qafë-Gelqeres, që çoi në përmbylljen me fitore të një lufte të ashpër 9-vjeçare. Lavdi qëndresës së Dibrës!” – shkruhet në pllakën përkujtimore.
Më 28 tetor 2021, në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli” Peshkopi u zhvillua konferenca me temë “100- vjetori i luftës së Dibrës kundër pushtuesve serbë”.