Udhëtim dinjitoz ndër vite me Hakiun


Nga Selman Mëziu

Haki Kola – Portret nga Zef Nacaj

Sa kujtime mbart njeriu në hojet e trurit. Ato kur tregohen bien si petlat e luleve, për t’i lënë hapësira thekëve e pistilit për të formuar kokrrat. Ato te dikush shpërthejnë furishëm në biseda të këndshme, të ngrohta, mbushur me përmallime. Te të tjerët në libra e artikuj përkujtimor. Në kangë, rapsodi e poezi duke ju dhuruar përjetësinë si idhuj hyjnor.
Atë ditë u mblodhën shumë. Udhëtuan që në agimin e purpurt vjeshtor të mëngjesit, mbushur me freski ledhatuese të 17 tetorit. Udhëton drejt Tiranës inxhinier Kleanthi Mandi nga Gjirokastra e kalldrëmeve të gurta e gjelbërimit në shpate gëlqerore të malit të Gjërë me pishat e egra të harlisura
Nga Mirdita, Mark Zefi, kolegu e bashkëstudenti i Hakiut, i cili pasi ju mori leje dy miqve nga Shkodra kthen udhëtimin duke ardhur në përurimin e dy librave të Hakiut.
Poeti, historiani, pylltari më prodhimtar e gjithmonë i gjallë e veprues për mjedisin, pyjet, natyrën Ahmet Mehmeti udhëton plotë energji nga Elbasani. Duke ju dhuruar bisedave, ngrohtësi, qartësi, profesionalizëm e patriotizëm
Inxhinier Hasan Kukeli bashkëmoshatar, student për katër vjet me Hakiun, dibran nga Mustafet e Dibrës sa poshtme, vjen edhe pse me këmbën e vrarë për të folur mbi kujtimet e pashlyera për pylltarin nga Sopoti i Zerçanit Haki Kola.
Inxhinier Munir Hoxha foli si një orator, mbi punën krijuese, prej pemtari e pylltari, për inisiativat e idetë e shumta mbi zhvillimin e pylltarisë në unitet mendimi, veprimi dhe pronësie me fshatarin e pylltarët si udhëheqsa teknik në zbatimin e silvoteknikës.
Profesor Gafurr Muka në fushën e gjeologjise kujtoi femininë me bashkëfshatarin e tij Hakiun, si vogëlush mjaft i zgjuar, i zhdërvjelltë dhe që lexonte libra të fushave të ndryshme.
Bashkënxanësi i gjimnazit, Mendu Kallaverja, flet me pasion, respekt e me dinjitet e krenari për Haki Kolën, që në bankat e gjimnazit në auditoret universitare dhe të jetës në brezaret e blloqet e qershive, arrave, lajthive mollëve etj., të fushave, rrafshinave, kodrinave, kodrave e shpateve nga kodrat e Shumbatit deri në Bulqizën me Qafën e Buallit.
Inxhinier Isuf Omuri e Preng Prenga ndjekin plotë vëmendje tubimin për përurimin e librave të Hakiut, duke shprehur herë pas here respektin e mirënjohjen e thella për atë, si koleg bashkëpunëtor, drejtues, organizues shuma i çmuar nga ku duhet marrë shembull vazhdimisht.
Profesor Nehat Çollaku, Dr. Albora Kacani rreken të thurin me kujdes e mëvehtësi mbresa nga puna e gjerë me Hakiun duke treguar shpirtin e tij të madh, novatorizmin në mendime, arsyetimet plote logjike në problemet që shqetësonin pylltarinë shqiptare shkaktura nga doracakët politik.
Ndërsa po vazhdonte përurimi i librave, Zef Naçaj zgjohet nga gjumi në orën 02 e 30’ pas mesnate, duke ndjekur atë me kureshtje e vëmendje. Zaten edhe duke pyetur nëse i ishin realizuar dëshirat e tij. Ai nga Amerika ndoqi gjithë veprimtarinë, ndërsa neve pjesëmarrësit hidhnin vështrimin herë pas here në portretin e Haki Kolës, peneluar me plotë mjeshtri, dinamizëm, gjallëri e rrëmbim psikologjik nga shoku e vëllai shkodran, bashkëstudenti e kolegë i Hakiut, zoti Naçaj.
Me plot merak, me shumë dëshira e plot kërshëri e ndjek minut pas minute, përurimin e librave, ku këshillat e skenari i përurimit ishin parapregatitur prej tij, me imtësi, kujdes, vëmendje, përkushtim e dashuri njerëzore nga Gjon Fierza.
Një detyrë e mbaruam për të ndjerin inxhinierin shkencëtar Haki Kola. Punëra e detyra të reja na presin për të nderuar, respektuar e vlerësuar veprën e tij të realizuar nga ai me punë të vazhdueshme, përkushtim, plotë zgjuarsi e thjeshtësi të tejkaluar.
Rroftë përjetësisht në zemrat tona! Urime ditëlindjesh gurgullofshin si ujëvara pranverore nga mot për HAKIUN!