Udhëtim në peizazhet e Gjarecës

Nga Selman Meziu

Pasdite gushti. Dielli po i afrohej përvëlues vargmalit të Runjës. Me ato njollat bukuroshe të pyjeve të ahut, sikur t’i kishte vendosur ndonjë arkitekt peizazhist. Megjithëse, njeriu edhe atje, ka filluar me i zhgarravit ato. Më duhet të le udhën majtas. E të ngjitem djathtas. Çuditërisht para pak vitesh ajo vazhdonte rrafsh. Ndërsa tani në ngjitje dhe e gërryer nga shirat.…

Lexo më shumë

Familja Hoxha e Grazhdanit

Nga Neki Osmani \ Osman Xhili

Historia shqiptare dhe ajo e Dibrës në mënyrë të veçantë, ka kaluar në periudha tejet të vështira. Njëra prej tyre, padyshim që do të ishin vitet 1913 deri më 1920, që përkojnë me mësymjet e shpeshta serbe, për të marrë Dibrën, e më pas për të dalë në zemër të Shqipërisë. Bilancet janë tronditëse dhe që ngelen gjatë në kujtesë.…

Lexo më shumë

Historia e ngritjes së Muzeut të Kastriotëve në Sinë

Nga Halil RAMA

Gjon Muzaka që në shekullin e 16-të ka lënë si testament: “Ta dini se gjyshi i Zotit Skënderbe quhet Pal Kastrioti dhe nuk pati më shumë se dy fshatra të quajtura Sinë dhe Gardh i Poshtëm…” (Gardhi i Poshtëm ndodhet në Muhurr)
Librin “Origjina dibrane e Skënderbeut” (Historia e ngritjes së Muzeut të Kastriotëve në Sinë) të autorit Besnik Selman Kebej, që është një studim vërtetë shkencor, ndër të tjera e bën të besueshëm një referencë nga historianët e mirënjohur, prof.Stafanaq…

Lexo më shumë

Udhëtim dinjitoz ndër vite me Hakiun

Nga Selman Mëziu

Sa kujtime mbart njeriu në hojet e trurit. Ato kur tregohen bien si petlat e luleve, për t’i lënë hapësira thekëve e pistilit për të formuar kokrrat. Ato te dikush shpërthejnë furishëm në biseda të këndshme, të ngrohta, mbushur me përmallime. Te të tjerët në libra e artikuj përkujtimor. Në kangë, rapsodi e poezi duke ju dhuruar përjetësinë si idhuj hyjnor.…

Lexo më shumë

“Skavica, një ëndërr që ka nisur për t’u bërë realitet”

Neil Wilkinson, Drejtori teknik i Skavicës: “Në këtë luginë të bukur është vendi ku Skavica do të ndërtohet. Në këto momente jemi në procesin e kryerjes së studimeve, për të përcaktuar se ku do të jetë me saktësi vendndodhja e digës. Përtej kodrave do të kryhen studime të mëtejshme për të kuptuar madhësinë e rezervuarit, por edhe për të kuptuar limitet mjedisore që mund të ketë vetë.

Lexo më shumë

Ndërtimi i Skavicës duhet të shoqërohet me një paketë investimesh strategjike në rajon

Nga Hysen Uka

Nisma për rrugën “Lidhja e Prizrenit” është shpallur në maj të vitit 2019, në Konferencën e organizuar nga LID, me objekt zhvillimin e rrjetit lokal rrugor, në rrethet Bulqizë – Dibër dhe mban logon e shoqatës “Nisma për Zhvillim e Kulturë Rajonale – Nisma Dibrane, Peshkopi”.
Shoqata “Nisma” nuk është grup interesi me mision të ngushtë e të përcaktuar për mbrojtje sipërmarrjesh apo e interesash ekonomike.…

Lexo më shumë

Bulqiza, si ëndërr e keqe

Emisioni “Veting” në ABC News i kushton një reportazh special aksidenteve në minierën e Bulqizës, duke sjellë intervista të dhimbshme me dëshmi e faktë rreth jetës së minatorëve dhe sakrificave të tyre e familje të tyre.

Heshtja ka kapluar Bulqizën duke bërë që edhe ky vit t’ua ngjajë atyre paraardhës. Vështrimin drejt saj, pronarët e pasur e kthejnë veçse për kromin, “gurin e zi me xixa”, që u shton peshën “xhepave” të tyre.…

Lexo më shumë

Selishta, krahina e bukur që po braktiset për shkak të rrugës

Nga prof. Hysni Bodini, ing. Agim Shehu

Braktisja e këtij segmenti të rrugës nacionale Peshkopi- Burrel po çon në braktisjen e fshatrave që e përdorin atë. Është gjendje e trishtueshme të shohësh gjithandej shtëpi e kulla të moçme 2- 3 katshe të rrënuara e të tjera në prag të shembjes, kur për ngritjen e tyre kanë bërë mund të madh disa breza dhe mbartnin ngjarje e histori interesante.

Lexo më shumë

Pse po shpopullohet Dibra?

Pse Dibra është një ndër rajonet më të varfëra dhe më të shpopulluara në vend dhe si mund të frenohet një dukuri e tillë?
Flasin përfaqësues të shoqërisë civile: Gafurr Muka – profesor në Universitetin e Tiranës, Kamber Farruku – publicist, Xhemal Gazidede – avokat,
Nafie Jella – kryetare e Forumit të Pavarur të Gruas në Bulqizë, Bajram Krrashi – ish-kryebashkiaku i Dibrës dhe Danjel Bica – Kryetar i Shoqatës “Ekspertët e Rinj Mjedisor”

Nga Hysen Likdisha

Pas rrëzimit të regjimit komunist, nisi edhe rënia e pandalshme e popullsisë në vendin tonë, e cila vazhdon prej 3 dekadash, për shkak të emigracionit, por jo vetëm.…

Lexo më shumë
1 23 24 25 26 27 86