Dibra, destinacion turistik


Rob Camillari, zv. Drejtori i zyrës së Europës dhe Azisë së USAID në Washington: Qeveria Amerikane nëpërmjet USAID dhe ajo Suedeze mendon që zhvillimi dhe prosperiteti i Shqipërisë do mund të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomiko-social dhe Turizmi është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve dibrane dhe në përmirësimin e imazhit dhe mjedisit në Shqipëri.

Dennis Wesner, Drejtori i programeve të USAID në Shqipëri: Zgjodhëm zonën e Dibrës pasi kjo zonë ka shumë potenciale natyrore si lumin Drin, 21 liqenet akullnajore në Lurë dhe Selishtë, 41 monumentet e natyrës, ujërat e termale të Llixhave dhe malin më të lartë në Shqipëri, Korabin. Me gjithë këto resurse Dibra përsëri mbetet zona më e varfër në Shqipëri, me numrin e lartë të papunësisë dhe infrastrukturën e keqe rrugore. Pavarësisht këtyre pengesave, ky projekt do të jetë i suksesshëm dhe Dibra do jetë një Destinacion Turistik shumë i vizituar.

Lindita Manga, drejtoresha e ALCDF: Qëllimi kryesor i projektit kërkon të ndikojë në rritjen e numrit të punësimit dhe shtimin e të ardhurave të familjeve dibrane nëpërmjet zhvillimit të sektorit të turizmit.

Embushur dhe e zbukuruar si asnjëherë më parë salla e QEK në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, me date 17 korrik, u bë vendi pritës i konferencës hapëse të projektit “Dibra: Turizem & Tradite” (D2T).  Në prani të më shume se 80 pjesëmarrësve nga autoritet vendore të Prefekturës Diber, Këshillit të Qarkut, Drejtorive rajonale; përfaqësuesve të sektorit privat (hoteleve, shpi pritëse, guida, grupe prodhuesish, agropërpunues) dhe shoqërisë civile e medias, zv. Drejtori i zyrës së Europës dhe Azisë së USAID në Washington z. ROB Camillari dhe kryetari i Bashkisë Dibër Muharrem Rama shpallën nisjen e këtij projekti.

D2T, Dibra: Turizëm dhe Traditë,  është një projekt 3-vjeçar që financohet nga USAID dhe Ambasada Suedeze dhe zbatohet nga ALCDF (Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale) në partneritet me Bashkinë Dibër, CNVP dhe shoqata “Dibra Turistike”. Ky projekt kërkon që ta kthejë Dibrën në një Destinacion Turistik, duke i shfrytëzuar vlerat esenciale dibrane të mikpritjes, traditës dhe natyrës.

Drejtoresha e ALCDF Znj. Lindita Manga, hapi konferencën dhe në emër të projektit ju uroi mirëserdhjen pjesëmarrësve dhe të ftuarve të tjerë, si dhe prezantoi qëllimin kryesor të projektit i cili kërkon të ndikojë në rritjen e numrit të punësimit dhe shtimin e të ardhurave të familjeve dibrane nëpërmjet zhvillimit të sektorit të turizmit.

Konferencën e përshëndeti zv. Drejtori i zyrës së Europës dhe Azisë së USAID ne Washington z. ROB Camillari, që vlerësoi mikpritjen që ju bë nga stafi i projektit dhe kryetari i bashkisë Dibër z. Muharrem Rama dhe stafi i tij. Ai ndihej i lumtur dhe i mahnitur nga bukuritë natyrore të Dibrës dhe nga monumentet kulturore që vizitoi në Kërçisht dhe përgjatë rrugëtimit të tij në Dibër. Ndihma e USAID do vazhdojë theksoi z. Camillari, sepse qeveria Amerikane nëpërmjet USAID dhe ajo Suedeze mendon që zhvillimi dhe prosperiteti i Shqipërisë do mund të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomiko-social dhe Turizmi është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve dibrane dhe në përmirësimin e imazhit dhe mjedisit në Shqipëri. Ai shprehu premtimin që projektet e USAID do vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Me interes u prit fjala përshëndetëse nga kryetari i bashkisë Dibër z. Muharrem Rama, i cili theksoi që në fillim se stafi i tij dhe Bashkia kanë qenë plotësisht të angazhuar që ky projekt të eci në rrugë të mbarë. Turizmi është sektori prioritar i zhvillimit të zonës së Dibrës, dhe Bashkia e vlerëson atë si prioritet të punës së saj. Projekti “Dibra: Turizëm dhe Traditë” theksoi kryetari i bashkisë vjen pikërisht në kohën që Bashkia ka përgatitur Planin Vendorë dhe po përgatit planet buxhetore afat-mesëm dhe vjetor duke hedhur hapat e sigurt të zbatimit të objektivave të bashkisë në këto sektorë. Ai shprehu angazhimin dhe mbështetjen e tij dhe stafit që ai drejton për projektin duke përmbushur të gjitha detyrimet që ka Bashkia si partneri kryesorë në projekt.

Konferencën e përshëndeti edhe Drejtori i programeve të USAID në Shqipëri Z. Dennis Wesner i cili theksoi që projekti është në kuadër të bashkëpunimit të USAID me Ambasadën Suedeze dhe kërkon të zhvillojë dhe promovojë ndërmarrjet e turizmit të qëndrueshëm në komunitetet e Shqipërisë së Veriut. Zgjodhëm zonën e Dibrës pasi kjo zonë ka shumë potenciale natyrore si lumin Drin, 21 liqenet akullnajore në Lurë dhe Selishtë, 41 monumentet e natyrës, ujërat e termale të Llixhave dhe malin më të lartë në Shqipëri, Korabin. Me gjithë këto resurse Dibra përsëri mbetet zona më e varfër në Shqipëri, me numrin e lartë të papunësisë dhe infrastrukturën e keqe rrugore. Pavarësisht këtyre pengesave Z. Wesner shprehu besimin e tij që ky projekt do të jetë i suksesshëm, dhe Dibra do jetë një Destinacion Turistik shumë i vizituar.

Konferencën e përshëndeti edhe Drejtori i CNVP për Ballkanin Z. Ross Bull, i cili në emër të organizatës partnere në zbatimin e projektit shprehu besimin e plotë që ditët për Turizmin në Dibër do të jenë shumë më të mira. Kam punuar në Shqipëri në vitet 1993-1996 si këshilltarë ndërkombëtarë i ministrit të Ekonomisë z. Ruli, dhe shikoj një ndryshim shumë të madh që nga ajo kohë në Shqipëri. Janë vetë shqiptarët, fermerët, grupet prodhuese, turet turistike, agjencitë, pronarët e hoteleve dhe restoranteve që me punën dhe investimet e tyre kanë ndryshuar pamjen e Shqipërisë dhe kanë zhvilluar vendin. Me më shumë përpjekje nga të gjithë aktorët dhe me mbështetje nga donatorët kam shumë besim që Dibra do të jetë Destinacion Turistik gjatë këtyre 3-vjetëve, theksoi drejtori i CNVP.

Me entuziazëm u prit edhe fjala përshëndetëse deputetes së Dibrës znj. Almira Xhembulla, e cila deri para pak ditëve ka qenë pjesë e stafit të projektit që nga faza përgatitore. Ajo ndihej e privilegjuar që ishte e pranishme mes kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të saj që me profesionalizëm kanë punuar që ky projekt të bëhej realitet. Ajo vlerësoi mbështetjen e dhënë nga USAID dhe Ambasada Suedeze dhe shprehu gatishmërinë e saj për të kontribuar për këtë projekt dhe për projekte të tjera të zhvillimit nga pozita e deputetes dhe politikbërëses. Znj. Xhembulla shprehu edhe besimin që bashkërisht me bashkinë Dibër dhe partnerët e tjerë në projekt ALCDF, CNVP dhe Shoqata “Dibra Turistike” do sjellin një ndryshim pozitiv për Turizmin në zonën e Dibrës.

Koordinatori i këtij projekti z. Besnik Alku paraqiti për të pranishmit në mënyrë të detajuar se çfarë objektivash, rezultate dhe aktivitete do të ketë projekti. Në kuadër të këtij projekti janë shumë ndërhyrje dhe produkte duke filluar nga përmirësimi i mjedisit të sektorit të turizmit, aftësimin e fuqisë punëtore, dhe zhvillimin e produktit turistik. Z. Alku theksoi se janë 14 produkte kryesore që do dalin nga ky projekt duke filluar nga krijimi i “Forumit Dibra Turistike”, i cili në mënyrë efektive planifikon, koordinon dhe promovon turizmin në Dibër; zhvillimi i një Plan-Veprimi për Turizmin (TAP) për bashkinë e Dibrës; përmirësim i funksionimit të një Qendre të Informacionit Turistik (TIC); krijimi i lidhjeve B2B dhe partneriteteve ndërmjet furnizuesve turistikë dhe mes artizanëve dhe prodhuesve të produkteve bujqësore; ndërtimi i një plani të qëndrueshëm marketingu me platformën e TIC-ut / mediave sociale për të promovuar dhe mbështetur turizmin në Dibër; trajnimi i një grupi të kualifikuar të guidave turistike lokale (shërbime udhëzuese); zhvillimi i trajnimeve profesionale, praktikave profesionale formale; identifikimi dhe zhvillimi itinerareve për “udhëtime 5-ditore”; identifikimi dhe shënjimi i 5 itenerareve tematike turistike, duke përfshirë shënimin e rrugëve, tabelat orientuese në fshat; hiking / biking / hartat e karvaneve dhe broshurat informative dhe krijimi i dy modeleve të fshatrave tradicionale turistike që janë Kërçishti dhe Rabdishti.

Në rolin e moderatores së konferencës, znj. Lindita Manga, njëherësh edhe menaxhere e projektit, ftoi pjesëmarrësit për pyetje dhe diskutime, të cilët nuk u kursyen të urojnë suksese projektit dhe vlerësuan punën e bërë nga stafi i ALCDF në vite për zonën e Dibrës. Znj. Lindita pas pyetjeve dhe diskutimeve bëri dhe konkluzionet e kësaj konference dhe gjeti rastin të falënderojë pjesëmarrësit dhe donatorët për besimin dhe financimin e këtij projekti. Ajo theksoi, që ky projekt nuk është çelësi magjik që do zgjidhë të gjitha sfidat e turizmit në Dibër, por ai do jetë “Leva e Arkimedit” për të ngritur një turizëm të zhvilluar në zonën e Dibrës, pasi bashkia Dibër dhe të gjithë aktorët lokalë të sektorit të Turizmit në Dibër të pranishëm në sallë janë pika më e fortë mbështetëse e këtij projekti.

Ndryshe nga shumë konferenca të tjera, në mjediset e QEK u organizua edhe një mini-panair me produkte tradicionale tipike dibrane, dhe u shtrua një koktel vetëm me prodhime dibrane nga lëngu i mollës së Veip Salkurtit dhe frutave të stinës si mollë, dardhë, kumbulla dhe produkte të tjera të kulinarisë dibrane. “Si Dibra s’ka tjetër”, ky ishte dhe lajtmotivi i kësaj veprimtarie.

 

Rreth D2T:

 

Dibra, një nga rajonet malore më të bukura të Shqipërisë, rrethuar nga vargmalet Deshat-Korab dhe Lurë-Selishtë, me 21 liqene akullnajore, dy parqe kombëtare dhe banja termale të mirënjohura, ka potencialin për të mbështetur një industri të gjallë turistike. Megjithatë, zona ka infrastrukturë dhe qasje të dobët me rrugë, ka pasur pak angazhim në sektorin privat dhe nivelet e larta të varfërisë dhe papunësisë vazhdojnë.

 

Dibra: Projekti Turizëm dhe Traditë kërkon të rrisë punësimin, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe grave, dhe të rrisë të ardhurat e familjeve të Dibrës të përfshira në zinxhirin e furnizimit me shërbimin e turizmit. Projekti synon të zhvillojë dhe promovojë ndërmarrjet e turizmit të qëndrueshëm në komunitetet e Shqipërisë së Veriut.

 

ZONAT E PROGRAMIT

PËRMIRËSIMI I MJEDISIT

Duke punuar në partneritet të ngushtë me Bashkinë e Dibrës, projekti do të mbështesë përmirësimin e qeverisjes, planifikimit dhe shërbimeve publike, nxitjen e mundësive dhe partneriteteve në sektorin privat dhe përmirësimin e infrastrukturës së marketingut dhe TIC-ut në lidhje me zhvillimin e turizmit.

 

KAPACITETET E PUNËS

Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin e modelit të turizmit, të përmirësojë cilësinë dhe aftësitë teknike të prodhuesve dhe furnizuesve të produkteve dhe shërbimeve, si dhe të krijojë një program të praktikës profesionale për të rinjtë dhe vullnetarët.

 

ZHVILLIM I PRODUKTIT

Projekti do të modelojë, zhvillojë dhe promovojë produkte të specializuara të integruara duke përdorur mjete të bazuara në prova dhe qasje pjesëmarrëse për të siguruar pronësinë dhe për të shërbyer si modele të ardhshme.

 

REZULTATET E PRITSHME:

  • Krijimi i një Institucioni vetëqeverisës, ndërsektorial (Forumi Dibra Turistike), i cili në mënyrë efektive planifikon, koordinon dhe promovon turizmin në Dibër;
  • Zhvillimi i një Plan-Veprimi për Turizmin (TAP) për Bashkinë e Dibrës përmes një procesi pjesëmarrës me vëmendje ndaj traditës, pasurive natyrore, bujqësisë, qëndrueshmërisë, pajtueshmërisë me çështjet gjinore dhe ato të mjedisit;
  • Përmirësim i funksionimit të një Qendre të Informacionit Turistik (TIC) cilësore, nëpërmjet formimit të një PPP-je dhe rritjes së kapaciteteve të stafit për menaxhimin dhe funksionimin e TIC, shërbimit cilësor ndaj konsumatorëve dhe informacionit mbi tregun;
  • Krijimi i lidhjeve B2B dhe partneriteteve ndërmjet furnizuesve turistikë dhe mes artizanëve dhe prodhuesve të produkteve bujqësore;
  • Ndërtimi i një plani të qëndrueshëm marketingu me platformën e TIC-ut / mediave sociale për të promovuar dhe mbështetur turizmin në Dibër;
  • Trajnimi i një grupi të kualifikuar të guidave turistike lokale (shërbime udhëzuese);
  • Zhvillimi i trajnimeve profesionale, praktikave profesionale formale dhe përcaktimit të pozicioneve vullnetare për rininë e zonës.
  • Identifikimi dhe zhvillimi itinerareve për “udhëtime 5-ditore”;
  • Identifikimi dhe shënjimi i 5 itenerareve tematike turistike, duke përfshirë shënimin e rrugëve, tabelat orientuese në fshat; Hiking / biking / hartat e karavaneve; dhe broshurat informative; dhe
  • Krijimi i dy modeleve të fshatrave tradicionale turistike.

 

Projekti aktual

Emri: Dibra: Turizë dhe Traditë

Kohëzgjatja: mars 2017 – mars 2020

Buxheti: $1, 046,689

Zbatuesi: Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF)

Person Kontakti: Dennis Wesner, USAID General Development Officer| dwesner@usaid.gov | +355 4 229 3536

 

Korresp.“Rruga e Arbërit”