Dibra tjetër, ajo e turizmit

Bjeshka e Hinoskës. Foto. B.Karoshi

Dibra është një krahinë e pasur me kulturë, traditë, gastronomi dhe e bekuar me një natyrë që lë mbresa. Së fundmi, me produktin më të ri në turizmin e aventurës, High Scardus Trail, rajoni do të jetë një nga top destinacionet e turistëve në kërkim të adrenalinës. Turizmi malor është një nga potencialet e pashfrytëzuara, nëpërmjet të cilit do të hapeshin vende të reja pune dhe do të zbutej varfëria.…

Lexo më shumë

Zimuri,
fshat i harruar

Foto. B.Karoshi

“Fshati që nuk ka fshat mbi krye”, ka gjithë Dibrën në pëllëmbë të dorës,  por dora e qeveritarëve të Dibrës për të nuk është shtrirë kurrë.

Zimuri, fshati më i largët të Njësisë Administrative Tomin, ndodhet 1 orë larg me makinë nga qendra e qytetit të Peshkopisë. Rruga për të shkuar atje kalon është e vështirë, e paasfaltuar dhe kalon përmes një terreni tepër të thyer.…

Lexo më shumë

Një ditë në Prat, aty ku festojnë banorët e Katër Grykëve

Një ftesë nga Tofik Totraku
Natën e 20 majit 2018, ditën kur do të festonin Katër-Grykët e Dibrës festën pagane të Shënkollit në Prat, rreth orës 12.00 të natës, më ra zilja e telefonit:
-Përshëndetje! Jam djali i Mehmet Totrakut. Uroj që ke kthyer në vendlindje!
-Faleminderit dhe ju përgëzoj o Latif!
-Jo, nuk jam Latifi. Jam djali i vogël i Mehmetit, jam emigrant në Itali.…

Lexo më shumë

Organizimet komunitare dhe demokracia

Demokracia është interesante! Ajo është shumë e mirë për t’u arrirë. Këtë po e provojmë në Shqipëri për afro 28 vjet.
E dalë nga sistemi diktatorial, ku vendim-marrja e centralizuar degjeneroi në censurë të fjalës e më tej në autocensurë, shoqëria shqiptare e gjeti veten në kaos organizimi. Ideologjia e trashëguar, jo vetëm në tekstet shkollore, por edhe në sjelljen e përditshme, u transformua në ideokraci.…

Lexo më shumë

Ferma “Kaja” në Gjoricë, një histori suksesi përmes punës dhe sakrificës

SONY DSC

Zenel Kaja i Gjoricës nuk ishte marrë shumë me bujqësi para viteve 2000. Ndonëse ai vinte nga një familje bujqish të talentuar, për shumë vite kishte punuar si ushtarak, në detyra të ndryshme. Për më tepër ai ishte djali i Bektash Kajës që kishte qenë për shumë vite kryetar i kooperativës së Gjoricës, njeri punëtor dhe që i dëgjohej fjala. Si pikënisje për aktivitetin e ri u bë vëllai i Zenelit, Mediu.…

Lexo më shumë

Dibra e Madhe pret Kampionët

 

Nga Defrim Methasani

Tashmë e shtuna e 8 shtatorit po afron dhe vëmendja e opinionit sportiv mbarëshqiptar është në Dibër të Madhe, qytetin shqiptar të Maqedonisë, që do të pres kampionët e boksit. Vëllezërit Keta, në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kanë vendosur që të organizojnë pikërisht në këtë trevë të rëndësishme historike, këtë manifestim sportiv, që kalon kufijtë lokal dhe kombëtar, por diskutohet titulli kampion bote.…

Lexo më shumë

Duke punuar fort vjen edhe suksesi

Ju jeni kampion Europe në një sport që kohët e fundi po lulëzon shumë. A mund të na flasësh pak rreth vetes tuaj?
Më lejoni në fillim të shpreh kënaqësinë dhe privilegjin që po jap këtë intervistë për gazetën tuaj, te e cila, çdo muaj kam lexuar materiale interesante dhe shumë informuese për Dibrën.
Unë kam lindur më 15 dhjetor 1979 në fshatin Tërbac të rrethit të Bulqizës.…

Lexo më shumë

Pedagogjikja

Në ndërtesën që njihet si Pedagogjikja e Peshkopisë dhe që është edhe sot në qendër të qytetit, mësimi ka filluar në vitin 1948, si për maturën e parë, ashtu edhe për nxënësit e shkollës së Dobrovës, që u bartën në shkollën e re, ku ishte konvikti. Konviktit në shkollën pedagogjike i përkiste kati i nëndheshëm, ose bodrumi, siç i thoshim ne, ku ishte mensa, kuzhina, magazinat, rrobaqepësia dhe disa anekse të tjera përkatëse.…

Lexo më shumë

Duke kujtuar Pedagogjiken e Peshkopisë

Pedagogjikja jonë sivjet ka 70 vjetorin. Shkolla e Mesme Pedagogjike e Peshkopisë i hapi dyert e saj më 1948, plot 70 vjet më parë. Ishte shkolla e parë e mesme në gjithë rrethin e Dibrës, rreth që shtrihet nga Lura dhe Kalaja e Dodës në veri deri në fshatin Llangë, në jug, që tani i është aneksuar rrethit të Librazhdit. Por ajo do të shërbente edhe për rrethet e tjera verilindore të vendit si Mat, Mirditë, Kukës, Tropojë, Krujë nga furnizohej me kontigjente nxënësish.…

Lexo më shumë
1 2