Mbetjet urbane në Bulqizë


“Ne synojmë me këtë projekt që të vejmë Bashkinë Bulqizë përballë përgjegjësisë me situatën reale në terren e cila është përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, të rrisë buxhetin që të përmirësojë cilësinë e shërbimit të pastrimit në mënyrë që të mbroje mjedisin nga ndotja që i vjen nga keqmenaxhimi i mbetjeve dhe hedhja e tyre pa kriter në mjedis nga komuniteti. Të edukojmë komunitetit për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e përmirësimin e tijë nga ndotja dhe degradimet që vijnë si pasoje e aktivitetit njerëzor dhe duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm”.
Danjel Bica, drejtues i SHEM

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor është themeluar në vitin 2014 si nevojë urgjente për mbrojtjen e mjedisit dhe ndërgjegjësimin e komunitetit, rritjen e kapaciteteve duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm në mjedis. Qëllimi kryesor është Edukimi Mjedisor i komunitetit me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve, bizneseve dhe qeverisë lokale. SHERM ka zbatuar një sere projektesh ne fushën mjedisore dhe aktualisht po zbaton projektin: Monitorimi dhe vlerësimi i ofrimit të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Bulqizë, ku ka si qëllim përmirësimin e gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit në Bashkinë Bulqizë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë. Ky projekt po financohet nga Leviz Albania me fondet e Ambasadës Zviceriane.
Ky projekt synon të monitorojë dhe vlerësoje Bashkinë Bulqizë për ofrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, ofrimi dhe diferencimi i shërbimit nga Bashkia në zonën urbane kundrejt asaj rurale. Monitorimi qytetar do të realizohet nëpërmjet vëzhgimit në terren ku për çdo njësi do të ngrihen grupet qytetare monitoruese 3 ose 4 persona, që do bëjnë monitorimin me turne, me foto, video, datat përkatëse se kur u fotografua makina duke marrë mbetjet në kazana çfarë hapash ndoqi ajo etj.Grupi i monitoruesve do të vëzhgoje nga afër sesi realizohet procesi i shërbimit të pastrimit që nga tërheqja e mbetjeve në terren dhe hapat që ndiqen nga Bashkia Bulqizë deri nëlandfill. Ky monitorim do të realizohet për një periudhë 4-5 mujore. Si është gjendja aktuale e manaxhimit të mbetjeve në zonat rurale dhe ku shtrihet ky shërbim, në cdo fshat në cdo njësi apo vetëm ne qëndër njësi. Kontinierët e vendosuar a përmbushin nevojën e komunitetit apo gjithmonë ata ankohen pran pushtetit vendor për cilësinë e dobët të shërbimit. Në zonat ku nuk ofrohet ky shërbim si është zgjidhur menaxhimi nga komuniteti, apo hidhen në ujë, tokë, natyrë, apo i djegin duke ndotur ajrin e zonës dhe mjedisin. Grupi i monitoruesve do bëjë takime të vazhdueshme gjatë gjithë kohës së monitorimit për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të evidentuar zonat më problematike, dhe sa të kënaqur janë me këtë shërbim dhe sesi menaxhohen mbetjet urbane, hidhen të gjitha në nje kosh, apo përdoret metoda e kompostimit të mbetjeve organike duke bërë ndarjen nga ato inorganike. Monitoruesit do konstatojnë numrin e konteniereve në terren dhe a janë të mjaftueshëm ka nevojë për të tjerë, dhe a mbulohet i gjithë territori i Bashkisë njëlloj si në zonën urbane kundrejt asaj rurale.
Aktivitetet njerëzore gjenerojnë mbetje. Rreth 10% e mbetjeve totale në vendet e BE-së konsiston në “mbetje urbane”, mbetje që gjenerohet kryesisht nga aktiviteti shtëpiak, ndërtesat publike dhe në një masë më të ulët nga bizneset e vogla etj. Çdo individ gjeneron mesatarisht 0,5 ton mbetje shtëpiake në vit.
Menaxhimi i mbetjeve urbane është një ndër problemet kryesore që sot përballet Bashkia Bulqizë, duke u kthyer në një burim te ndotjës së mjedisit, tokës, ujit dhe ajrit. Në të shumtën e rasteve kontenierët janë të tej mbushur dhe përreth tyre ka mbeturina. Banorët ankohen shpesh për mbetjet që nuk pastrohen përditë, numrin e pakët të kontenierëve dhe mungesa e hapësirave të veçanta për hedhjen e mbetjeve. Gjithashtu gjendja e kontenierëve është në kushte jo të mira. Në qytetin e Bulqizes nuk ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e mbetjeve urbane. Ndërsa në 7 Njësitë Administrative të saj të përbëra nga 63 fshatra ,ky shërbim është pjesërisht i aplikueshëm. Ne si organizatë bazuar në punën e mëparshme kemi evidentuar se nga ana e strukturave të bashkise Bulqize ka mangësi të theksuara për sa i përket planifikimit, menaxhimit, transparencës, edukimit, ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së komunitetit në menaxhimin e mbetjeve urbane. Nisur nga situata e përshkruar më sipër, puna jonë me kete bashki do të sjell një radiografi të këtij shërbimi dhe, përmes gjetjeve dhe rekomandimeve ne synojmë përmirësimin e shërbimit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin imazhit të Bashkisë Bulqizë. Këtë shërbim Bashkia Bulqizë e ofron nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimit Publik e cila është në vartësi të saj, pra përgjegjëse për cilësinë e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane.
Ne synojmë me këtë projekt që të vejmë Bashkinë Bulqizë përballë përgjegjësisë me situatën reale në terren e cila është përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, të rrisë buxhetin që të përmirësojë cilësinë e shërbimit të pastrimit në mënyrë që të mbroje mjedisin nga ndotja që i vjen nga keqmenaxhimi i mbetjeve dhe hedhja e tyre pa kriter në mjedis nga komuniteti. Të edukojmë komunitetit për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e përmirësimin e tijë nga ndotja dhe degradimet që vijnë si pasoje e aktivitetit njerëzor dhe duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm.
Mbetjet janë një barrë për planetin, mjedisin, ekosistemet dhe njeriun. Bashkia Bulqize ka përgjegjësinë për grumbullimin dhe mënjanimin e mbetjeve urbane por rrallëherë ofrojnë shërbim mbulimi universal ne te gjithe territorin e saj, zakonisht prioritet i jepet më tepër grumbullimit sesa trajtimit të mëtejshëm të mbetjeve. Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve kërkon investime dhe kompetenca që sektori publik nuk është gjithmonë në gjendje t’i sigurojë. Tregu i mbetjeve nuk është thjesht një shërbim publik, por gjithashtu, edhe një sektor i rëndësishëm ekonomik dhe një buxhet i rëndësishëm për pushtetin vendor.
Ky projekt do të ndihmojë Komunitetin e rrethit Bulqizë sesi të tregojnë kujdes ndaj mjedisit për mbrojtjen e tij dhe të njihen me problematikat mjedisore që shqetësojë vendin tonë ku një pjesë e mire e tyre vijnë nga aktiviteti njerëzor që mund të thuhet që shkaktari kryesor është njeriu. Mbetjet Urbane sot gjenden në çdo vend, në tokë, përrua, rrugicë, fusha etj, që të gjitha këta mbetje në natyrë janë të hedhur nga njeriu pa marrë parasysh ndikimet që ata sjellin dhe rrezikshmërinë që paraqesin për jetën tonë, pasi në një mënyrë apo në tjetrën mbetjet do kthehen si ushqim për ne, në pjatat tona. Prandaj është e nevojshme që Ndërgjegjësimi/ Edukimi për rëndësinë e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane, ndarja e tyre nga inorganike dhe organike duke i përdorur për pleh organik me mënyrën e kompostimit që është shumë i rëndësishëm dhe miqësor me mjedisin. Sot mbetjet hidhen vend e pa vend në natyre, ujë, rrugë, ose digjen duke mos menduar për imazhin që ata kanë dhe për ndotjen që japin në mjedis. Prandaj duhet që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë për veten tonë duke shijuar bukuritë natyrore që ai ofron. E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm është një e drejtë natyrore e çdo njeriu, i cili ka të drejtë që të thithë ajër të pastër.